Në Fushë-Arrëz është shfaqur një vatër zjarri në pyjet pranë fshatit Kryezi në Podinat. Zjarri i ndihmuar nga erat e forta po përhapet me shpejtësi në pyjet e pishës së zezë. Shërbimi zjarrfikës, Shërbimi Pyjor dhe Policia kanë shkuar në vendin ku ka rënë zjarri. Bashkia bën thirrje për ndërhyrje të menjëhereshme nga ajri dhe apelon banorët që të mobilizohen për vëninen nën kontroll të flakëve.
Author: tirana
25- vjeçari Xhesion Toromeni i cili vrau 32-vjeçarin Besmir Kumria në Kryekuq të Divjakës për kanalin e ujit, tha para hetuesve se viktima i kishte dhunuar babanë tre vite më parë për një kanal uji. Ai ka deklaruar se kur e kishte parë Besmir Kumrinë nuk kishte duruar dot dhe është futur në lokal për ta goditur në shenjë hakmarrje ndaj dhunimit të të atit. ”Para tre vjetësh, për vijën e ujit, viktima më ka rrahur keq babanë. Dhe unë e pashë ulur në lokal, nuk durova dhe shkova e qëllova”, ka thënë autori. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 19 gushtit…
Ujësjellës-Kanalizime Tiranë njoftoi këtë të enjte qytetarët se për shkak të defekteve të shkaktuara në rrjet, do të ketë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit. Zonat e prekura nga defekti në stacionin e pompimit: KombinatPrushSharrë Zonat e prekura nga defekti në linjën kryesore në depot qendrore të ujësjellësit mbi Qytetin Studenti: Rruga e Elbasanit“3 Vëllezërit Kondi”Zona e SanatoriumitKodra e DiellitLiqeni i ThatëSauku i RiSauku i Vjetër Sipas njoftimit të Ujësjellës Kanalizimeve, punonjësit janë në terren dhe po punojnë intensivisht për riparimin e defekteve dhe rikthimin sa më shpejt të furnizimit normal me ujë. UKT…
Një inspektor policie nga Brçko në Bosnje dhe Hercegovinë vdiq dhe, sipas informacioneve në dispozicion, incidenti ishte rezultat i përpjekjes së tij për të grabitur ish-burrin e të dashurës së tij. Tentativa e grabitjes përfundoi me një rënie fatale nga dritarja. Policia e distriktit të Brçkos konfirmoi se oficerët e tyre morën një raport për zhurmë në një apartament në një ndërtesë banimi të enjten në mbrëmje. “U përcaktua se një person i panjohur, me shumë mundësi duke përdorur çelësin origjinal, hyri në apartament pa autorizim dhe gjithashtu, me qëllim largimin nga vendi i ngjarjes, pësoi lëndime nga të cilat…
Një përleshje e dhunshme shpërtheu në një anije turistike Carnival, kjo pasi pasagjerët u përleshën ndërsa prisnin në radhë për ushqim. Videoja e përleshjes tregon një grup pasagjerësh të rinj që shkëmbejnë grushte dhe hedhin njëri-tjetrin në tokë, ndërsa pasagjerë të tjerë mblidhen përreth për të parë kaosin. Rojet u përpoqën të ndërhynin dhe njëri prej tyre u largua nga përleshja dhe nxori radio-telefonin e tij. Anija u nis nga Miami të enjten e kaluar dhe bëri dy ndalesa në Bahamas përpara se të kthehej në Florida të hënën. Carnival nuk iu përgjigj kërkesës së gazetës për koment.
