Author: tirana

Antonela Zhupa, 24-vjeçarja që mbeti e plagosur rëndë në aksidentin tragjik të ndodhur një natë më parë në Sarandë, ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor. Sipas gazetarit Igli Ccelmeta, burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e saj është e rëndë dhe po monitorohet në çdo moment nga personeli mjekësor. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë natës, kur automjeti me të cilin po udhëtonin Antonela dhe dy vajza të tjera, motrat Ela dhe Rozina Dhimaku, 22 dhe 20 vjeçe, u përplas me një mjet tjetër tip Audi. Si pasojë e përplasjes së fuqishme,…

Read More

Mëngjesin e së hënës, fadromat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit kanë nisur sërish aksionin në lagjen “1 Maji” në Vlorë. Pas prishjes së 4 objekteve disa ditë më parë, sot janë planifikuar edhe 10 ndërtime të tjera që do të shemben për t’i hapur rrugë vijimit të projektit të rrugës Transballkanike, e cila do të lidhet me Portin e Jahteve. Në total, burime zyrtare bëjnë me dije se numri i objekteve që do të prishen arrin në 27. Ky aksion vjen si pjesë e fazës së dytë të ndërhyrjeve për realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme…

Read More

Është arrestuar shoferi 23-vjeçar Kevi Norra, i cili një ditë më parë shkaktoi aksidentin e rëndë në aksin Delvinë-Sarandë, me pasojë vdekjen e dy motrave të reja dhe plagosjen e një tjetër vajze që ndodhej në makinë me to. Policia bën me dije se ai ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Nga verifikimet e kryera në vendngjarje ka rezultuar: testi i parë i alkoolit në masën 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l. Nga aksidenti i rëndë mbetën viktima Ela dhe Rezi Dhimaku, 22 dhe 20 vjeçe, ndërsa u plagos Antonela Zhupa, 24 vjeçe.

Read More

Dy raste të shpërthimit të bombolave të gazit janë raportuar në Shkodër dhe Elbasan. Në banesën e shtetasit me iniciale P.N., 69-vjeç, shpërthehu bombola e gazit, e cila shkaktoi dëme materiale.“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, ka shpërthyer një bombol gazi, në banesën e shtetasit P. N., 69 vjeç, në fshatin Vukël. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në banesë.”, shprehen uniformat blu. Dje në lagjen “Syrja Sylgjeri”,në Elbasan, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga bombola e gatimit, ka rënë zjarr në magazinën…

Read More

Do të kemi një vjeshtë të nxehtë debati në Gjermani për shkak të reformimit të thellë të shtetit social? Deklarata e kancelarit mbi shtetin social gjerman sjell reagime. I dëshiruar! I lakmuar! I kritikuar! Shteti social gjerman, kaq i mirënjohur, nuk i ka punët mirë: Qoftë sigurimi shndetësor, sigurimi i kujdesit afatgjatë për të moshuarit, pensionet apo përfitimet e papunësisë. Tek të gjithë këta sektorë, qeveria federale duhet të injektojë rregullisht sasi të mëdha të të ardhurave nga tatimet e shtetit për të shmangur kolapsin e shtetit social. Koalicioni qeveritar CDU/CSU-SPD me ardhjen në pushtet premtoi reforma gjithëpërfshirëse të shtetit…

Read More

Bazuar në informacionet e siguruara se në Malin e Tomorrit po qarkullonte me automjet, një shtetas i kërkuar për vepra penale në fushën e narkotikëve, të kryera në formën e organizatës kriminale, shërbimet lokalizuan, kapën dhe ndaluan Dorian Beu 46 vjeçar, lindur dhe banues në Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave kriminale nga grupi i strukturuar kriminal”. Nga…

Read More

Nis sot shpërndarja e librave shkollorë falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin. Kreu i qeverisë Edi Rama, në një reagim në rrjetet sociale shprehet se shpërndarja e librave falas është një mbështetjeje e përvitshme e qeverisë për fëmijët dhe familjet e tyre në prag të vitit të ri shkollor. “MIRËMËNGJES, dhe me nisjen sot të shpërndarjes së librave shkollorë FALAS për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin, një mbështetje e përvitshme e Qeverisë për fëmijët dhe familjet e tyre në prag të vitit të ri shkollor, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri.

Read More

Shqipëria edhe vitin e kaluar kishte nivelin më të ulët të produktivitetit të punës në Rajon dhe një ndër më të ulëtit në Europë. Sipas të dhënave nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), Prodhimi i Brendshëm Bruto për orë pune në Shqipëri vitin e kaluar vlerësohej në 16.5 dollarë ndërkombëtarë. Ky tregues është rritur me 18.2% krahasuar me vitin 2023, por hendeku me vendet fqinjë të rajonit ende ngelet i konsiderueshëm. Zakonisht, produktiviteti i punës matet si raport i vlerës së prodhimit me kohën e shpenzuar për ta prodhuar. Statistikat krahasuese përdorin si njësi matëse dollarin ndërkombëtar, njësi monetare hipotetike…

Read More

Ditën e sotme do të zhvillohen homazhe për gazetarin dhe publicistin e njohur Artur Zheji, i cili u nda papritur nga jeta më 23 gusht në Sarandë, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak. Homazhet do të zhvillohen nga ora 10:00 deri në 12:00 në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura, duke ofruar mundësinë për miqtë, kolegët dhe qytetarët që ta nderojnë kujtimin e tij. Artur Zheji njihej si një nga figurat më të respektuara në gazetari dhe publicistikë, me një karrierë të gjatë dhe ndikim në mediat shqiptare.

Read More

Aksident i rëndë me dy të plagosur në rrugën nacionale Fiershegan- Kuçovë. Aksidenti në afërsi të fshatit Çunat. Një automjet tip Benz me targa AA 025 UR ka përplasur nga pas një motoçikletë që shkonte drejt fshatit Thanë. Në motoçikletë udhëtonin dy persona. Policia në vendngjarje ndërsa të dy të aksidentuarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes. Sipas informacioneve janë nën kujdesin intensiv.

Read More

Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa nga orët e mesditës deri ato të pasdites alternime vranësirash kalimtare të pakta deri mesatare në relievet malore në lindje. Këto vranësira në këto relieve do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe të dobëta ndërsa në relievet e larta malore në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Pas orëve të pasdites mot përsëri i kthjellët në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe…

Read More

Dashi Nëse jeni ne një lidhje duhet te harroni gjithçka qe keni kaluar me pare dhe te shihni me pozitivizëm drejt se ardhmes. partneri do jene te humor dhe i gatshëm te beje sakrifica ne mënyrë qe ju te ndiheni mire. Beqaret mund te fillojnë një histori dashurie romaneske. Merkuri do influencoje financat dhe do iu beje ju me te kujdesshëm se kurrë. Demi Përfitoni sa me shume nga ambienti i ngrohte qe mbizotëron ne jetën tuaj ne çift dhe flisni me partnerin për çdo gjë qe ju ka shqetësuar apo edhe për dëshirat qe keni. Beqaret nuk do jene…

Read More