Ish-godina e maternitetit të Sarandës, në kuadër edhe të rijetëzimit të aseteve publike, po shndërrohet në një Qendër Multifunksionale për të rinjtë, investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu dhe drejtori i FSHZH-së, Dritan Agolli panë nga afër zbatimin e këtij projekti ku godina e ndërtuar që në vitin 1930 dhe e braktisur prej vitesh, do të shërbejë si një qendër edukimi praktik, muze si dhe hapësirë sociale dhe kulturore. Koçiu shtoi se synimi është të krijohet një model i qëndrueshëm që mbështet zhvillimin lokal, turizmin dhe përfshirjen e të rinjve në jetën…
Author: tirana
Deputetja e Vetëvendosjes Shqipe Mehmeti Selimi, nuk votoi për Donika Gërvallen, e cila ishte kandidate e partisë për kryetare të Kuvendit të Kosovës. Në një postim në Facebook ajo sqaron se mosvotimi nuk është për arsye partiake, por sjell në vëmendje një postim të 7 shkurtit dhe 25 marsit të 2020 të Donika Gërvallës, e cila shprehej kundër propozimit të bashkëshortit të saj Rexhep Selimi në postin e kreut të grupit parlamentar të VV-së. “Në përgjigje të interesimit të madh të mediave dhe opinionit publik lidhur me arsyen se pse nuk mora pjesë në votim gjatë seancës së sotme, dëshiroj…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin. Turqia mbështet përpjekjet për të vendosur një paqe të përhershme në Ukrainë me pjesëmarrjen e të gjitha palëve, i tha Tayyip Erdogan Vladimir Putinit në një telefonatë sot, sipas presidencës turke. Po ashtu presidenti turk Erdogan i tha Putinit se po ndiqte nga afër zhvillimet në lidhje me procesin dhe se Turqia ishte përpjekur për një paqe të drejtë që nga fillimi i luftës, tha presidenca turke. Sipas mediave të huaja, në njoftimin e Moskës për bisedën telefonike thuhet se Putin shprehu vlerësimin e Rusisë…
Për 140 deputetët e mandatuar të Kuvendit pas 11 Majit, SPAK nuk ka regjistruar asnjëri prej tyre si person nën hetim. Top Channel e mori këtë përgjigje nga SPAK-u, pasi i dërgoi emrat e deputetëve të shpallur fitues nga KQZ-ja. Për shkak të shumë akuzave publike nga të gjitha palët, të ngritura veçanërisht, para zgjedhjeve, pyetja ishte direkt: A ka deputetë nën hetim? Përgjigja e SPAK-ut nuk ishte aq e drejtpërdrejtë, por mjaftueshmërisht e kënaqshme për politikanët e vjetër dhe të rinj, në maxhorancë dhe në opozitë. “Emrat e përfshirë në listat e dërguara, nuk rezultojnë të jenë regjistruar deri…
Deputeti i zgjedhur i PD, Klevis Balliu ka denoncuar atë që po ndodh me shoqërinë KAYO dhe TIMAK. shpk. Ai i bën thirrje institucioneve të vendit që të hetojnë në lidhje me atë që po ndodh me KAYO dhe TIMAK DIFENSE, ndërsa theksoi se po cënohet sigurria kombëtare. ”Të nisin menjëherë një hetim të plotë dhe transparent për këtë aferë. Të verifikojnë ligjshmërinë, kriteret dhe standardet e sigurisë kombëtare të kompanive të krijuara. Të ndalojnë çdo veprim që rrezikon pasuritë strategjike dhe pronat ushtarake të vendit. Kjo aferë nuk është thjesht një skandal financiar. Ajo lidhet drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare…
Kombëtarja shqiptare “Socca 6×6” në minifutboll ka arritur fitoren e parë në fazën e grupeve të “Socca EuroCup 2025”, duke mundur Turqinë me rezultatin 3-1 në ndeshjen e dytë. Kuqezinjtë triumfuan me përmbysje, falë golave të Bernad Gllogjanit (2) dhe Steven Kodrës. Trajneri Irtan Sejko e nisi takimin me këtë formacion titullar: Kejd Myrta (portier), Klejdis Branica, Rej Xhaferi, Flavio Prendi, Giovani Hoxha dhe Guido Tepshi. Turqia kaloi e para në avantazh, duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 6-të me golin e Ali Aytac. Shqipëria reagoi në fundin e pjesës së parë, duke barazuar me anë të Steven Kodrës. Në…
