Author: tirana

Ditën e mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Parashikohen alternime vranësirash të mesme dhe të larta, kryesisht të përqendruara në zonat kodrinore-malore. Era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit me një shpejtësi mesatare prej 6 m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë bregdetit herë pas here do të arrijë deri në 10 m/s. Deti do të paraqitet i qetë, me valëzim të lehtë në forcën 1–2 ballë, çka krijon kushte të favorshme për lundrim dhe pushime në bregdet.

Read More

Dashi Mos jini shumë xheloz në raport me partnerin/en, pasi në këtë moment është e rëndësishme që të ruani hapësirat tuaja, pa u provokuar nga të tjerët. Kjo e martë parashikon mundësi të mira në vendin e punës. Demi Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për të vënë në zbatim strategji me vlerë, të cilat i keni përpunuar gjatë javëve të fundit. Do të jeni gati që të mbroni propozimet tuaja nga kritikat e kolegëve ziliqarë. Ndërsa në dashuri duhet të jeni më kurajoz dhe të mos hezitoni, përballë një personi që ju pëlqen. Binjakët Ka ardhur momenti që…

Read More

Çdo ditë vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike. Kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë video nga terreni, ka një mesazh. ”Vazhdojmë çdo ditë t’i hapim rrugë Rilindjes Urbane 2.0, për Shqipërinë 2030 në BE”,-shkruan Rama. Lirimi i hapësirave publike shihet si pjesë e vizionit të qeverisë “Rilindja Urbane 2.0”. Aksioni ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet.

Read More

Qeveria propozon ndryshime në organizimin e institucioneve të administratës publike. Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Anti-korrupsionin ka hedhur në konsultim publik projektligjin “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”. Nga tre aktualisht, pritet të ketë vetëm 2 kategori të institucioneve jo-ministrore. ”Projektligji propozon ekzistencën e vetëm dy llojeve të trupave jo-ministrore/ekzekutive, pra mbajtjen e institucioneve klasike të varësisë ku sipas këtij propozimi do të përfshihen edhe agjencitë aktuale autonome, dhe ri-konceptimi tërësor i Agjencive Autonome për të akomoduar tipologjinë aktuale të Autoriteteve Rregullatore, duke rregulluar regjimin e tyre juridik të organizimit dhe funksionimit të aftë për të garantuar…

Read More

Shtëpia e Bardhë ka publikuar letrën nga Zonja e Parë Melania Trump, që i është drejtuar Putinit, gjatë samitit që u mbajt në Alaskë me presidentin Trump. Në letrën nënvizohet çështja e vështirë të fëmijëve në Ukrainë. “Çdo fëmijë ndan të njëjtat ëndrra të qeta në zemrën e tij, pavarësisht nëse lind rastësisht në fshatrat rurale të një kombi apo në një qendër qyteti madhështor. Ata ëndërrojnë për dashuri, mundësi dhe siguri nga rreziku”, shkroi zonja e parë. Kritikët shpejt vunë në dukje se letra nuk ishte vetëm e paqartë në lidhje me fëmijët për të cilët po fliste Melania…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizitoi sot Spitalin Ditor “Ismet Shushi”, në Delvinë, ku vlerësoi profesionalizmin që tregoi stafi i këtij spitali për përballimin e situatës së shkaktuar nga zjarret. E shoqëruar nga kryetari i bashkisë Delvinë, Besmir Veli, Koçiu zhvilloi një takim me stafin e spitalit, të cilëve u shprehu mirënjohjen për përkushtimin dhe gatishmërinë e treguar në punë, gjatë ditëve të vështira të zjarreve masive që përfshinë zonën e Delvinës. “Në ditët e vështira të javës që lamë pas, ku rrethinat e qytetit u përfshinë nga zjarret, ata trajtuan rastet urgjente, përfshirë pacientë me probleme…

Read More

Pas javëve të vështira, një vatër e madhe zjarri ka shpërthyer këtë pasdite në fshatin Lapardha të Bashkisë Selenicë, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre. Flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta. Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për të vendosur situatën nën kontroll, por terreni i thyer dhe përmasat e zjarrit e bëjnë ndërhyrjen të vështirë. Ndaj është kërkuar edhe ndihma nga ajri për të shmangur përhapjen e flakëve.

