Author: tirana

Elvisa 22-vjeçe dhe Rozina 20-vjeçe, u përcollën mes lotësh në banesën e fundit. Në familjen Dhimaku në Kopaçëz të Delvinës ka pllakosur zia. Sakrificat për të kuruar vëllanë 7-vjeçar, i cili vuan nga leucemia ishin të mëdha jo vetëm nga kryefamiljari që merret me blegtori, por edhe dy vajzat që punonin dy punë për të përballuar kushtet e vështira ekonomike. “Jetojmë në këtë dhimbje kaq të madhe. 2 çupat ikën nuk kthehen më. Në mbrëmje kishin ardhur nga puna, bënin 2 punë për shërimin e vëllait se s’kishin mundësi. Erdhën pushuan dhe u nisën prapë për punë. Në Sarandë shisnin…

Read More

Do të kemi një takim mes Presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodymyr Zelenski? “Nuk e di nëse ata do të takohen. Ndoshta do të takohen. Ndoshta jo”, tha Trump në Uashington në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve. Presidenti Amerikan u tha gazetarëve se pas takimit për Ukrainën në Shtëpinë e Bardhë kishte folur në telefon me Putinin dhe se çdo bisedë që ka pasur me Putinin ka qenë “një bisedë e mirë”. Gjatë bisedës me gazetarët ai megjithatë shprehu zemërimin e tij për sulmet ruse ndaj qyteteve ukrainase dhe kërkoi njëtakim të drejtpërdrejtë midis Putinit dhe Zelenskyt. Javën…

Read More

Rreth 250 nxënës të shkollës 9-vjeçare ”Rilindja” në Gramsh do të kenë në shtator ambiente me standarde evropiane të zhvillimit të procesit mësimor. Teksa ka ndarë foto për ndjekësit në Facebook, Rama thotë se kjo shkollë 9-vjeçare do të ketë standarde evropiane, klasa të reja dhe mjedise bashkëkohore. ”Shkolla 9-vjeçare “Rilindja” në Gramsh, me standarde europiane, klasa të reja e mjedise bashkëkohore do të ofrojnë këtë vit të ri shkollor kushte dinjitoze për 250 nxënës dhe mësues, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Gramshit”,-shkruan Rama.

Read More

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës dështoi sërish dhe shkak u bë moszgjedhja e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb. Lista Serbe ka insistuar që Sllavko Simiqin të zgjidhet nënkryetar, por tre herë ka dështuar të zgjidhet duke marrë vetëm 10 vota (9 nga Lista Serbe dhe një nga Adem Hoxha nga komuniteti goran). Kësisoj, pas insistimit të Listës Serbe në kandidatin e njëjtë, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha ka kaluar në zgjedhjen me short të nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb. Kuvendi konsiderohet i pakonstituar, pasi bazuar në Kushtetutë e Rregullore të parlamentit, kuvendi konstituohet me zgjedhjen e kryetarit dhe…

Read More

Getinjo ka paralajmëruar publikimin e këngës së tij më të re, e cila mban titullin “ADN”. Projekti pritet të publikohet pas pak ditësh dhe tashmë ka ndezur pritshmëritë e fansave. Pas bashkëpunimit me Mozzik në “P9 & Ice”, që u mirëprit nga publiku, Getinjo vjen këtë herë në versionin solo me një këngë që sipas burimeve do të ketë një energji krejt të veçantë. Edhe pse detajet për klipin dhe stilin muzikor mbeten ende të paqarta, pritja për “ADN” po rritet nga dita në ditë. Reperi i njohur për tekstet e drejtpërdrejta dhe stilin unik, synon ta shndërrojë “ADN” në…

