Kryeministri Edi Rama ka një ftestë për qytetarët, që të ruajnë datat 8,9, 10 gusht për të vizituar Përmetin, ku në këto data mbahet një festival interesant i quajtur “Nona” e që këtë vit mbush 5 vjeç. “Festivali “Nona”, një udhëtim i veçantë në rrënjët tona, me zemrën plot. Festojmë bashkë me gjyshet më të dashura nga gjithë Shqipëria, në një festë plot dashuri, kujtime dhe muzikë në zemër të Përmetit”, shkruan kryeministri Rama duke kujtuar dhe datat 8-9-10 gusht. Ky do të jetë edicioni i pestë i Festivalit “Nona”, një ngjarje unike treditore që bashkon të gjithë njerëzit, brezat…
Author: tirana
Kreu i PD-së Sali Berisha i ka kthyer përgjigje kryebashkiakut të Kavajës, Fisnik Qosjes, i cili tha se përveç farsës duhet edhe një analizë brenda partisë. Berisha theksoi se PD-ja do ta bëjë analizën, por momentalisht është e fokusuar në publikimin e të dhënave të pakundërshtueshme në lidhje me farsën elektorale. ”PD është parti e hapur, transparente, e gatshme të analizojë të gjithë veprimtarinë e saj në dritën e të vërtetës. Në këtë periudhë, PD po paraqet të vërteta të mëdha të farsës elektorale me prova të pakundërshtueshme, por kjo nuk do të na pengojë që të bëjmë analizën më…
Një aksident i rëndë ajror ka tronditur kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka, ku një avion stërvitor i Forcave Ajrore është rrëzuar mbi kampusin e një shkolle, duke shkaktuar të paktën 16 viktima dhe mbi 100 të plagosur. Ngjarja ndodhi në zonën veriore të qytetit, në lagjen Uttara, ku avioni tip F-7 BGI u përplas mbi Milestone School and College, duke shkaktuar një zjarr masiv dhe një shtëllungë të dendur tymi që pushtoi zonën, shkruan BBC.Pamjet nga vendngjarja tregojnë një skenë kaotike, me ndërhyrje të menjëhershme të zjarrfikësve dhe ambulancave për të shpëtuar të mbijetuarit. Më shumë se 50 persona – përfshirë…
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 23 vatra zjarri, nga të cilat 7 janë ende aktive dhe 2 të tjera janë nën monitorim.Vatrat janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Mat, Bulqizë, Vlorë, Elbasan, Librazhd, Kurbin, Mirditë, Devoll, Korçë, Mallakastër, Fier, Gjirokastër, Selenicë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Lezhë,Aktualisht aktive mbeten këto vatra zjarri: Në monitorim: Kushtet atmosferike dhe rreziku i zjarreve – Sot nuk priten reshje në të gjithë territorin. Pritet nivel rreziku “I LARTË” në qarqet Kukës, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër ndërsa në të gjitha qarqet e tjera pritet nivel rreziku “I…
Seanca e radhës për procesin gjyqësor ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të bashkëpandehurve në çështjen e njohur si “Partizani” është shtyrë për në datën 15 shtator. Berisha, i cili është në masë sigurie “detyrim paraqitje”, përballet me akuza për shpërdorim detyre në lidhje me privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani” në Tiranë. Në dosjen gjyqësore janë të përfshirë edhe persona të tjerë, mes tyre dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi.
