Author: tirana

Vrasja e Marjola Nakolecit nga bashkëshorti i saj në Volos të Greqisë, ka tronditur thellë shoqërinë. Sipas mediave greke, djali 13-vjeçar i familjes u përpoq të ndalonte babain që të mos i vriste nënën. Krimi ndodhi në shkallët e pallatit, teksa 36-vjeçarja po përpiqej të shpëtonte duke u larguar me vrap nga banesa. Gjatë sherrit mes çiftit, 13-vjeçari iu hodh në qafë babait dhe e tërhiqte për të mos e lejuar ta godiste me thikë. Mirëpo 40-vjeçari arriti t’i merrte jetën bashkëshortes së tij dhe nënës së fëmijëve duke e goditur me thikë në kraharor. Edhe vajza 16-vjeçare, e cila…

Read More

Bujar Tafaj, ish-portieri i Tiranës dhe një nga emrat më të respektuar të viteve ’60–’70, është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare. Tafaj ka qenë pjesë e një brezi të artë të bardhebluve, me të cilët ka fituar tri herë titullin kampion të Shqipërisë. Me paraqitjet e tij të sigurta dhe vendimtare, ai ka kontribuar në mënyrë të pazëvendësueshme në sukseset e klubit të kryeqytetit, duke fituar respektin e bashkëlojtarëve dhe tifozëve. Bujar Tafaj ka mbrojtur edhe portën e Pogradecit, duke lënë gjurmë edhe jashtë Tiranës dhe dëshmuar cilësitë e tij në nivele të ndryshme të futbollit shqiptar.

Read More

Burri që vrua gruan, është lajmi që ka tronditur mbarë opinionin publik në shtetin fqinj, por dhe në vendin tonë. Vajza 18-vjeçare e çiftit Nakoleci ka folur për televizionin grek ”Mega”, duke treguar të gjithë dinamikën. Ajo shprehet se ishte dëshmitare e të gjithë krimit dhe pa se si i ati vrau me thikë nënën e saj. 18-vjeçarja thotë se nuk do që ta shikojë më të atin. 40-vjeçari Pandeli Nakoleci e goditi me thikë në kraharor bashkëshorten e tij Marjola Nakoleci, pas sherrit për xhelozinë. Sipas tij, ajo e tradhtonte dhe një fëmijë që kishte humbur nuk ishte i…

Read More

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali i dërgoi një letër falenderimi presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, pasi ky i fundit e dekoroi me çmimin e lartë shtetëror “Urdhri i Princeshës Ollga, i Klasit të Parë”. Sipas kryeparlamentares, ky vlerësim është mbi të gjitha shenjë respekti për kontributin dhe qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë krah Ukrainës në këtë kohë të vështirë. ”Do të mbështesim të gjitha përpjekjet e Shteteve të Bashkuara, Presidentit të SHBA-së, udhëheqësve europianë, NATO-s dhe botës demokratike për ndalimin e luftës dhe vendosjen e një paqeje të drejtë e të qëndrueshme në Ukrainë”,-shkruan Spiropali. Postimi i plotë I nderuar…

Read More

Studiuesi Auron Tare denoncon ndërtimin e një lavazhi automjetesh pranë Shpellës së Spilesë në qendër të Himarës, monument kulture. ”Imagjinojeni në një shtet tjetër një mrekulli të tillë ku historia e Homerit tregohet ende nga banorët. Sa e rëndësishme do ishte për trashëgiminë e zonës por edhe për turizmin kulturor”, shkruan Tare. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, thotë se nuk bëhet fjalë për një ndërtim të ri, por për një objekt ekzistues, që nuk cënon monumentin pasi gjendet disa metra larg shpellës. Statusi i plotë i Auron Tares Një qytetar i Himarës ka postuar një video nga Shpella e…

Read More

Nga Afrim Krasniqi Retrospektivë, 2005. Fundi i muajit gusht, ende KQZ nuk kishte shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 3 korrikut. Zgjedhjet prodhuan rotacion, e djathta priste mandatin e parlamentit dhe qeverisë së re, kryeministri në detyrë Nano shumicën e kohës nuk gjendej në zyrë dhe funksionet e tij mbuloheshin nga zv/kryeministri. Opozita kërcënoi se do të mbledh vetë parlamentin nëse nuk dekretohet, ndonëse kjo ndalohej nga ligji derisa nuk kishte rezultat përfundimtar. Zgjidhja u gjet me bisedime e negociata politike në orët e fundit, KQZ shpalli rezultatin pa pritur afatin e ditëve të ankimimit dhe palës humbëse iu kërkua…

