Author: tirana

Dy nxënëse 16-vjeçare nga Kërçova kanë ndërruar jetë tragjikisht në një aksident rrugor. Dy nxënëset 16-vjeçare, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi, nga Shkolla e Mesme e Muzikës në Kërçovë, humbën jetën në një aksident me motoçikletë që ndodhi pranë fshatit Kolibar.Shkolla shprehu ngushëllimet e saj duke theksuar se humbja e Erionës dhe Albinës i ka tronditur thellë. Drejtori, stafi mësimdhënës dhe nxënësit u shprehën ngushëllimet e tyre të sinqerta familjeve të tyre, duke u lutur që Zoti t’u japë forcë për të përballuar këtë humbje të madhe.Postimi i shkollës:Me dhembje të thellë dhe zemra të tronditura morëm lajmin për ndarjen…

Read More

Dy vëllezër janë vënë nën hetim nga policia e Tiranës pasi kanë dhunuar një 22-vjeçare. Sipas njoftimit të policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. L. dhe R. L., vëllezër, pasi për motive të dobëta kanë goditur me një send të fortë një 22-vjeçare, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Read More

Tre shtetas, Xheladin Çokaj, Arnit Çokaj dhe Sefred Çokaj, babai dhe dy djemtë, kanë përfunduar në pranga në Malësinë e Madhe. Policia bën me dije se këta persona kanë dhunuar dhëndrin e tyre, duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe trup. Njoftimi: Menjëherë pas njoftimit për një konflikt në familje, në fshatin Flakë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe shkuan menjëherë për të sqaruar rrethanat dhe identifikuar përgjegjësit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale: u arrestuan shtetasit Xh. Ç., 64 vjeç, A. Ç., 30 vjeç dhe S. Ç., 33 vjeç, të tre banues në fshatin…

Read More

Gjykata e Tiranës ka nxjerrë nga qelia vajzën e këngëtares Eli Fara. Marina Fara, 39 vjeçe e cila njihet edhe si Roxhensa Kapurani është lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Marina Fara u kap ditën e djehsme me 2.4 gramë lëndë narkotike kokainë në automjet. Në njoftimin e policisë thuhet se shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë së Vorës i gjetën vajzës së këngëtares një sasi kokaine. ‘U arrestua shtetasja R. K., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike kokainë’, thuhet në njoftimin e uniformave blu.…

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të premten se ishte i pakënaqur që Rusia kishte goditur një fabrikë amerikane në Ukrainë dhe në përgjithësi se nuk ishte “i lumtur” për vazhdimin e luftës midis dy vendeve. “Nuk jam i lumtur për këtë dhe nuk jam i lumtur për asgjë që lidhet me luftën”, u përgjigj kreu i shtetit kur u pyet nga gazetarët për goditjen që shkaktoi shkatërrime të mëdha natën e së mërkurës në një kompani amerikane në qytetin Mukachevo, në Ukrainën perëndimore.

Read More

Policia ka arrestuar një 28-vjeçar që ndihmonte emigrantë nga vendet e treta të kalonin kufirin jeshil me Greqinë në drejtim të Malit të Zi. Vijojnë operacionet nga Policia, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të dhënies ndihmë për kalim të kufijve, në mënyrë të paligjshme.Finalizohet operacioni policor i koduar “Itinerari”. Ndihmonte emigrantë nga vendet e treta që të kalonin kufirin, në mënyrë të paligjshme, vihet në pranga një 28-vjeçar.Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës për goditjen…

Read More

Shërbimi Sekret Gjerman (BND) dhe ushtria gjermane, Bundeswehr, janë të pranishme me stenda rekrutimi në panairin ndërkombëtar të lojërave kompjuterike Gamescom që po zhviillohet në Këln. Zëdhënësja e BND-së, Julia Linner, thotë se në stendën e shërbimit sekret vizitorët mund të marrin pjesë në lojën kompjuterike “BND Legends — Operation Blackbox”, ku lojtarët marrin identitetin e një agjenti të fshehtë për të penguar një sulm kibernetik. Loja, të cilën BND planifikon ta bëjë të disponueshme edhe në një platformë publike, teston aftësinë e lojtarëve në një numër situatash specifike dhe synon të tërheqë të rinj për t’u punësuar në agjencinë…

Read More

Pas njoftimit se në fshatin Kosharisht disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje. Nga ndërhyrja e shpejtë dhe profesionale e shërbimeve të Policisë, u bë i mundur parandalimi i një ngjarjeje të mundshme kriminale, si dhe arrestimi i shtetasve të përfshirë në konflikt, konkretisht: M.M., 53 vjeç, dhe B.M., 18 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Kosharisht. Këta shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta me të afërmin e tyre, shtetasin O. K., 50 vjeç, banues në Tiranë, në hyrje të fshatit e kanë…

Read More

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ka zhvilluar një aksion të përbashkët kontrolli në tregun ushqimor të Shkodrës. Objektivi i këtij operacioni ishte garantimi i sigurisë ushqimore dhe frenimi i informalitetit në sektor. Gjatë inspektimeve në pika të ndryshme shitjeje, u konstatuan shkelje të rënda në standardet e ruajtjes së ushqimeve, si dhe mungesë dokumentacioni mbi origjinën e produkteve. Si pasojë, autoritetet morën 8 masa administrative me gjobë dhe bllokuan rreth 3 mijë kilogramë fruta e perime, që nuk përmbushnin kriteret ligjore për tregtim. AKU ka njoftuar se kontrollet do të vijojnë në të…

Read More

53 031 metra katrorë sipërfaqe janë liruar në kuadër të aksionit të nisur për lirimin e hapësirave publike në Tiranë. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit bën me dije se gjatë kësaj periudhe janë bërë 1 408 çmontime, 1 167 prej të cilave janë kryer vullnetarisht nga bizneset, ndërsa 241 me vendim gjykate. Më herët Rama ka paralajmëruar se aksioni do të jetë konstant dhe do të gjasë gjatë 4 viteve. Ai ka paralajmëruar gjithashtu se shumë shpejt radha për t’u reformuar do të jetë e strukturës së kontrollit të territorit dhe IMT-ve bashkiake.

Read More

Shqiptarë të Kosovës kanë zgjedhur përsëri fundjavën për të shkuar në bregdet. Në Pikën e kalimit kufitar të Morinës ka fluks por jo radhë pasi kalohet pa kontroll për shkak të marrëveshjes ndërqeveritare për sezonin turistik për kalimin pa kontroll, por radhë është krijuar edhe këtë fundjavë në pagesën te Trau i Kalimashit duke krijuar radhë kilometrike siç edhe shihet nga pamjet të marra mëngjesin e sotëm. Sipas të dhënave nga PKK Morinit, në 24 orët e fundit kanë kaluar më shumë se 20 mijë shtetas, ndërsa vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë kaluar më shumë…

Read More