Author: tirana

Valët e nxehtësisë që favorizojnë zjarret dhe mbipopullimi në destinacionet tradicionale po ndryshojnë gjithnjë e më shumë preferencat e evropianëve për udhëtime. Kjo është vënë re që në pranverë, me rritjen e pushimeve jashtë sezonit veror dhe që konfirmohet në sondazhin më të fundit të Komisionit Evropian të Udhëtimeve. Më shumë se gjysma (55%) e 6,001 udhëtarëve të intervistuar në 10 vende kërkojnë destinacione më pak të njohura për udhëtimet e tyre. Frika nga vendet me shumë njerëz gjatë vitit të kaluar ka shkuar nga pozicioni i shtatë në të tretin, duke u renditur pas rritjes së kostove të udhëtimit…

Read More

Shqipëria po e vendos veten me shpejtësi si një nga destinacionet më të habitshme në Ballkan dhe Tirana përfaqëson zemrën që rreh në këtë transformim, shkruan Federico Sala për faqen e njohur turistike italiane agriturismolebalzarine.it. Nëse jeni duke kërkuar një përvojë autentike udhëtimi, plot kontraste interesante dhe larg nga rruga e rrahur e turizmit masiv, kryeqyteti shqiptar do t’ju ofrojë emocione të papritura. Me ngjyrat e saj të gjalla, historinë e saj të trazuar dhe energjinë e saj ngjitëse, Tirana është gati t’ju magjepsë. Duke ecur nëpër rrugët e Tiranës, do të gjeni veten të zhytur në një kaleidoskop përvojash…

Read More

Ish- zv Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Daniel Shima është kthyer pranë familjes. Ai u denoncua i zhdukur pasditen e së mërkurës nga familja. Gjatë deklarimeve që Shima ka dhënë pas rikthimit ka pohuar se ishte larguar në jug të vendit, pas një sherri që kishte pasur me të dashurën e tij. Ai nuk ka dhënë shpjegime lidhur me mesazhin e dhënë familjes se po e arrestonte policia.

Read More

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka promovuar bukuritë natyrore të Lëpushës dhe Kelmendit, në Malësinë e Madhe, si destinacione të veçanta turistike në Alpet shqiptare. Ai ndau pamje nga kjo zonë malore, duke e përshkruar Lëpushën si “një mrekulli të Alpeve tona”. Sipas Ramës. Lëpusha nuk duhet të mungojë në itinerarin e atyre që janë të apasionuar pas turizmit natyror. “Lëpusha e Kelmendit në Malësi të Madhe, një mrekulli e Alpeve tona, e një destinacion që s’duhet të mungojë në udhëtimet e të pasionuarve pas turizmit natyror”, thekson Rama.

Read More

Edon Zhegrova e ka pranuar ofertën e Juventus dhe tani duhet të jetë Lille ajo që duhet të bjerë dakord, sipas gazetës “Tuttosport”. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës është gati të firmosë një marrëveshje 5-vjeçare me 2 milionë e gjysmë euro në sezon plus shpërblime të tjera. Kjo shifër është shumë më e lartë se ajo që përfiton aktualisht. Dëshira e Zhegrovës për t’u larguar nga Lille ishte e qartë qëkur nuk pranoi të rinovonte kontratën që mbyllet më 30 qershor 2026. Klubi francez kërkonte në fillim 25 milionë euro, por sipas mediave italiane mund të mbyllet me 18 ose…

Read More

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të cilat do të jenë të përqendruara kryesisht në veriperëndim.Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e pasdites në veriperëndim të vendit me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 20 m/s.Valëzimi në det do të jetë i forcës 3-5 ballë.Temperaturat do të rriten në vlerat maksimale 37 gradë…

