Author: tirana

Kryeministri Edi Rama me një postim në rrjetet sociale, ftoi qytetarët të bashkohen në nismën ‘Male të pastra’ i cili është një aksion pastrimi organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura. Kjo nismë do të mbahet në datë 26 gusht në dhjetë parqe kombëtare të vendit. Kryeministri Rama theksoi se ky është një kontribut modest i çdo individi, por një mesazh i fortë për kujdesin ndaj natyrës së përbashkët.

Read More

Finalizohet operacioni policor i koduar “Quick Response”. Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur dje, në Kombinat. Qëlloi me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin po lëviznin dy shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta me ta, duke rrezikuar edhe jetën e kalimtarëve në afërsi, vihet në pranga autori. Në pranga vihet edhe një 30-vjeçar, pasi dyshohet se drejtonte automjetin nga ku autori qëlloi me armë zjarri. Sekuestrohet automjeti i përdorur nga autorët gjatë ngjarjes, ndërsa vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit. Në vijim të veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, rreth…

Read More

Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime si dhe vranësira të pakta kalimtare ndërsa prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë mot me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me diell. Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në relievet malore në zonën e veriut reshjet në peridha afatshkurtra në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Pas orëve të pasdites mot përsëri i kthjellët në…

Read More

Nëse flisni shumë mund të ketë komplikime, sidomos në dashuri, ku fundjava do të jetë e vështirë. Parashikohet që të ketë debate. Mund të ndiheni të demotivuar nga sjelljet tuaja, kështu që mundohuni që të rigjeni entuziazmin. Po ashtu mundohuni që të rrini me miq që i keni përzemër dhe mos u pushtoni nga nervozizmi. Demi Ju pret një ditë pozitive, ku do të ketë shtysa të rëndësishme lidhur me çështje që i keni përzemër. Mund ta përballoni situatën me më shumë qetësi. Vetëm gjendja fizike nuk do të jetë shumë e mirë. Me afrimin e mbrëmjes dhe me kontaktet…

Read More

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka komentuar raportin e OKB-së lidhur me progresin social. Për të Shqipëria ka një sistem fiskal të pandershëm, që takson punën dhe shtresën e mesme më shumë se një pakicë të privilegjuar që gëzon lehtësira. Tabaku akuzon qeverinë se prej 12 vitesh ka manipuluar me ligje me porosi, duke i bërë shqiptarët edhe më të varfër. Postimi i plotë Shqipëria ka një sistem fiskal të pandershëm. Ai takson punën dhe shtresën e mesme më shumë se një pakicë të privilegjuar që gëzon lehtësira. Prej 12 vitesh kjo betejë është manipuluar me ligje me porosi. Rezultati…

Read More

Këtë mbrëmje, në sheshin “Taulantia” në Durrës u zhvillua aktiviteti “Dita e Sigurisë Rrugore” me pjesëmarrjen e fëmijëve edhe të prindërve të tyre. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet në një postim në Facebook. Ky aktivitet shërbeu si një thirrje për më shumë kujdes dhe respekt ndaj rregullave të qarkullimit, për një komunitet më të sigurt për të gjithë.

Read More

Si do të jetë qeveria Rama 4? Në një kohë që nuk ka asnjë sinjal nga selia e PS-së, juristi Kreshnik Spahiu thotë se kryeministri Edi Rama pritet të ndryshojë të paktën 90% të kabinetit të tij qeveritar dhe veç 3 ministra mund të shpëtojnë dhe të ruajnë portofolet e tyre. Për të Rama do të zgjedhë ministra teknokratë, për të arritur synimin e integrimit në BE. ”Unë mendoj se do bëjë një qeveri teknokratësh, edhe në kuadër të integrimit në BE, të jenë njerëz të asociueshëm dhe ekselentë me kontaktin ndërkombëtar në BE, me qëllim integrimin. Ai nuk ka…

