Ditët me diell, bëjnë që Shkodra të jetë e mbushur me turistë dhe qytetarë që shijojnë mrekullitë e qytetit. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga qyteti i tejmbushur. Shkodra është kthyer tashmë në një nga rajonet më tërheqëse për turistët e huaj, jo vetëm për atraksionet historike, peizazhet, por tashmë edhe për traditën e veçantë të mikpritjes malësore ndaj miqve. Tashmë Shkodra, me bukuritë e shumta natyrore dhe historike, është kthyer në një destinacion për turistët e huaj dhe vizitorët vendas, ku spikat mikpritja tradicionale shqiptare.
Author: tirana
Ministria e Mbrojtjes ka bërë përditësimin e fundit lidhur me situatën e zjarreve në vend. Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 13 vatra zjarri, ku për momentin vetëm dy vatra janë aktive. Situata Forcat zjarrfikëse, me ndihmën edhe të Forcave të Armatosura po vijojnë ndërhyrjet në disa zona të vendit për shuarjen e vatrave të zjarrit. Në Finiq të Vlorës, dy helikopterë të FA janë duke kryer operacione intensive nga ajri, duke mbështetur forcat tokësore në shuarjen e flakëve. Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 13 vatra zjarri, nga të cilat: – 9 vatra janë shuar,– 2 vatra janë aktive,–…
Një 40-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare, sot në Greqi dhe më pas është arratisur. Është zbardhur dëshmia e një prej katër fëmijëve të çiftit shqiptar në Greqi, ku në një prononcim për mediat greke, ajo ka deklaruar se prindërit e saj kishin grindje të shpeshta. “Nuk e di pse u grindën”, tha vajza e tyre 16-vjeçare, e cila zbuloi se 40-vjeçari ishte xheloz për nënën e saj dhe për një kohë ajo e kishte larguar nga shtëpia. Pas sherrit në banesë me bashkëshortin, 36-vjeçarja vrapoi për t’u arratisur duke u larguar nga apartamenti në katin e parë…
pas pushimeve verore, në shtator rinis punën Kuvendi i dalë nga zgjedhjet e 11 Majit. Në një kohë që ende nuk dihet sesi do të jetë qeveria e re, PD do të rikthehet me disa figura të vjetra. Jozefina Topalli do të rikthehet në shtator pas një shkëputjeje 8 vjeçare. Pas një karriere të gjatë, përfshirë edhe postin e kryeparlamentares më jetëgjatë në 35 vite demokraci, Topallit iu ndërpre karriera parlamentare në vitin 2017 nga Lulzim Basha, asokohe kryetar i PD-së. Po ashtu rikthmin do të kemi edhe të figurave si: Gent Strazimiri, Igli Cara, Klevis Balliu dhe Ledina Alolli.…
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se paçka rritjes historike të konsumit të energjisë gjatë sezonit turistik veror, furnizimi ka vijuar në standardet më të mira në të gjithë vendin, përfshirë zonat me interes të lartë turistik. “E megjithëse sistemi elektroenergjetik dhe rrjeti janë ekspozuar në kërkesën më të lartë historike të konsumit, furnizimi me energji elektrike në vend, edhe në zonat me interes në ekonominë e turizmit, ka vijuar të jetë në standardet më të mira të tij”, u shpreh ministrja Balluku nga salla SCADA e OST-së. Ajo tha se është shënuar një rritje rekord e konsumit…
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur sot prishjen e objekteve që pengojnë zbatimin e projektit rrugor “Lidhja e Rrugës Transballkanike me Portin Detar, Vlorë”. IKMT bën të ditur se në kuadër të këtij projekti, është planifikuar prishja e 27 objekteve 1-2 katëshe. Po ashtu IKMT thekson se poseduesit janë trajtuar me procedurën e shpronësimit për interes publik.
