Author: tirana

Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ishte objekt kontrolli për sistemin e kontrollit të brendshëm nga Drejtoria e Harmonizimit të Menaxhimit Financiar, Kontrollit dhe Kontabilitetit e Ministrisë së Financave. Përmes një njoftimi për shtyp, ILD bën të ditur se, gjatë javës së parë të qershorit 2025, ekipi i Ministrisë së Financave monitoroi proceset e punës në ILD, duke analizuar dhe vlerësuar me detaje gjendjen e sistemeve të kontrollit të brendshëm të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. U verifikua mjedisi i kontrollit, menaxhimi i riskut, aktivitetet e kontrollit, që synojnë reduktimin e risqeve, informacioni e komunikimi, si dhe…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Bulqizë ku një 33-vjeçar është gjetur nga familjarët pa shenja jete. Dyshohet se viktima vuante nga shëndeti mendor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit. Njoftim i Policisë: Bulqizë/Informacion paraprak Rreth orës 10:50, në Fushë-Bulqizë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete dyshohet i vetëvarur, shtetasi A.D., 33 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga shëndeti mendor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Read More

Departamenti i Shtetit ka anuluar më shumë se 6,000 viza studentore në vitin 2025 për tejkalime të afateve të qëndrimit dhe shkelje të ligjit dhe mbështetje për terrorizmin. Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë informacionin e konfirmuar nga mediat amerikane.“Çdo vizë studenti e anuluar nën Administratën Trump ka ndodhur sepse individi ose ka shkelur ligjin, ose ka shprehur mbështetje për terrorizmin ndërsa ndodhej në Shtetet e Bashkuara”, shkruhet në postimin e ambasadës. Sipas Fox News, administrata Trump ka nisur nisma të shumta që synojnë kufizimin e imigracionit dhe revokimin e vizave për ata që ndjekin institucione akademike në SHBA.Ata që…

Read More

Cërrik Si rezultat i veprimeve të shpejta të kryera pas kallëzimit për vjedhjen e një automjeti, Policia identifikon, kap dhe vë në pranga autorin e dyshuar të vjedhjes dhe gjen automjetin e vjedhur. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, se në Belsh, i kishin vjedhur automjetin që ai e kishte marrë me qira, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe…

Read More

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u tha gazetarëve mbrëmë se një takim me Vladimir Putin do të ishte i mundur pas përcaktimit të boshteve kryesore të një marrëveshjeje me Perëndimin mbi garancitë e sigurisë për Ukrainën. “Ne duam të arrijmë një marrëveshje mbi strukturën e garancive të sigurisë brenda shtatë deri në dhjetë ditësh. Dhe bazuar në këtë bazë të përbashkët, ne synojmë të organizojmë një takim trepalësh në të cilin do të marrë pjesë edhe presidenti amerikan”, sqaroi ai.Volodymyr Zelensky tha gjithashtu se do të donte të shihte një “reagim të fortë” nga Uashingtoni nëse presidenti rus nuk dëshiron të…

Read More

Ndërtimi i Spitalit të Kirurgjisë Kardiovaskulare në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shkon drejt fundit. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë pamjet në rrjetet e tij sociale. Shefi i qeverisë thotë se ky spital është një nga investimet më të rëndësishme në sistemin shëndetësor në Shqipëri. QSUT – ku po punohet për detajet e fundit të Spitalit të ri të Kirurgjisë Kardiovaskulare, një nga investimet më të rëndësishme në sistemin tonë shëndetësor”, shkruan kryeministri.

Read More

Një tragjedi është shënuar në New Hampshire të SHBA-së, ku një grua qëlloi dhe vrau bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre përpara se t’i jepte fund jetës. Emily Long, 34 vjeç, u gjet e vdekur së bashku me bashkëshortin e saj Ryan Long, 48 vjeç, dhe dy nga fëmijët e tyre, Parker, 8 vjeç, dhe Ryan, 6 vjeç, në shtëpinë e tyre në New Hampshire të hënën në mbrëmje.Fëmija i tyre i tretë, 3 vjeç, u gjet gjallë dhe është nën kujdesin e anëtarëve të familjes ndërsa hetimi vazhdon. Të dy fëmijët u qëlluan në kokë, ndërsa 48-vjeçari Ryan, i…

Read More

Administratori i një farmacie në Tiranë ka rënë në pranga pasi tregtonte medikamente mjekësore të kontrabanduara. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Medikamentet”.Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi A. H., 35 vjeç, dhe nisi procedimi penal për shtetasen A. M., 33 vjeçe, të dy banues në Tiranë. Gjatë kontrollit në farmacinë që administronte shtetasi A. H., në bulevardin “Zogu i Parë” shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë…

Read More

Afër 350 mijë hektarë tokë vlerësohet se është djegur nga zjarret në Spanjë gjatë 13 ditëve të fundit, teksa vendi ende po përballet me 22 zjarre aktive. Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS) vlerësoi se gjithsej 391.581 hektarë tokë janë djegur në Spanjë deri më tani këtë vit, me 350 mijë hektarë të djegura vetëm në 13 ditët e fundit. Aktualisht ka 22 zjarre aktive me nivelin më të lartë të rrezikut në të gjithë vendin, që shpërthyen në komunitetet autonome Galicia, Castile, Leon dhe Extremadura. Autori i dyshuar i tre zjarreve të njëkohshme të djeshme në…

Read More

Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur në Hamallaj, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 28-vjeçar, Liridon Rata, gjatë një konflikti me sende të forta e më pas me armë zjarri, për parkimin e një automjeti. Vihen në pranga dy shtetas dhe shpallen në kërkim dy të tjerë.Sekuestrohen dy armë të ftohta (thika) dhe prova shkencore që do t’i shërbejnë hetimit për dokumentimin e plotë ligjor të autorësisë së ngjarjes. Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur…

Read More

Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar në një aksident rrugor në Klinë të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur Spitali i Pejës, i cili konfirmon se të lënduarit po marrin trajtimin e duhur mjekësor “Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton opinionin publik se, si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në fshatin Dollc të Klinës, në Emergjencën e Spitalit është sjellë një person pa shenja jete. Gjithashtu, deri më tani kemi pranuar 5 persona të lënduar nga ky aksident, të cilët po trajtohen dhe po marrin kujdesin e nevojshëm nga ekipet tona…

Read More