Read More

3 javë pushim, dhe nesër deputetët e Kuvendit të Kosovës do të tentojnë sërish konstituimin e institucionit. Ky hap vjen pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila urdhëroi zgjedhjen e kryeparlamentarit brenda 30 ditësh përmes votimit të hapur, duke përcaktuar se kandidati mund të votohet vetëm tri herë dhe se të gjithë deputetët duhet të marrin pjesë në votim. Lëvizja Vetëvendosje këmbëngul sërish në emrin e Albulena Haxhiut, ndërsa opozita e deritashme nuk tregon gatishmëri për kompromis. Njohës të çështjeve kushtetuese paralajmërojnë se dështimi mund ta çojë vendin në një situatë të re institucionale. Sërish Haxhiu Në vazhdimin…

Read More

Vendimi i gjykatësit Hazbi Balliu që çliroi pallatin e konfiskuar, është komentuar sërish nga kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë ka publikuar një foto nga arsyetimi i vendimit të gjyqtarit Balliu, ndërsa shkruan se prokurorë e gjyqtarë po angazhohen në favor të ndërtuesve të paligjshëm. Më 18 qershor Komisioni i Objekteve të Konfiskuara kishte vendosur kalimin në këtë objekt të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, godina e cilës u dëmtua rëndë nga tërmeti i vitit 2019, por gjyqtari Balliu e anuloi këtë vendim duke vendosur sigurim padie me kërkesë të pronarit. Postimi i plotë Më në fund gjykatësi Balliu e nxorri…

Read More

Bonart Ajvazi, CEO i “Three60”, i cili menaxhon artistët Yll Limani dhe Gjesti, bëri të ditur se një duet mes tyre mund të ndodhë në të ardhmen, edhe pse aktualisht nuk ka asgjë konkrete që t’i konfirmojë planet e tyre. Të dy janë të zënë me zhvillime të rëndësishme në karrierën e tyre. Ylli Limani është gati të mbajë një koncert historik në Shkup nesër, ndërsa Gjesti po përballet me një problem të papritur me kompaninë e distribuimit të muzikës në YouTube. Kjo situatë tregon se bashkëpunimi i mundshëm ka nxitur kuriozitetin e fansave, momentalisht prioritetet e tyre janë të…

Read More

Zgjedhja stilistike e Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, pas mbërritjes së tij në Anchorage për takimin Trump-Putin në Alaska, shkaktoi shumë diskutime. Lavrov zgjodhi të shkonte në Amerikë duke mbajtur veshur një bluzë me mbishkrimin “BRSS” shkronjat cirilike që i referohen ish-Bashkimit Sovjetik. Imazhi i diplomatit rus shkaktoi reagime dhe komente të forta, pasi veshja u interpretua nga shumë si një referencë simbolike për epokën e Luftës së Ftohtë. Lavrov pohoi se delegacioni amerikan në Alaska kishte reaguar ndaj bluzës pa “asnjë histeri”. Siç tha ai, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, madje e ka komentuar pozitivisht për…

Read More

Kapiteni Mario Roshi është kthyer barrierën kryesore të mbrojtjes, duke u bërë garancia kryesore e suksesit në FSHF Sunday League. Me një mbrojtje të hekurt dhe strategji brilante, Roshi ka treguar pse konsiderohet një nga lojtarët më të fortë të kampionatit. Lider në fushë, ai udhëheq skuadrën jo vetëm me aftësi fizike, por edhe me përvojën dhe qetësinë që transmeton tek shokët e ekipit. Rezultatet flasin vetë: Tigers vazhdon të qëndrojë në krye të renditjes, duke fituar ndeshje pas ndeshjeje, dhe një pjesë e madhe e këtij suksesi lidhet pikërisht me punën e palodhur të kësaj dysheje.

Read More