Author: tirana

Arsenali ka dhuruar një paraqitje fantastike në “Emirates Stadium”, duke mposhtur Leeds me rezultatin e thellë 5-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Premier League. Skuadra e Mikel Artetës e nisi fuqishëm ndeshjen dhe e mbylli pjesën e parë në avantazh 2-0. Fillimisht, Jurrien Timber zhbllokoi rezultatin në minutën e 34-të me një goditje të saktë me kokë pas një krosimi nga këndi të Declan Rice. Në shtesën e pjesës së parë (45+1’), ishte Bukayo Saka që dyfishoi avantazhin, duke finalizuar një aksion të shpejtë pas asistit të Timber. Në fillim të pjesës së dytë, “topçinjtë” vulosën…

Read More

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali shpreh ngushëllimet për ndarjen të parakohshme nga jeta të gazetarit Artur Zheji. Spiropali thotë se një zë i veçantë dhe penë e talentuar do t’i mungojë publikut. “Trishtues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit e analistit të mirënjohur Artur Zheji. Një zë i veçantë dhe penë e talentuar do t’i mungojë prej sot publikut shqiptar. Pusho në paqe, Artur!”, shkruan Spiropali.

Read More

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Sipas të dhënave paraprake, shtetasi V.A. ka humbur kontrollin e mjetit pranë Urës së Vashës dhe ai ka dalë nga rruga. Për pasojë, në aksident kanë mbetur të lënduar V.A. dhe dy pjesëtarët e tjerë të familjes së tij, fatmirësisht jashtë rrezikut. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Read More

Ministër i Shtetit dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Taulant Balla ka reaguar për ndarjen nga jeta të gazetarit të njohur Artur Zheji. ”Shumë, shumë i trishtë lajmi për ndarjen e parakohshme të gazetarit Artur Zheji. U prehsh në paqe mik”, shkruan Balla. Në një reagim nga qelia, në rrjetet sociale, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shpreh ngushëllimet familjarëve pas vdekjes së parakohshme të Artur Zhejit. “Një intelektual i spikatur, një mendje kritike dhe një gazetar kalibri”, kështu e ka cilësuar Artur Zhejin. Postimi i plotë nga Veliaj Lajm fort i hidhur ndarja nga jeta e Artur…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të gazetarit Artur Zheji. Në një mesazh të shkurtër, Rama i jep lamtumirën mikut të tij të dikurshëm, duke i uruar paqe shpirtërore përtej jetës. “Lamtumirë mik kohësh të tjera dhe e gjetsh matanë paqen për shpirtin”, shkruan Rama. Presidenti Bajram Begaj shprehu ngushëllimet për familjen, ndërsa shkruan se Zheji ishte një prej zërave më aktivë dhe më kontribuues në debatin publik në Shqipëri. “Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe komunitetit të medias për ndarjen e papritur nga jeta të Artur Zhejit, një prej zërave më aktiv, më të angazhuar dhe…

Read More

Tirana e ka nisur sezonin e ri në futbollin shqiptar me një barazim në transfertën e Ballshit. Bardheblutë e Vangjel Miles edhe pse ishin më kërkuees në fushë, duke goditur edhe shtyllën, në fund u ndanë 0-0 me Bylisin. Kjo ishte ndeshja e dytë e javës së parë të Superligës, teksa të premten Vllaznia fitoi 2-0 kundër Egnatias. Një ndeshje që prodhoi polemika që në nisje të sezonit pasi trajneri i Egnatias Edlir Tetova tha se arbitri mori vendime shumë të çuditshme.

Read More

Një mjet është shkrumbuar në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë, duke vënë në rrezik edhe hapësirën e gjelbër përreth. Flakët u përhapën me shpejtësi dhe për pak çaste rrezikuan të përfshijnë masivin pyjor. Në vendngjarje ndërhynë me urgjencë forcat zjarrfikëse, të cilat arritën ta vendosin situatën nën kontroll, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka të dhëna nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm.

Read More

Vrasja e 81-vjeçarit Xhemal Meta janarin e këtij viti në fshatin Qafë-Mollë të Tiranës ka si motiv vjedhjen e parave të viktimës për të paguar një mikrokredi. Prokuroria e Tiranës ka mbërritur në këtë përfundim ndaj fqinjit të akuzuar për krimin, 64-vjeçarit Isuf Hasa, duke e rikualifikuar akuzën e “vrasjes me dashje” të ngritur pas ngjares në “vjedhje me pasojë vdekjen”. Për këtë akuzë, Gjykata e Tiranës ka pranuar së fundmi kalimin në gjyq të çështjes ndaj Hasës, që ka pranuar të jetë autor i krimit. Ditën e ngjarjes i pandehuri Isuf Hasa ishte nisur për tek vajzat e tij…

Read More

Reperi i njohur i skenës, Mozzik çel një biznes që askush nuk e priste. Ai ka vendosur të investojë në një projekt krejt ndryshe nga muzika, duke hapur një çerdhe moderne me emrin “HanaKids”, frymëzuar nga vajza e tij, Hana. Vetë ai e bëri publik lajmin me fjalët: “HanaKids po hap dyert sot! Nga e hëna, më 25 Gusht, fillojmë punën me dashuri dhe përkushtim për më të vegjlit tanë.” E vendosur në lagjen Panorama Residence në Ferizaj, qendra ofron mbi 1300 m² hapësirë të dedikuar për fëmijët. “Një çerdhe moderne me 1300 m² hapësirë në zemër të lagjes Panorama…

Read More

Kryeministri Edi Rama e cilësoi Urën e Dragotit, si një nga veprat më të rëndësishme inxhinierike dhe historike të Shqipërisë. E ndërtuar në vitet 1930, kjo urë lidh Tepelenën me Përmetin, duke shërbyer si një nyje e rëndësishme infrastrukturore dhe një simbol i zhvillimit të jugut të vendit. “Një kryevepër inxhinierike që qëndron krenare mbi Vjosë”,-shkruan Rama në rrjetet sociale, duke theksuar vlerat historike dhe estetike të strukturës. Me arkitekturën e saj karakteristike dhe pozicionimin strategjik mbi lumin Vjosa, ura është jo vetëm funksionale, por edhe një pikë referimi për udhëtarët dhe vizitorët që eksplorojnë bukuritë natyrore të Parkut Kombëtar…

Read More

1 vit më parë gazetari dhe publicisti i ndjerë Artur Zheji që u nda nga jeta këtë të shtunë, shkroi për vdekjen. Shkrimi i publikuar në 3 tetor të vitit 2024 përshkruan mes rreshtave me një gjuhë letrare si të ishte një postulat parashikimi për tragjedinë e tij të ndodhur këtë shtunë, duke e përshkruar si një fenomen që vjen befas dhe shfaqet si një “Zonjë madhështore”. Shkrimi i plotë: Ka pak raste të rralla, ku njeriu i vogël, apo njeriu i vetëpandehur i madh, zhubroset, tkurret dhe vjen befas në vete! Krenare dhe me vështrim të tejpërtejshëm, duke kërrusur…

Read More

40-vjeçari shqiptar, Pandeli Nakoleci u arrestua në Greqi një ditë pas vrasjes së gruas. Ai u gjet në një parcelë tokë, i fshehur mes barit, por deri më tani nuk ka shfaqur asnjë lloj pendese. Mediat greke kanë zbuluar edhe fjalët e para të shqiptarit pas arrestimit. “Ia bëra mirë, e meritonte nuk pendohem për asgjë”, mësohet të ketë thënë ai, ndërsa ka pretenduar se gruaja e tij e tradhtonte.

Read More