Author: tirana

Policia në Tiranë ka ndaluar vajzën e këngëtares së njohur Eli Fara, Marina Fara, gjatë një operacioni të zhvilluar në kryeqytet. Burime për OraNews bëjnë me dije se gjatë kontrollit Marina u kap me disa gramë lëndë narkotike, konkretisht kokainë. Hetuesit, gjatë kontrollit, konstatuan lëndën narkotike dhe më pas i komunikuan ndalimin.

Read More

Nga rrjedhjet e të dhënave dhe sulmet kriminale kibernetike deri te fushatat e shpifjes, ekipi i monitorimit të të drejtave dixhitale të BIRN dokumentoi shkelje të përhapura të privatësisë dhe sulme ndaj lirisë së fjalës në të gjithë Evropën Juglindore. Ndërsa të dhënat personale po politizohen dhe monetizohen gjithnjë e më shumë, rritet nevoja për të mbrojtur në mënyrë efektive të drejtat e privatësisë, siç theksohet nga monitorimi i BIRN-it për shkeljet dixhitale në dhjetë vende të Evropës Juglindore muajin e kaluar. Në Serbi, një rrjedhje të dhënash nga kompania shtetërore e IT-së, Informatika A.D, konfirmoi se Agjencia e Sigurisë…

Read More

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar sot aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në jug të vendit. Fadromat kanë prishur një tjetër objekt, i cili shërbente si njësi akomodimi dhe ishte skualifikuar më herët nga Drejtoria e Legalizimeve.Ky është objekti i dytë që prishet pas vendimeve të fundit për skualifikim nga procesi i legalizimit. Sipas IKMT, shumë ndërtime në zonë janë ngritur pa leje dhe kanë pritur të përfitojnë përmes legalizimeve, por tashmë janë të destinuara për t’u shembur. Aksioni i IKMT pritet të vijojë në vijën bregdetare, ku janë evidentuar edhe objekte të tjera të…

Read More

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Lin-Pogradec. Një automjet ka përplasur një të moshuar dhe një vajzë të vogël, të dyja këmbësore, të cilat në momentin e aksidentit po kalonin nga njëri krah në krahun tjetër të rrugës. E moshuara ka marrë dëmtime të shumta, ndërsa është transportuar në spitalin e Pogradecit, në gjendje të rëndë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga nënstacioni i ri elektrik në Fier, teksa njofton se është gati. Krahas videos së postuar në llogarinë e tij në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se investimi është me parametra modernë.Ndër të tjera shprehet se ky nënstacion do të përmirësojë cilësinë e furnizimit me energji elektrike për të gjithë zonën, duke rritur sigurinë e rrjetit. Gati nënstacioni i ri elektrik në FierNjë investim me parametra modernë, i cili do të përmirësojë cilësinë e furnizimit me energji elektrike për të gjithë zonën, duke rritur edhe sigurinë e rrjetit”, shprehet Rama.

Read More

Një krim brutal ndodhi mëngjesin e së premtes, më në Volos të Greqisë në një familje shqiptarësh. Kryefamiljari vrau gruan e tij dhe më pas u arratis. Policia është në kërkim të tij, pasi pas ngjarjes u largua me vrap drejt rrugës Gladstone.Policia ka rrethuar zonën dhe është në kërkim të tij. Ishte vajza e viktimës që telefonoi shërbimet e urgjencës e tronditur kur pa nënën e saj të mbuluar me gjak në hyrje të pallatit, sipas medias vendase.Autori vuante më parë nga problemet e shëndetit mendor. Ai ka qenë i kuruar për këto probleme por ende s’dihen shkaqet që…

Read More

Një krim brutal në Volos , ku një burrë 40-vjeçar vrau gruan e tij 36-vjeçare, me të cilën ka katër fëmijë, dhe më pas u arratis. Krimi ndodhi në pallatin ku jeton familja në rrugën Konstanta. Sherri filloi në apartamentin e tyre dhe çifti zbriti në hyrje të pallatit ku vazhduan të ziheshin. Më pas, burri, një shtetas shqiptar, dyshohet se vrau gruan e tij gjithashtu shqiptare me një objekt të mprehtë dhe u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Informacioni është se krimi ndodhi para syve të të paktën njërit prej fëmijëve të familjes, i cili madje thuhet se…

Read More

Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish te aksioni për çlirimin e hapësirave publike, të cilat janë zaptuar në mënyrë të padrejtë nga baret dhe restorantet në të gjithë vendin. Ai kësaj here ka denoncuar një tjetër gjyqtar, i cili sipas tij ka marrë dy vendime, në kurriz të interesit publik. Sipas tij, gjyqtari Klarent Demiri ka marrë vendimin për të penguar ekzekutimin e vendimit të çlirimin e një zone, e cila është zaptuar nga një bar. Ai thotë se nuk do të tolerohen individë apo funksionarë të tillë, që veprojnë kundër interesit publik. “Ne nuk do ta tolerojmë më as…

Read More

Forcat e Operacionales së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në bashkëpunim me Dvp Korçë, aksion në qytet. Vetëm pak momente më parë, në qendër të qytetit, forca të shumta policie kanë ndërhyrë për kapjen e një personi. Burime bëjnë me dije se aksioni po kryhet për persona në kërkim, ende nuk ka informacion se kush është personi i ndaluar. Priten detaje në vijim.

Read More

Një punonjës i Gardës së Republikës është arrestuar për kanosje dhe prishje të rendit të qetësisë publike. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) e rajonit Tiranë njofton se Enis Keta u arrestua pas një konflikti me një të afërmin e tij për motive të dobëta, të cilin e ka kërcënuar edhe me armën e shërbimit. Sipas AMP, ngjarja është shënuar pranë banesës së tij.

Read More

Një aksident është regjistruar këtë të premte në aksin rrugor Lin – Pogradec, ku një automjet ka goditur një të moshuar dhe një vajzë të vogël, të dyja këmbësore. Në momentin e aksidentit, ata po kalonin nga një krah në krahun tjetër të rrugës. Mësohet se e moshuara ka marrë dëmtime të shumta dhe është transportuar në spitalin e Pogradecit, në gjendje të rëndë. Aktualisht më vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe po merret me zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Read More