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se emigracioni është drama e vërtetë e ekonomisë shqiptare, duke theksuar se largimi në masë i forcës së punës ka prekur konsumin, shpenzimet dhe vetë punësimin. Përmes një video të postuar në Facebook, teksa i referohej edhe të dhënave të fundit të INSTAT, sipas të cilave punësimi tek personat mbi 64 vjeç është rritur me 7.9%, duke sinjalizuar plakjen e tregut të punës. ”Shqipëria nuk e ka më avantazhin konkurrues të të rinjve që punonin dhe investonin këtu; shpresa e ekonomisë është kthyer tek mosha e tretë, vendi ka humbur forcën tërheqëse të…
Kryeministri Edi Rama thotë se lirimi i hapësirave publike nuk është aksion, po faza e parë e një transformimi të ri. Rama ka postuar pamje nga lirimi i hapësirave publike në të gjithë vendin. ”Nuk është aksion, po faza e parë e një transformimi të ri, për Tiranën e për të tjera qytete më të pastër, më të gjelbër, po edhe me njësi shërbimi më bashkëpunuese e më miqësore me komunitetin”,-shkruan Rama. Lirimi i hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara për komunitetin dhe qytetarët, vazhdon në të gjithë vendin prej muajit korrik. Në këtë…
Në kuadër të aktivitetit “Dashuria për Atdheun-Diaspora si bartëse e vlerave universale”, të zhvilluar në Shkodër me rastin e Ditës së Diasporës, Myzafere Alija, një ndër figurat më të përkushtuara të komunitetit shqiptar jashtë vendit, është nderuar me titullin “Ambasadore e Paqes”. Ky vlerësim i është dhënë për kontributin e palodhur dhe të qëndrueshëm në mbështetje të diasporës shqiptare, si dhe për përpjekjet e saj për ruajtjen e identitetit kombëtar, gjuhës dhe kulturës shqiptare mes bashkatdhetarëve. Ky aktivitet u organizua nga Këshilli Rajonal i Paqes Shkodër, me pjesëmarrjen e personaliteteve të njohura nga fusha e paqes, diplomacisë dhe përfaqësuesve të…
Stadiumi ARM në Shkup, mbrëmjen e së mërkurës u mbush me mijëra fansa që erdhën për të shijuar koncertin e këngëtarit të njohur, Yll Limani. Artisti realizoi një mbrëmje të jashtëzakonshme, performancë live e interpretoi më shumë se 30 këngë, ku secila ka një domethënie të veçantë dhe është shndërruar në hit. Atmosfera ishte e mrekullueshme, me publikun që këndonte vazhdimisht me Yllin, duke bërë kështu që të ketë emocione të shumta e momente që do të mbahen mend gjatë. Përveç muzikës, ky koncert solli edhe një moment unik: Ylli kishte përgatitur një befasi për familjen që e kishte strehuar…
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka vendosur ti qëndrojë besnik Ilir Metës dhe Partisë së Lirisë. Pasi i dhuroi katër ulëse të sigurta në Kuvend, do ti japë edhe 3 deputetë hua për të krijuar një grup parlamentar. ”Ne kemi renë dakord që në rast se forca jonë politike nuk do kalonte pragun prej 7 deputetësh të domosdoshëm për krijimin e grupit parlamentar atëherë do marrim tre deputet nga Partia Demokratike në mënyrë që te jemi gjithashtu një zë i rëndësishëm në Kuvendin e ri. Të jeni të sigurt që zëri i zotit Meta do dëgjohet fuqishëm në Kuvendin e…
Diplomati më i lartë i Rusisë ka sulmuar të ashtuquajturin ‘koalicion të të vullnetshëmve’, duke i akuzuar ata se po përpiqen të minojnë “progresin” e bërë midis Donald Trump dhe Vladimir Putin në Alaska, mbi arritjen e paqes në Ukrainë. Sipas mediave të huaja, Sergei Lavrov tha se grupi i aleatëve të Ukrainës po “përpiqet ta zhvendosë fokusin nga zgjidhja e shkaqeve rrënjësore” të luftës. “Shpresoj që një aventurizëm i tillë evropian të dështojë”, tha ai. Ministri i Jashtëm rus i quajti gjithashtu “të pashpresa” përpjekjet për të diskutuar garancitë e sigurisë pas luftës për Ukrainën, të cilat ndryshonin nga…
Një 25-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Portin e Durrësit me qëllim ekstradimin në Zvicër. Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit pas informacioneve se një shtetas në kërkim ndërkombëtar do të udhëtonte drejt Italisë, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen e tij.Si rezultat, u kap në tentativë për të dalë nga Shqipëria dhe u arrestua me qëllim ekstradimin, Mërgim Bruti, 25 vjeç, banues në Itali. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern, pasi Gjykata e Luzern, Zvicër, me vendimin e datës 08.01.2025, e ka dënuar me 27 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja”…