Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga artikulli që media prestigjoze ”The New York Times” ka shkruar për Shqipërinë. Në këtë artikull vendi ynë cilësohet si një destinacion turistik në rritje. ”Artikulli veçon Parkun Kombëtar të Butrintit, plazhet e Ksamilit dhe qytetet bregdetare si Dhërmiu, Borshi e Saranda si destinacionet me të bukura për pushuesit. Po ashtu, “The New York Times” ndalet edhe në qytete historike si Berati me trashëgiminë e tij mijëravjeçare dhe Gjirokastra si qyteti i gurtë, i mbrojtur nga UNESCO”,-shkruan Rama.
Author: tirana
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se gjendja ekonomike e familjeve është e rrënuar, teksa për të mbuluar kostot mujore nuk mjaftojnë as dy rroga minimale. Sipas të dhënave të INSTAT, për të 40% e të ardhurave shkojnë për bukën dhe ushqimet, pa llogaritur transportin, shkollën, shëndetin dhe llogaritë e tjera. Tabaku nënvizon se qeveria thotë që paga mesatare është 900 euro në Shqipëri, por rezliteti flet ndryshe. Postimi i plotë Prej 1 viti kemi dëgjuar refrenin: “paga mesatare 900 euro”. Studio, grafika, spote. Pastaj del nga shtëpia. Shporta, energjia, karburanti. Realiteti të flet ndryshe. INSTAT thotë se një familje…
Policia e Tiranës ka ndaluar 23-vjeçarin Romario Ibraliu. Mësohet se i riu prezantohej si shofer i kancelares së SPAK dhe kërcënonte inspektorët e IMT-së që të mos ndërmerrnin procedime për ndërtim të paligjshëm. Ibraliu kishte ndërtuar një banesë pa leje në Tiranë dhe kur inspektorët e IMT-së shkuan për të kontrolluar dokumentacionin dhe për verifikimet përkatëse, ai i kërcënoi duke pretenduar se punonte si shofer i kancelares së SPAK. Pas konstatimit të objektit pa leje, IMT-ja i ka dërguar materialet në organet ligjzbatuese për hetime të mëtejshme. Aktualisht policia po vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rastit.
Nuk ka qetësi në ambientin e Borussia Dortmund. Pas barazimit 3-3 ndaj St. Paulit në Hamburg, tensionet shpërthyen mes babait të Jobe Bellingham dhe trajnerit Robert Kovaç. Situata u krijua në pushimin mes pjesëve, kur tekniku vendosi ta lërë në stol 19-vjeçarin anglez për shkak të paraqitjes së dobët në 45 minutat e para. Ky vendim irritoi familjen e lojtarit, i cili vetëm këtë verë u transferua te verdhezinjtë për 30 milionë euro nga Sunderland. Prindërit e mesfushorit, Mark dhe Denise Bellingham, pritën ekipin në hyrje të tunelit pas përfundimit të ndeshjes, ku pati një ballafaqim verbal me drejtorin sportiv…
Motrat, Elvisa 22 vjeç dhe Rezina Dhimaku 20 vjeç ishin nisur mbrëmjen e së dielës për të pirë një kafe në Sarandë, po humbën jetën në aksidentin tragjik. Mësohet se ato morën leje nga prindërit, duke u thënë se do merrnin me vete edhe shoqen e tyre, Antonelën. Madje donin të merrnin me vete edhe vëllanë e tyre 10-vjeçar, por babai u tha ta linin atë se, “është i lodhur”. Babai dhe mamaja e tyre i la të shkonin ndërsa gjyshja u tha që mos ikni se “kam parë një ëndërr të keqe”. Një banor i fshatit Kopaçez në Delvinë…
Serbët e Kosovës i janë përgjigjur me radikalizim fshirjes së grafiteve ekstremiste. Në Mitrovicë të Veriut janë shpërndarë disa fletushka, përmes së cilave bëhet thirrje për rezistencë dhe veprime kundër shtetit të Kosovës. “Njërëz ka ardhur koha! Serbia nuk është lodra e askujt. Mjaft më me heshtje dhe kokat e ulura”, lexohet në fletushkat e shpërndara. Më tëj bëhet thirrje për të valvitur flamurin serb në veri të Kosovës. “Vëllezër dhe motra, le të varim secili prej nesh një flamur në shtëpinë tonë, në dritaren tonë, në makinën tonë, në çdo vend ku mund të shohim se jeton Serbia. Le…
