Antonio Piromalli kërkon një privilegj të pazakontë në burgun e Parmës ku ndodhet në regjim të ashpër 41-bis: Të lejohej të hante darkë pas orës 22:00. Kërkesa e tij u motivua thjesht me fjalët: “Sepse kështu jam mësuar”. Gjykata e Kasacionit e refuzoi kërkesën e bosit të njohur si një nga krerët e mafies kalabreze ‘Ndrangheta, duke theksuar se rregullat e regjimit të 41-bis janë të rrepta dhe nuk lejojnë përjashtime, madje as për ushqim të preferuar. Sipas rregullores, pajisjet për gatim në qelitë e posaçme fiken në orën 20:00. 53-vjeçari Piromalli kishte kërkuar të përgatiste pjata tradicionale, duke u…
Author: tirana
Artur Zheji u nda nga jeta këtë të shtunë pas një arresti kardiak. Ai ishte me familjen në një drekë në Sarandë. Zheji lindi me 29 gusht të vitit 1961. Artur Zheji është i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imami. Për dekada, Zheji ishte i angazhuar në fushën e gazetarisë dhe publicistikës. Ai ka mbajtur funksione drejtuese në disa media, si RTSH dhe gazeta Mapo. Veprimtaria e tij përfshin analiza politike, shkrime editoriale dhe drejtimin e programeve televizive. Që nga viti 2017, ai ishte drejtues i emisionit politik dhe analitik 360…
Shuhet në moshën 64-vjeçare, gazetari i njohur Artur Zheji. Ai mësohet se ishte duke drekuar me bashkëshorten dhe djalin në një restorant në rrugën “Butrinti” në Sarandë, kur dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak. Zheji u transportua me urgjencë me autoambulancë drejt spitalit “Petro Nako” në Sarandë, por fatkeqësisht mbërriti atje i pa jetë.
Fëmijët e gruas 36-vjeçare që u vra nga bashkëshorti i saj 40-vjeçar në Volos mëngjesin e së premtes, u përballën me një pamje të tmerrshme. Policia u informua nga vajza 16-vjeçare e çiftit, e cila informoi Policinë se babai i saj e kishte goditur me thikë nënën e saj brenda shtëpisë së tyre. Vajza e madhe e 36-vjeçares bëri edhe një postim prekës në rrjetet sociale, duke i thënë lamtumirë nënës së saj. “Ike, mami im, do të më mungosh shumë. E di që po na sheh atje lart, por bleta Dinos, unë dhe Asimina të duam shumë. Je gjithmonë…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, vizitoi Spitalin e Sarandës, i cili gjatë muajve të verës përballet me një fluks të lartë qytetarësh dhe turistësh që kërkojnë shërbime shëndetësore. Koçiu theksoi se popullsia e Sarandës rritet 3-4 herë gjatë sezonit turistik, duke shtuar ndjeshëm edhe numrin e pacientëve që marrin trajtim në spital. “Vetëm nga qershori deri në mesin e gushtit janë trajtuar rreth 9 mijë pacientë, mes tyre 714 turistë të huaj,” u shpreh ministrja. Ajo informoi gjithashtu se urgjenca e spitalit pret deri në 200 raste çdo ditë. “Falë stafit të përkushtuar dhe strukturave të angazhuara,…
Java e dytë e Premier League nis me një surprizë të madhe. Në stadiumin “Etihad”, Tottenham arrin një fitore të rëndësishme, duke mposhtur 2-0 Manchester Cityn. Spurs u siguruan fitoren falë golit të Johnson në minutën e 35-të dhe Palhinhës, i cili shënoi në shtesën e pjesës së parë, pas një gabimi në ndërtimin e aksionit nga porta nga Trafford, zëvendësuesi i portierit Ederson, ndërsa pritet edhe mbërritja e Donnarummas. Me këtë sukses, skuadra e drejtuar nga trajneri Frank ngjitet në krye të tabelës me pikë të plota dhe pa pësuar asnjë gol në dy ndeshjet e para të kampionatit…