Read More

Bashkëpunimi i ri i Kidda-s me reperin francez ZKR nuk është i rastësishëm. Futbollisti kosovar Edon Zhegrova, i cili do të shfaqet në klip, luan aktualisht për ekipin francez Lille, duke lidhur në mënyrë natyrale dy kulturat, muzikën shqiptare dhe franceze. Ky projekt vjen pas suksesit të Kidda-s me Kidën dhe Dardanin dhe pritet të tërheqë vëmendje jo vetëm në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe në skenën ndërkombëtare. Klipi do të publikohet gjatë javës së fundit të gushtit, duke ngritur pritshmëritë për një projekt me energji të veçantë dhe elemente surprizë. Për fansat, ky kombinim simbolizon një lidhje unike mes…

Read More

Të pakta janë ngjarjet pozitive në këtë fundjavë startuese për disa lojtarë, mes tyre mund të vijojë golin e Myrto Uzunit në kampionatin amerikan. Armando Broja për të dytën ndeshje qëndroi në stol tek skuadra e tij Bërneli në fitoren 2-0 ndaj Sunderlandit. Në një situatë edhe më pak të këndshme ndodhet Nedim Bajrami. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka parë trajnerin Rasëll Martin, që të marrë tjetër vendim drastik te Rejnxhërs. Trajneri i klubit skocez nuk e ka përfshirë Bajramin në ndeshjen e kampionatit, që Rejnxhërs zhvilloi ndaj St. Mirren. Kjo është hera e dytë radhazi, që Bajrami nuk ndodhet…

Read More

Situata me zjarret vijon me vatra aktive. Një zjarr ka rënë në pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, pranë lagunës së Nartës. Tymi i dendur ka mbuluar të gjithë zonën, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Vlorës me 7 punonjës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Fatmirësisht, pasditja nuk shoqërohet me erë të fortë, gjë që ka ndihmuar në frenimin e përhapjes së zjarrit. Aktualisht, vatrat janë të izoluara, dhe nuk ka rrezik për përhapje të flakëve.

Read More

Ilir Meta ka ritrokitur në Apelin e Posaçme me një kërkesë për lirim nga burgu, ku qëndron prej tetorit të vitit të shkuar. Paraditen e së hënës, përmes avokatit të tij, Kujtim Cakrani, ish-presidenti apeloi vendimin e 13 gushtit të Gjykatës së Posaçme, që i refuzoi atij kërkesën për liri. Presidenti i PL-së, kërkon prishjen e vendimit të Shkallës së Parë dhe zëvendësimin e masës “arrest në burg” me një masë më të butë, duke dëshiruar si të mundshme “ndalimin e daljes jashtë shtetit”, “detyrimin për paraqitje” dhe të “garancisë pasurore”. Avokati Cakrani tha se arsyetimi i Gjykatës së Posaçme,…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i bën thirrje partive politike parlamentare që të konstituojnë Kuvendin e Kosovës. Ajo tha se të njëjtat duhet t’i lënë anash dallimet dhe të vendosin interesin e Kosovës të parin, duke krijuar një shumicë parlamentare që e çon vendin përpara. Edhe gjashtë muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, vendi nuk ka formuar institucionet e reja. Deputetët e Kuvendit dështuan javën e kaluar për herë të 58-të, të konstituojnë legjislaturën e nëntë, përkundër aktgjykimit të dytë të Gjykatës Kushtetuese. Osmani në një intervistë për transmetuesin polak TVP World në Alpbach të Austrisë, tha se është…

Read More

Shqipëria po josh të huajt dhe sipas të dhënave nga Agjencia e Punësimit dhe Aftësive, vitin e shkuar numri i shtetasve të huaj të pajisur me leje pune arriti në gati 13 mijë. Kjo shifër është ndjeshëm më e lartë se në vitet paraardhëse. Pjesa më e madhe e punonjësve të huaj që kanë ardhur në Shqipëri deri më tani janë nga Turqia, Egjipti, Filipinet, India, Kina apo Ukraina. Po sa kushton një punonjës i huaj? Një punonjës i huaj kushton deri në 3 mijë e 500 euro për ta sjellë në Shqipëri. Përfshirë këtu kostot e transportit, procedurat ligjore…

Read More