Qyteti i Shkodrës mbrëmjen e së martës u mbush me muzikë dhe emocion, teksa këngëtari Luiz Ejlli mbajti një koncert spektakolar që tërhoqi mijëra fansa. Interpretimet e tij plot ndjenjë dhe energji krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme, duke e bërë mbrëmjen një përvojë të paharrueshme për të gjithë të pranishmit. Gjatë koncertit nuk munguan momentet prekëse dhe emocionuese, që treguan lidhjen e fortë mes Luizit dhe publikut të tij. Familja e këngëtarit ishte gjithashtu e pranishme për të ndarë këtë sukses: nëna e tij, partnerja Kiara dhe vajza e vogël, Luna Mari, ndoqën nga afër performancën e Luizit, duke e…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga lirimi i hapësirave publike në Durrës, ndërhyrje që synojnë të rrisin cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve. ”Durrës, ecim”, shkruan Rama krahas pamjeve të çmontimit të strukturave të ndryshme të vendosura në shkelje nga subjektet private. Lirimi i hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara për komunitetin dhe qytetarët, vazhdon në të gjithë vendin prej muajit korrik. Në këtë kuadër, Rama ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi. Ky…
Kompanitë shqiptare renditen të parat në rajon dhe mbi mesastaren e Bashkimit Europian përsa i përket përdorimit të teknologjive të avancuara dhe inteligjencës artificiale në aktivitetin e tyre .Në një raport të fundit të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, rezulton se mbi 12% e kompanive shqiptare përdorin inteligjencën artificiale, nivel ky që rezulton sa dyfishi i mesatares rajonale që është 5% dhe mbi nivelin mesatar të Bashkimit Europian, që arrin në 7%.Por përtej kësaj bizneset shqiptare kanë vënë në përdorim edhe teknologji të tjera të avancuara dhe 23 % e kompanive raportuan se përdorin zgjidhje cloud, 33% përdorën analizat e të…
Presidenti rus Vladimir Putin diskutoi sot në telefon me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan gjendjen e negociatave për Ukrainën, Sipas Kremlinit, Putin theksoi “me kënaqësi ndihmën e ofruar nga Turqia” në negociatat ruso-turke të zhvilluara deri më tani në Stamboll.Kjo telefonatë vjen disa ditë nga takimi i Putinit me presidentin amerikan Donald Trump dhe takimit të këtij të fundit me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderët europianë në Shtëpinë e Bardhë.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kantierin e ndërtimit të ujëmbledhësit të kanalit të Bllacës në Bulqizë, ku një 68-vjeçar i cili ushtronte profesionin si mekanik ka humbur jetën gjatë ushtrimit të detyrës. Si pasojë e këtij incidenti, është nisur procedim penal ndaj drejtuesit teknik të subjektit ndërtues, i dyshuar për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Njoftim i Policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për shtetasin A. H., 70 vjeç, banues në Tiranë, drejtues teknik i subjektit që kryen…
Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, mbrëmjen e djeshme, gjatë patrullimit në territor, në lagjen “18 Tetori”, kanë konstatuar 2 shtetas që po tentonin të vidhnin karburant dhe pajisje, në ambientet e një firme ndërtimi. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë arrestuar autorët e dyshuar, shtetasit G. C., 54 vjeç dhe J. C., 40 vjeç, banues në Lushnjë (vëllezër).