Read More

Juristi Kreshnik Spahiu, thotë se aktualisht tre vende të rëndësishme të rajonit Ballkanik, përfshi edhe Shqipërinë, janë pa ambasador amerikan. Dy të tjerat janë Serbia dhe Kosova. Administrata e presidentit Donald Trump duket se e ka larguar vëmendjen nga Ballkani, duke mos e pasur prioritet, por kjo sjellë edhe vështirësi gjeopolitike, sidomos për situatën ku ndodhet Kosova. ”Pse presidenti Trump nuk ka nisur ambasador në tre shtete të rajonit aktualisht si Shqipëria, Kosova dhe Serbia? Ballkani aktualisht është jashtë axhendës së SHBA-ve. A do ketë zgjidhje, patjetër me kalimin e kohës, sepse nuk mund të zgjasë katër vjet”, tha ai…

Read More

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç fton përfaqësuesit e protestuesve në një debat publik, që mund të mbahej përpara të gjitha televizioneve. Studentët i’u përgjigjën thirrjes së Vuçiçit, duke thënë se me presidentin do të bisedojnë vetëm kur ai të shpallë zgjedhje të reja. “Është e qartë se nuk ka përgjigje ndaj revoltës së popullit, prandaj tani do të flasë me ne, të cilët prej muajsh na quan terroristë. Për vizionet dhe programet për të ardhmen do të debatojmë gjatë fushatës parazgjedhore, kur të shpallë zgjedhje”, thanë studentët. Në Serbi për më shumë se nëntë muaj po mbahen protesta, ku kërkesa kryesore…

Read More

Deputeti socialist, por më së shumti opozitar Erion Braçe vijon denoncimin publik të problematikave sociale dhe shëndetësore që prekin qytetarët e kryeqytetit. Ditën e sotme ai ka bërë një video-postim të shoqëruar me mesazh për çështjen e korsive të emergjencës, kryesisht asaj për autobusët, ambulancat, policinë, taksitë, zjarrfikësit, në zonëne Unazës në Tiranë. Teksa udhëton me mjet ai filmon edhe situatën, ku autobusi urban ndodhet në korsinë e mjeteve të tjera, sepse ajo e dedikuar për të është e zënë. Braçe denoncon se korsia në fjalë zihet kryesisht nga shërbimet që ndodhen pranë rrugës, ku ka avokatë, noterë, subjekte tregtare…

Read More

Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka konfirmuar se aktualisht janë duke u hetuar 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të nivelit të lartë, mes tyre tre deputetë, një ish-deputet dhe një ish-ministër. Duhet theksuar njeri deputet ka disa legjislatura. Burimet thanë, jo zyrtarisht, se njeri deputet është nga radhët e opozitës, ndërsa dy nga partitë e majta. Ish-ministri nga radhët e PD. Ish-deputeti është i PS. Në përgjigje të interesit të gazetarëve, SPAK bëri të ditur se hetimet përfshijnë vepra penale që lidhen me korrupsionin, shpërdorimin e detyrës dhe pastrimin e parave. Për shkak të sekretit hetimor, emrat dhe akuzat konkrete ndaj tyre…

Read More

Marjeta Nikoleci u vra mbrëmjen e djeshme në Volos të Greqisë nga bashkëshorti Panteli Nikoleci. Siç raporton protothema.gr sipas informacioneve paraprake autori rezulton me histori të mëparshme problemeve të shëndetit mendor. Daja i autorit, Jetnor Lumani thotë se ngjarjen e mësuan nga mediat. ”Ne e morëm vesh nga televizori dhe u detyruam që erdhëm tek motra jonë. Ne nuk dimë asnjë gjë, nipi përderisa e bëri këtë gjë e bëri me vetdije nuk e bëri pa vetdije. Kanë patur apo jo probleme nuk e di. Nëse nipi më sheh unë i them që të dorëzohet, të tregoj për cfarë arsye…

Read More