Koalicioni opozitar ia doli të sigurojë vetëm 50 mandate ne zgjedhje. Sali Berisha vendosi ti strehojë në listë të sigurtë aleatët, të cilët nëse bëheshin të gjithë bashkë, arrinin numrin 7, që përbën kuotën minimale për formimin e një grupi parlamentar, por doktori vendosi që nderin më të madh t’ia bëjë Ilir Metës. Jo vetëm Ilir Meta, edhe aleatët historik të Partisë Demokratike presin që Sali Berisha tu bëjë nderin e fundit për votat që sollën në zgjedhjet e fundit të 11 Majit. Fatmir Mediu konfirmoi bisedimet me Partinë Demokratike qe mban hapur merkaton e transferimit te deputeteve brenda kampit…
Presidenti Bajram Begaj, ka vizituar zonën turistike të Vermoshit. Kreu i Shtetit vlerësoi bukuritë natyrore të Alpeve Shqiptare, duke theksuar se Shqipëria mbetet “befasuese nga Konispoli deri në Vermosh”. “Ujëvara e Gjamës dhe ajo e Selcës janë dy mrekulli natyrore që ruhen me dashurinë e pastër për natyrën nga malësorët e kësaj zone. E bardhë është zemra e tyre, e qashtër natyra”, shkroi Begaj. Shtëpitë tradicionale alpine, dikur të rrënuara, janë kthyer në bujtina mikpritëse, duke i dhënë zonës pamjen e bujtinave alpine zvicerane. Vendosur në një luginë akullnajore, në 1100 metra mbi nivelin e detit, Vermoshi mbetet fshati më…
Dita e Flamurit e gjen Ukrainën ende në luftë, por mesazhi i presidentit ishte se nuk do t’ia dhurojnë tokën pushtuesit. Zelenskiy tha të premten se Rusia po bënte gjithçka që mundte për të parandaluar një takim midis tij dhe Putinit, ndërsa ministri i jashtëm rus tha se agjenda për një takim të tillë nuk ishte gati. “Ky flamur është një qëllim dhe ëndërr për shumë ukrainas në territoret e pushtuara përkohësisht të Ukrainës. Flamurin e mbajnë ata. Ata e mbajnë atë sepse e dinë se ne nuk do t’ia dhurojmë tokën tonë një pushtuesi. Ky flamur simbolizon gjënë më…
Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë ka reaguar pasi kryeministri Rama kritikoi publikisht vendimet e dy gjykatësve të Tiranës, Klarent Demiri dhe Hazbi Balliu. Deklarata e plotë e Unionit të GjyqtarëveUnioni i Gjyqtarëve ka ndjekur me vëmendje pakënaqësitë e shprehura publikisht nga ana e Kryeministrit ndaj disa vendimeve gjyqësore, duke anatemuar personalisht gjyqtarët për vendimmarrjet dhe kthyer ushtrimin e detyrës kushtetuese në një gjyq publik, ku njëra nga palët ndërgjygjëse për shkak të fuqisë, hapësirës mediatike dhe virtuale, jo vetëm denigron figurën e gjyqtarëve individualë, por ushtron presion të hapur ndaj trupës gjyqësore në tërësi, duke përcjellë mesazhin te gjyqtarët se…
Kryeministri Rama ka ndarë pamjet e aksionit të lirimit të hapësirave publike në vend. Këtë herë kreu i shtetit ka shpërndarë një video nga qyteti i Durrësit të shembjes së disa ndërtimeve pa leje në qytetin bregdetar.
Një rast i rëndë është raportuar sot nga Elbasani. Policia ka nisur hetimet për një 51-vjeçar pasi është kallëzuar nga mbesa e tij se ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.Nuk dihen ende detaje të tjera për ngjarjen e rëndë. “Proceduan penalisht një 51-vjeçar, pasi ka kallëzuar mbesa e tij, 22 vjeçe, se ky shtetas rreth 1 muaj më parë dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me 22-vjeçaren pa dëshirën e saj. Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për verifikimin e kallëzimit”, sipas policisë.