Author: tirana

Rrjedhjet nga Partia Demokratike e Vlorës janë të shumta. Figura të larta të PD-së, me kontribut të gjatë në parti, tashmë kanë ikur. Zamira Sinaj, anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike dhe ish-drejtoreshë e Spitalit Psikiatrik të Vlorës gjatë kohës kur ky subjekt ishte në pushtet, tashmë është bërë pjesë e Partisë Socialiste, duke u zgjedhur edhe deputete në parlamentin e ardhshëm. Për më tepër Sinaj më 11 Maj ishte në listën e sigurt të PS-së. Edhe shumë emra të tjerë, që kanë qenë anëtarë të Partisë Demokratike, sot janë bërë pjesë e administratës publike, të drejtuar nga socialistët. Nënkryetarja…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qarkun e Vlorës. Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Sarandë–Delvinë, ka ndodhur një aksident fatal ku u shuan dy jetë të reja, ndërsa një tjetër vajzë mbeti e plagosur.Sipas të dhënave paraprake të Policisë, në aksident janë përfshirë dy automjete. Një mjet tip “Audi”, i drejtuar nga një 23-vjeçar, është përplasur me një mjet tip “Lancia”, që drejtohej nga 22-vjeçarja Ela Dhimaku nga fshati Kopaçeza.Përplasja fatale u bë shkak për humbjen e jetës së drejtueses së automjetit, Ela Dhimaku, si dhe të motrës së saj, 20-vjeçares Rezi Dhimaku, e cila ndodhej…

Read More

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka denoncuar këtë të diel një episod të shëmtuar të ndodhur në dëm të disa shtetasve të Kosovës, të cilët po përpiqeshin të futeshin në Ukrainë. “Ka dhjetëra shtete që ende nuk e kanë njohur Kosovën, por pothuajse të gjitha u lejojnë qytetarëve tanë hyrjen me pasaportë kosovare. Sot, Ukraina ka kthyer shtetasit e Kosovës në pikën kufitare me Moldavinë, jo vetëm që i ka refuzuar, por i ka ofenduar dhe keqtrajtuar, madje duke i quajtur “terroristë”. Ky nuk është rasti i parë: para disa vitesh, e njëjta Ukrainë veproi në mënyrë skandaloze me ekipin…

Read More

Qeveria britanike ka njoftuar një reformë të madhe në sistemin e apelimeve për azil, në përpjekje për të reduktuar numrin e emigrantëve që strehohen ndërsa presin vendimin përfundimtar. Ministrja e Brendshme, Yvette Cooper, deklaroi se po ndërmerren hapa praktikë për të eliminuar vonesat e papranueshme. Një organ i ri, i përbërë nga gjykatës të pavarur, do të krijohet për të shqyrtuar apelimet më shpejt se sistemi aktual gjyqësor. Qeveria është nën presion të madh për të ulur varësinë nga hotelet për strehimin e azilkërkuesve, ndërsa protestat që u zhvilluan fundjavën e fundit në qytete të ndryshme të Mbretërisë së Bashkuar…

Read More

Në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, avokati Idajet Beqiri, foli për dosjen “Partizani”, gjithashtu nuk i kurseu kritikat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas avokatit Idajet Beqiri, pritet që të zbërthehen edhe dosje të reja të rënda për ish-kryeministrin Berisha, ndërsa paralajmëroi se ky i fundit po përgatitet që të arratiset. “SPAK ka ndërtuar dy standarde. SPAK nuk po i përgjigjet në bazë të kodit të procedurës penale krimeve të rënda që ka kryer Berisha. Ai është person që po hetohet për një numër të rëndë krimesh. Pra janë shumë çështje. Dhe një person i tirë nuk mund të…

Read More

Deputetët e zgjedhur në Kosovë do të mblidhen sot për vazhdimin e seancës konstituive. Seanca pritet të nisë në orën 11:00, dhe është e katërta që do të mbahet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, sipas së cilës kandidati për kryetar duhet të nominohet vetëm tre herë dhe votimi të bëhet në mënyrë të hapur. Dy kandidatet e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla dhe Hekuran Murati që u propozua seancën e fundit, dështuan të marrin 61 votat e nevojshme. Partia e Albin Kurtit ka akuzuar PDK-në, LDK-në dhe AAK-në se duke mos votuar kryetarin e ri po dëshmojnë…