Read More

Poli Hoxha komenton situatën aktuale të SPAK-ut. Për të sulmet ndaj këtij institusioni janë një tregues që SPAK po bën punën, edhe pse nuk janë të gjitha gjërat perfekte. ”Tranzicioni ka shkrirë politikën dhe kronikën. Krimi i organizuar ka lidhje me politikën. Sali Berisha është më i hapur, e thotë se është kundër SPAK. Bashkë Rama e Berisha e sulmojnë, njëri më ndryshe e njëri më pak. Fakti që politika sulmon SPAK është lajm i mirë, tregon se po punon. Fakti që e sulmojnë, nuk i zë gjumi, e sulmojnë, tregon se SPAK po bën punë. Veliaj disponon Kutinë e…

Read More

Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova është pajisur me pasaportë shqiptare, me dekret të Presidentit Bajram Begaj. Vendimi është marrë më 22 gusht. Ai luan aktualisht te skuadra franceze Lille. Gjatë kësaj hapësire të merkatos, emri i tij është lidhur me klubin gjigant italian, Juventus. Bardhezinjtë flitet se janë të gatshëm të paguajnë deri në 20 milionë euro për shërbimet e tij, ndërsa mund t’i ofrojnë deri në 2,5 milionë euro rrogë vjetore. Sakaq ai ka ndarë një foto në Instastory, ku ka uruar kryeministrin Edi Rama për vendimin.

Read More

Kuvendi i dalë nga 11 Maji do të ketë ketë strukturë të re. Puna e nisur më herët nga një grup i drejtuar nga Eduard Shalsi, ka arritur në përfundimin se duhen shtuar 3 komisione parlamentare të përhershme, duke e bërë më të profilizuar dhe konkrete. Komisioni aktual parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese do të ndahet në 3 komisione: Komisioni për Energjinë;Komisioni për Infrastrukturën, Mjedisin dhe Digjitalizimin;Komisioni për Bujqësinë. Komisioni i 11-të pritet të jetë ai që u drejtuar nga Fatmir Xhafaj si komision i posaçëm. Komisioni “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030…

Read More

Pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës që i dha fund ngërçit politik, seanca konstituive vijoi me zgjedhjen e nënkryetarëve sipas propozimeve të depozituara nga partitë. Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala janë zgjedhur nënkryetarë me vota 101 pro, asnjë kundër dhe nëntë abstenime. Dy nënkryetarë të tjerë duhet të propozohen nga pakicat. Përpara votimit, kryeparlamentari i sapozgjedhur Basha u shpreh se tri partitë më të mëdha shqiptare janë pajtuar për t’i votuar tre nënkryetarët në pako. Lëvizja Vetëvendosje kishte propozuar Albulena Haxhiun, Partia Demokratike e Kosovës Vlora Çitakun, ndërsa Lidhja Demoratike e Kosovës Kujtim Shalën.

Read More

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja thotë se Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) në 16 muaj ka arritur të kursejë 26,5 milionë euro nga buxheti i shtetit. Për të kjo shifër është kursyer falë prokurimeve transparente, menaxhimit efikas dhe shpejtësisë rekord në çdo procedurë. ”Ky rezultat tregon se OBP po vendos standarde të reja në menaxhimin e parasë publike, duke mbrojtur interesin e qytetarëve dhe duke kontribuar drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës”, u shpreh Gonxhja, ndërsa e cilësoi këtë shifër një fitore për ekonominë dhe një investim për të ardhmen. OBP për herë të parë…

Read More

Muaji gusht ka shënuar një numër të lartë aksidentesh në qarkun e Fierit, me pasojë tre humbje jete dhe 9 të plagosur rëndë. Përdorimi i automjeteve nga adoleshentët mbetet një problematikë tjetër madhore. Edhe pse kjo periudhë shënon fundin e sezonit veror, trafiku në të gjithë qarkun e Fierit vijon të jetë tepër i rënduar, dhe përballë këtij fluksi të lartë automjetesh të shtuar krahasuar me vitet e mëparshme janë marrë një sërë masash për monitorimin e shpejtësisë me radar dhe mjete inteligjente si në akset kryesore ashtu edhe në ato dytësore.

Read More