FBI ka bastisur banesën e John Bolton, ish-këshilltarit për Sigurinë Kombëtare gjatë mandatit të parë të Donald Trump, i cili sot është kthyer në një nga zërat më kritikë ndaj presidentit amerikan. Bastisja nga agjentët federalë është pjesë e një hetimi mbi sigurinë kombëtare, i urdhëruar nga drejtori i FBI-së, Kash Patel. Kontrolli është kryer në orën 7 të mëngjesit në shtëpinë e Bolton në Bethesda, Maryland. Bastisja e banesës së Bolton vjen në kuadër të një hetimi mbi menaxhimin e dokumenteve të klasifikuara, ndërkohë që administrata Trump ka ndërmarrë masa për të shqyrtuar veprimtarinë e disa figurave të dyshuara…
Ish-deputetja e PD-së, Flutura Açka flet për situatën në selinë blu, ku këto muaj vere duket e qetë, por brenda ka një krizë që do të dalë në sipërfaqe në shtator, kur nis punë edhe Kuvendi i Shqipërisë i dalë nga zgjedhjet e 11 Majit. Në një postim në Facebook, Açka shkruan se ata në selinë blu të paaftë për të gjetur një zgjidhje. Për të PD është futur në një “hall” nga i cili nuk di të dalë dhe se partia duhet të nisë nga e para. Postimi i plotë Mos u fshihni më pas gishtit, “PD juaj ka…
Reperi i njohur i skenës, Marini ka ndarë lajmin e trishtë se ai dhe bashkëshortja e tij, Alba Malaj, kanë humbur djalin e tyre të porsalindur. Përmes një shkrimi në rrjete sociale, ai njoftoi se bebi i porsalindur ka ndërruar jetë. Dyshja ishin në pritje të fëmijës së tyre të katërt, pas tre vajzash. ”Kjo duhej të ishte një lajm i bukur shtatzënie, por fatkeqësisht nuk është. Të mërkurën në mëngjes humbëm djalin tonë të vogël. Disa njerëz vetëm ëndërrojnë engjëj, por ne patëm nderin të mbajmë një të tillë në krahët tanë. Jemi të shkatërruar dhe zemërthyer, askush nuk…
Një ngjarje e bujshme ka ndodhur në showbizz, ku Policia e Shtetit ka vënë në pranga Roxhensa Kapuranin, 39-vjeçe, e njohur me emrin Marina Fara, vajza e këngëtares së njohur Eli Fara. Arrestimi u krye nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, pas një kontrolli fizik të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë. Gjatë kontrollit asaj iu gjet një sasi e dyshuar lënde narkotike, kokainë. Edhe pse deklaroi në polici se e kishte drogën për përdorim vetjak, ajo sërish u vu në pranga. Kjo, pasi lejohet për përdorim personal deri 0.3 gramë lëndë narkotike. Kjo ngjarje ka tërhequr vëmendjen…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu thotë se për herë të parë në Spitalin Memorial është realizuar me sukses për herë të parë një ndërhyrje delikate tek një pacient 64-vjeçar, i cili vuante nga stenozë kritike e arteries karotide të djathtë. Ndërhyrja u krye përmes procedurës së avancuar të angioplastikës me stent, duke shmangur komplikacione serioze dhe duke rikthyer shëndetin e pacientit. “Për herë të parë në Spitalin Memorial u realizua me sukses një ndërhyrje delikate tek një pacient 64-vjeçar, i cili vuante nga një stenozë kritike e arteries karotide të djathtë, me rrezikshmëri të lartë për komplikacione…
Tiranë Plagosën rëndë për motive të dobëta një 21-vjeçar, identifikohen dhe vihen në pranga 3 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Mihal Popi”, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me sende të forta një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i veprimeve të shpejta u identifikuan dhe u vunë në pranga shtetasit: F. F., 18 vjeç, M. D., 21 vjeç dhe S. T., 19 vjeç, të tre banues në Tiranë. Këta shtetas,…