Read More

Dashi Do të jeni më të fortë edhe fizikisht gjatë kësaj dite dhe gati për të fituar. Nëse keni angazhime të rëndësishme, mos i shtyni për më vonë. Mund të përballeni me çdo gjë. Udhëtimet janë gjithashtu mjaft të favorshme. Demi Do të ketë një rritje ekonomike, por kujdes me shpenzimet. Nëse duhet të bëni një blerje të rëndësishme, bëni mirë që ta shtyni për pak më vonë. Në dashuri do të përjetoni emocione të bukura. Mund të gjeni një marrëveshje edhe për personin që ju intereson. Atmosfera mund të jetë mjaft harmonike për raportet në çift. Binjakët Nëse jeni…

Read More

Shkencëtarët kanë zbuluar ide të reja për mënyrën se si vitamina D ndikon në sistemin imunitar dhe si mund të ndikojë në ndjeshmërinë ndaj sëmundjeve, përfshirë sklerozën e shumëfishtë, sipas një studimi të publikuar në Frontiers in Immunology. Vitamina D prodhohet nga organizmi dhe shpesh njihet për përfitimet e saj për shëndetin. Studimet e fundit tregojnë se ajo ndikon edhe tek qelizat kyçe të sistemit imunitar. Kjo zbulim mund të shpjegojë se si vitamina D rregullon reagimet imunitare që lidhen me sëmundjet autoimune. Ekipi kërkimor u fokusua në mënyrën se si vitamina D ndikon në një mekanizëm të rëndësishëm të…

Read More

Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi i është përgjigjur kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, duke e akuzuar se nuk njeh anëtarët e PD-së. Këtë herë në postimin e saj, ajo i referohet një prej publikimeve të bëra nga Bardhi në rrjetet sociale, ku ky i fundit pretendon për deformim të procesit zgjedhor nga ana e socialistëve në një prej qendrave të votimit në qarkun e Fierit. “O gazo, po s’ka nevojë ta marrë vesh çdo ditë e gjithë dynjaja që ti nuk njohe kurrë komisionerët e PD-së në qarkun e Fierit,…

Read More

Një Jet Ski i Policisë Kufitare është përplasur me një Jet Ski tjetër në brigjet e Vlorës. Policia njoftoi se autoritetet kishin marrë njoftim se një turist me kanoe kërkonte ndihmë dhe për këtë arsye efektivët e Policisë Kufitare u nisën drejt vendit të ngjarjes.Por gjatë lundrimit mjeti i policisë u përplas me Jet Ski-në tjetër ku ndodheshin dy persona. Si pasojë, drejtuesi i saj, mori dëmtime të lehta. “Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet procedurale, në bashkëpunim me AMP, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”,njoftoi policia. Kujtojmë se gjatë sezonit turistik të këtij viti janë shënuar…

Read More

Një 29-vjeçar nga Tirana është deklaruar fajtor nga gjykata për mashtrimin e disa taksistëve në kryeqytet. Përveçse nuk i paguante për shërbimin, ai ju merrte shuma të vogla parash gjatë rrugës. Skema e të riut funksiononte mbi krijimin e besimit tek taksistët, duke ju lënë si garanci sende personale në makinë, që në përfundim rezultonin të ishin mbeturina të marrë në koshin më të afërt. Emrah Sh. u përball me Gjykatën e Tiranës pas kallëzimit të dy prej taksistëve të mashtruar prej tij, ndërkohë që vetë ai pranoi pas arrestimit se kishte mashtruar edhe të paktën tre të tjerë. Në…

Read More

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me denoncimin nga familjarët e Daniel Shimës, për zhdukjen e tij pa gjurmë ditën e sotme në Tiranë. Kallëzimi në Komisariatin Nr.1 të Tiranës është bërë nga nëna e 34-vjeçarit Daniel Shima, pasi ky i fundit u kishte dërguar një mesazh se “po e arrestonin”. Por pas verifikimeve ka rezultuar se ndaj tij nuk kishte asnjë urdhër ndalimi. “Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34…

Read More