Read More

Policia e Lushnjes ka shpallur në kërkim  Resul Gashi, 56 vjeç, pas një ngjarjeje të ndodhur gjatë natës në fshatin Çukas. Policia bën me dije se, pas një konflikti për motive të dobëta, i dyshuari dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë Ramadan Menka, 58 vjeç, klient i lokalit në pronësi të tij. I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Read More

Gjashtë persona me origjinë shqiptare, pjesëtarë të dy familjeve, janë arrestuar në Cassano delle Murge, në Bari, pas një sherri të dhunshëm që ndodhi për motive të dobëta. Sipas hetimeve të karabinierëve, konflikti ka degjeneruar në përleshje fizike në qendër të qytetit. Pesë nga të arrestuarit, të moshës nga 27 deri në 66 vjeç, përfunduan në spital: tre prej tyre kanë pësuar plagë më të rënda, ndërsa dy të tjerë kanë plagë të lehta, të shërueshme brenda një jave.

Read More

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm (24 gusht) në autostradën Durrës–Tiranë, në zonën e Sukthit, ku dy persona u përfshinë në një përplasje të armatosur me Policinë. Dy autorët kishin vjedhur një automjet më datë 20 gusht 2025, në zonën e Sektorit Rinia, Durrës, dhe e përdorën për të kryer një grabitje me dhunë në një karburant në Sukth, më 21 gusht, rreth orës 03:40. Policia identifikoi automjetin e vjedhur dhe u vu në ndjekje të tij në orët e natës, rreth orës 01:00. Gjatë ndjekjes, automjeti me shpejtësi të lartë doli…

Read More

Gazetar dhe publicisti i njohur Artur Zheji u nda nga jeta në mënyrë të papritur pasditen e sotme. Zheji ishte me pushime në qytetin bregdetar të Sarandës dhe dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Ai po festonte me familjen datëlindjen e të birit, Patrik në një restorant në rrugën “Butrinti” në Sarandë dhe nuk është ndjerë mirë. Menjëherë ata kanë telefonuar një ambulancë, e cila ka marrë Zhejin rreth orës 16:10 për ta dërguar në spitalin “Petro Nako” të Sarandës, por atje ka mbërritur pa shenja jete. Ngjarja ka sjellë reagime të shumta jo vetëm nga bota e medias, por…

Read More

Artur Zheji u nda nga jeta në mënyrë të papritur. Lajmi i hidhur ka tronditur botën mediatike dhe politike, ku ai la gjurmë me stilin e tij unik të të shprehurit. Deputeti i PD i zgjedhur më 11 maj, Luçiano Boçi e kujtoi Zhejin si një bohem të fjalës që dinte të depërtonte përtej sipërfaqes. Me ikjen e Zhejit, humbet një zë i veçantë në gazetarinë shqiptare. Postimi i plotë Artur Zheji vendosi ta ndërpresë udhëtimin e jetës, rrëmbyeshëm e krejt papritur. Largimi i tij nuk është thjesht largimi i një gazetari të njohur. Është shuarja e një zëri që…

Read More

Arsenali ka dhuruar një paraqitje fantastike në “Emirates Stadium”, duke mposhtur Leeds me rezultatin e thellë 5-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Premier League. Skuadra e Mikel Artetës e nisi fuqishëm ndeshjen dhe e mbylli pjesën e parë në avantazh 2-0. Fillimisht, Jurrien Timber zhbllokoi rezultatin në minutën e 34-të me një goditje të saktë me kokë pas një krosimi nga këndi të Declan Rice. Në shtesën e pjesës së parë (45+1’), ishte Bukayo Saka që dyfishoi avantazhin, duke finalizuar një aksion të shpejtë pas asistit të Timber. Në fillim të pjesës së dytë, “topçinjtë” vulosën…

Read More