Deputeti Agron Malaj, gjatë kohës që drejtonte Bashkinë e Matit ka realizuar një sërë projektesh të rëndësishme për qytetin, duke e transformuar atë rrënjësisht. Sot ai ka ndarë me ndjekësit e tij pamje nga sheshi “Ahmet Zogu”, ku punimet po ecin me ritme të shpejta, për t’u shndërruar në një hapësirë dinjitoze dhe moderne në shërbim të qytetarëve. “Punimet në Sheshin “Ahmet Zogu” Burrel po ecin me ritme të shpejta.Ka përfunduar mbi 70% e punës dhe shumë shpejt matjanët dhe jo vetëm do të kenë një hapësirë dinjitoze dhe moderne në shërbim të tyre.Sheshi “Ahmet Zogu” është një tjetër dëshmi…
Nga sot deri të premten, Greqia pritet të përjetojë një valë të nxehti përvëlues, me temperatura që kalojnë 40 gradë Celsius dhe në disa vende që mund të arrijnë deri në 43-44 gradë Celsius. Në deklaratat për agjencinë greke të lajmeve, ANA, drejtori i kërkimeve të Observatorit Kombëtar të Athinës (NOA), Kostas Lagouvardos shpjegoi se vala fillestare e temperaturave të larta filloi javën e kaluar, me temperatura që arritën në 37 gradë Celsius dhe se faza e dytë, më intensive, do të zgjasë afërsisht gjashtë ditë para një ftohjeje graduale në disa pjesë të Greqisë, të shtunën e ardhshme. Sipas…
Vijon prej ditësh zjarri në malin e fshatit Dukat të Vlorës, një situatë e rënduar, kur vështirësia për të ndërhyrë nga toka është e madhe. Aktualisht vijon puna ku në terren ndodhen 30 efektivë të forcave të armatosura si edhe 17 efektivë të zjarrfikësve, por edhe punonjës të emergjencave civile Vlorë dhe te pyjores. Pritet në varësi te situatës (të erës) të ketë sërish ndërhyrje nga ajri, ndërsa qëllimi mbetet lokalizimi i zjarrit për të mos vijuar drejt parkut kombëtar të Llogorasë.
Pas paraqitjes së tij në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në kuadër të zbatimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër në një deklaratë për mediat, duke akuzuar institucionet e drejtësisë për abuzim dhe për ndjekje të urdhrave politikë. Berisha ka denoncuar hapjen e një çështjeje penale “pa emër” nga SPAK, të cilën e lidh me gjyqtaren e GJKKO-së, Irena Gjoka, të cilën ai e akuzon për një sërë shkeljesh ligjore, duke e përshkruar si “delinkuente” dhe “mashtruese të dënuar që fshihet nga sistemi i drejtësisë”. Në deklaratën e tij, Berisha e cilësoi këtë si një…
Amerikanët janë paralajmëruar të përgatiten për kaos në udhëtime këtë mëngjes, pasi Alaska Airlines u detyrua të linte në tokë të gjithë flotën e saj prej mbi 280 avionësh me një njoftim të shkurtër. Linja ajrore kryesore lëshoi një kërkesë të jashtëzakonshme në orën 22:50 drejtuar Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së, për të ndaluar të gjitha fluturimet kryesore në të gjithë Shtetet e Bashkuara për shkak të një ndërprerjeje të sistemit elektronik. Alaska Airlines ka deri në 238 avionë në flotën e saj – të gjithë janë aeroplanë Boeing. Menjëherë pas kërkesës fillestare, erdhi një urdhër dytësor për të…
Një zjarr masiv dogji disa hektar pyje me pishë të zezë në luginën e Shkopetit. Flakët u aktivizuan që pasditen e së shtunës dhe vazhduan gjatë gjithë ditës së dielë. Ekipet e shërbimit zjarrfikës të bashkive Kurbin e Mat, ato të forcave të armatosura, dhe të shërbimit pyjor luftuan me flakët për ta vënë nën kontroll zjarrin por ishte e pamundur për shkak të terrenit. Pasditen e së dielës ndërhyri edhe helikopteri i ministrisë së mbrojtes duke bërë të mundur izolimin një njërën anë të vatrës së zjarrit. Por flakët u rishfaqën gjatë mbrëmjes ku kaluan në anën tjetër të…
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka ndarë pamjet e gjimnazit “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan, i cili siç thotë ai ka rilindur dhe do t’u shërbejë rreth 650 nxënësve. Kjo shkollë thekson Rama është e pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme dhe do t’i shërbejë jo vetëm arsimit, por të gjithë komunitetit. “Mirëmëngjesi dhe nga gjimnazi i rilindur “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasani, një shkollë moderne për mbi 650 nxënës, me 14 klasa të reja, laboratorë, palestër e fusha sportive që i shërbejnë jo vetëm arsimit por edhe gjithë komunitetit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan ai.