Një tjetër aksion është zhvilluar në Kepin e Rodonit në Durrës, për shembjen e ndërtesave të paligjshme. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga operacioni i nisur këtë të hënë. “Shembja e objekteve të paligjshme, e cila ka nisur kudo, nuk është një aksion, po një proces që jo vetëm s’do të ndalet deri në eliminimin e këtij fenomeni, por edhe do të shoqërohet ditët në vijim me paketën e re të masave për tkurrjen e këtij fenomeni, duke rritur forcën goditëse të ligjit mbi fajtorët dhe personat përgjegjës të nivele të ndryshme, përfshirë edhe “symbyllurit” në inspektoriate, polici e…
Sot i jepet lamtumira e fundit gazetarit, publicistit Artur Zhejit. Personazhe publike, të media por edhe të kinemasë kanë marrë pjesë në homazhe. Aktorja e mirënjohur, Rajmonda Bulku, e prekur nga ndarja e mikut të saj, Artur Zheji, ose ashtu siç ajo e thërriste ”Tur”, ka mbajtur një deklaratë të shkurtër për media. “Lindi nga dy prindër me shpirt të lirë, nga atdhetarë, nga një artiste të mrekullueshme Besa Imami dhe Petro Zheji, mendje ndritur, i njerëzve të shquar shqiptarë. Lindi i lirë nga këta të dy, lindi i mençur, i kulturuar. Luftoi tërë jetën e tij për të thënë…
Një stuhi e fortë me shi, breshër dhe erëra që tejkalonin 100 km/h, goditi Romagna në Itali gjatë natës duke shkaktuar dëme serioze në të gjitha provincat. Përmbytje, qindra pemë të rrëzuara, dhjetëra automjete të dëmtuara dhe dëme në të gjitha resortet e plazheve dhe të mbjellat, u shkaktuan nga shiu, erërat e forta dhe breshëri. Nuk raportohen persona të lënduar ose të humbur, por situata mbetet në zhvillim dhe operacionet e shpëtimit vijojnë, shkruan Il Corriere della Sera. Rajoni i Emilia-Romagna po përgatitet që të shpallë gjendjen e emergjencës rajonale, ndërsa dëmi përgjatë bregut pritet të vlerësohet. Provincat e…
Është mbyllur ceremonia e homazheve në nder të Artur Zhejit, mbajtur sot në Universitetin e Arteve. Pak pas orës 12:10, trupi i tij është nisur drejt banesës së fundit ku gazetari dhe publicist i njohur do të prehet, në varrezat e Tufinës. Homazhet për Artur Zhejin, gazetarit dhe publicistit i jepet lamtumira e fundit! Miq e kolegë vendosin kurora me lule pranë arkmortit Në ceremoninë e homazhe kanë marrë pjesë edhe shumë miq e kolegë të tij, si dhe figura të rëndësishme të politikës shqiptare, të cilët i kanë dhënë lamtumirën e fundit. Artur Zheji u nda nga jeta para…
Antonela Zhupa, 24-vjeçarja që mbeti e plagosur rëndë në aksidentin tragjik të ndodhur një natë më parë në Sarandë, ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor. Sipas gazetarit Igli Ccelmeta, burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e saj është e rëndë dhe po monitorohet në çdo moment nga personeli mjekësor. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë natës, kur automjeti me të cilin po udhëtonin Antonela dhe dy vajza të tjera, motrat Ela dhe Rozina Dhimaku, 22 dhe 20 vjeçe, u përplas me një mjet tjetër tip Audi. Si pasojë e përplasjes së fuqishme,…
Mëngjesin e së hënës, fadromat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit kanë nisur sërish aksionin në lagjen “1 Maji” në Vlorë. Pas prishjes së 4 objekteve disa ditë më parë, sot janë planifikuar edhe 10 ndërtime të tjera që do të shemben për t’i hapur rrugë vijimit të projektit të rrugës Transballkanike, e cila do të lidhet me Portin e Jahteve. Në total, burime zyrtare bëjnë me dije se numri i objekteve që do të prishen arrin në 27. Ky aksion vjen si pjesë e fazës së dytë të ndërhyrjeve për realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme…