Zjarri i rënë në pyllin me pisha në zonën e hidrovorit në fshatin Akërni të Vlorës vijon ende aktiv edhe këtë mëngjes. Që prej orës 05:00, forcat zjarrfikëse dhe ato të Forcave të Armatosura janë rikthyer në terren për të luftuar flakët, të cilat kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore. Një ditë më parë, situata u përshkallëzua në nivel kritik, pasi erërat e forta favorizuan përhapjen e zjarrit në zona të gjera, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen vetëm me mjete tokësore. Edhe terreni i vështirë i zonës ka penguar hyrjen e mjeteve zjarrfikëse, duke e rënduar situatën. Për…
Author: tirana
Shqipëria është vendi me mbështetjen më të ulët sa i takon përfitimeve sociale të familjeve në nevojë. Një raport i Bankës Botërore dhe Institutit të Vjenës analizon llojet e përfitimit për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ku rezulton se vendi ynë është i fundit me vetëm 70 euro ndërkohë që në krye qëndron Republike Srpska me 335 euro. “Shumat e përfitimeve ndryshojnë ndjeshëm në rajon. Republika Srpska ofron shumën më të lartë mujore totale (335 euro), duke kombinuar asistencën sociale dhe ndihmat për fëmijë. Në të kundërt, Shqipëria ofron përfitimet mujore totale më të ulëta (70 euro), të përbëra nga…
Gjeografia e shtetasve të huaj që vijnë në Shqipëri për të punuar, bashkim familjar apo arsye të tjera sa vjen e po zgjerohet. INSTAT raportoi se shtetasit nga India dhe Italia kanë pasur numrin më të madh të aplikimeve për leje qëndrimi në 2024-n. Rritje shënuan dhe Amerika, Afrika dhe Oqeania. Në fund të vitit 2024, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 21.940, duke pësuar rritje me 2,2 %, krahasuar me vitin 2023, raportoi INSTAT. Nga këta gati 12 mijë janë për të punuar. 61,9 % e të huajve me leje qëndrimi dominohet nga meshkujt, kundrejt…
Deputetët shqiptarë vizitë në Kiev, takohen me Zelenskyn, Mediu: Theksoi se garancia më e madhe e sigurisë është antarësimi i Ukrainës në NATO dhe BE Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka dhënë detaje në lidhje me vizitën në Kiev të grupit të deputetëve dhe takimin me Presidentin ukrainas Volodymir Zelensky. Në një postim në rrjetet sociale, Mediu shkruan se në takim u diskutua në lidhje me samitin e mbajtur në Alaskë mes presidentin amerikan Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin. Kreu I PR shtoi se Zelensky vlerësoi iniciativën e Trump duke përshëndetur qëndrimin e SHBA për…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm pamje nga kantieri i Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, e cila po transformohet rrënjësisht në një hapësirë moderne dhe gjithëpërfshirëse pranë Parkut të Madh të Liqenit në Tiranë. Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Rama shkruan: “MIRËMËNGJES dhe nga kantieri i Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, që po rilind si një hapësirë moderne pranë Parkut të Madh të Liqenit në Tiranë, me një skenë të dyfishtë brenda godinës dhe jashtë në formën e një amfiteatri në natyrë, auditore e klasa për artet dhe inovacionin, e cila do të…
Ditën e sotme vendi ynë,Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe alternime vranësirash kalimtare të pakta deri mesatare në pjesën e parë të ditës. Në relievet malore në lindje këto vranësira hera-herës do të jenë deri të dendura kalimtare. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë shpejtësi 10 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
♈ Dashi (21 mars – 20 prill) Energjia shpërthyese e ditës mund të të vendosë përballë një imprevisti në punë që kërkon fleksibilitet. Mos u lër instinktit të të dominojë: qetësia është arma jote më e mirë. Në dashuri, dëshira për pavarësi përzihet me nevojën për afërsi. Ji i sinqertë me partnerin dhe mos ki frikë të tregosh ndjeshmëri. Një gjest i vogël mirësie mund ta ndryshojë gjithë atmosferën e ditës. ♉ Demi (21 prill – 20 maj) Sot ndien nevojën për të ngadalësuar ritmin dhe për të shijuar gjërat e vogla. Në punë, angazhimi yt vihet re dhe sjell…
Këtë të hënë janë raportuar 10 vatra zjarri, nga të cilat 6 janë shuar dhe 4 të tjera janë aktive. Sipas Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, në Pishë-Poro të Vlorës, zjarri i rënë në një terren ranor në fshatin Delisuf të njësisë administrative Novoselë është favorizuar nga era dhe ka marrë një shtrirje të madhe në drejtim të fshatit Pishë-Poro. Terreni ranor nuk mundëson operimin me mjete zjarrfikëse edhe pse 3 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë, 4 forca AdZM dhe 10 forca bashkiake ndodhen në zonë. Në mbështetje të forcave në terren kanë fluturuar nga Baza e Kuçovës katër…
Bashkia Mat vijon punon për të asfaltuar çdo rrugë. Siç shihet në fotot e publikuara, tregohet se po punohet për asfaltimin e rrugës nga fshati Rreth-Baz deri te Ura e Karicës në Njësinë Administrative Baz. Postimi i plotë Vijon puna për asfaltimin e rrugëve rurale kudo në Mat. Aktualisht po punohet për asfaltimin e rrugës nga fshati Rreth-Baz deri te Ura e Karicës në Njësinë Administrative Baz. Ky investim do të vijojë edhe në segmentet e tjera në të gjitha zonat e projektuara për t’u asfaltuar. Infrastrukturë më e mirë rrugore, cilësi më e mirë jetese për komunitetin matjan!
Një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, pranë lagunës së Nartës. Nga pamjet, tymi i dendur ka mbuluar të gjithë zonën, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Vlorës me 7 punonjës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Në operacionin për vendosjen në kontroll të kësaj vatre, përveç ekipeve në terren po angazhohen dhe 4 helikopterë, të cilët po operojnë nga Baza Ajrore e Kuçovës. Forca Ajrore do të vazhdojë monitorimin e zonës nëpërmjet dronëve TB-2 për identifikimin e vatrave të reja potenciale ose për të evidentuar raste të zjarrëvënies së…
Në kalanë e Beratit, qendra shëndetësore verore është pozicionuar në zemër të trashëgimisë kulturore, duke ofruar shërbim dhe kujdes mjekësor jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për turistët e shumtë që vizitojnë kalanë gjatë verës. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje, duke theksuar edhe se në çdo qendër shëndetësore verore po garantohet shërbim i shpejtë, cilësor, pranë pushuesve vendas e të huaj që kanë zgjedhur Shqipërinë. ”Qendra Shëndetësore Verore në Kalanë e Beratit, shërbim në zemër të trashëgimisë kulturore. Në çdo Qendër Shëndetësore Verore në vend, po garantohet shërbim i shpejtë, cilësor, pranë pushuesve vendas e të huaj…
Hartës së qendrave shëndetësore verore të hapura nga veriu në jug të vendit u shtohen edhe tri qendra shëndetësore të pozicionuara në zonat turistike me interes të lartë fetar dhe kulturor, si kisha e Shna Ndout në Laç, kalaja e Gjirokastrës dhe kalaja e Beratit. Në kalanë e Beratit, qendra shëndetësore verore është pozicionuar në zemër të trashëgimisë kulturore, duke ofruar shërbim dhe kujdes mjekësor jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për turistët e shumtë që vizitojnë kalanë gjatë verës. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha se që prej nisjes së sezonit, kjo qendër ka…