Kapiteni i Tigres FC, Mario Roshi ishte protagonisti absolut në fitoren e bindshme 4-1 ndaj AlphaCrossfit, në ndeshjen hapëse të edicionit të gjashtë të kampionatit amator FSHF Sunday League Albania 9×9. Që nga minutat e para, Mario Roshi tregoi lidership të padiskutueshëm, duke organizuar lojën në mesfushë dhe duke motivuar skuadrën në çdo aksion. Me vizion të qartë dhe pasime të sakta, Mario Roshi u bë shtylla kryesore e skuadrës, duke asistuar në dy prej golave dhe duke qenë gjithmonë i pranishëm në aksionet sulmuese. Përveç performancës në aspektin teknik, Mario Roshi shfaqi edhe një qëndrueshmëri të madhe në fazën…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama bën me dije se në Vuno do të krijojet Muzeu i Arbëreshëve. ”Ky muze nuk do të jetë vetëm një godinë, por një urë e gjallë mes brezave dhe brigjeve, ku rrëfimet e të parëve tanë do të marrin jetë përmes ekspozitave, kujtimeve dhe dialogut kulturor”,-shkruan Rama. Postimi i plotë Muzeu i Arbëreshëve, së shpejti në Vuno. Një projekt që sjell në atdhe kujtesën, kulturën dhe shpirtin e një komuniteti që ka ruajtur gjuhën dhe traditat për më shumë se pesë shekuj larg Shqipërisë. Ky muze nuk do të jetë vetëm një godinë, por një urë e…
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka pritur pasditen e sotme në zyrën e tij deputeten e Forza Italia Erica Mazzetti dhe koordinatorin e PD-së për Italinë, Bardhok Doda. Në një postim në Facebook, kreu i selisë blu shprehet se në takim u diskutuan zgjedhjet e 11 majit të cilat kryedemokrati i quan një farsë elektorale. ”Pata kënaqësinë të pres në zyrë miqtë e mirë dhe të kahershëm të mi dhe të Partisë Demokratike, Erica Mazzetti, deputete e Forza Italia, si dhe koordinatorin e PD-së për Italinë, Bardhok Doda koordinator për Forza Italia, së bashku me Dritan Beqirin dhe Lindita Bimin.…
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, njoftoi drejtuesit e mjeteve se prejt ditës së sotme Certifikata e Aftësimit Profesional përfshihet automatikisht në lejen e drejtimit. Përmes një njoftimi për shtyp, DPSHTRR bëri të ditur se nga data 19 gusht 2025 fillon aplikimi i një risie të rëndësishme që thjeshton ndjeshëm procesin për të gjithë drejtuesit e mjeteve që zotërojnë Certifikatën e Aftësimit Profesional. “Në zbatim të standardeve më të mira europiane, CAP nuk do të lëshohet më si një karton më vete, por do të përfshihet automatikisht në lejen e drejtimit, duke u pasqyruar si Kodi 95 në…
Downing Street ka lëshuar një deklaratë pasi Sir Keir Starmer dhe Emmanuel Macron kryesuan një takim virtual me udhëheqës nga koalicioni i vullnetshëm këtë mëngjes për t’i informuar ata mbi bisedimet e mbrëmshme. Një zëdhënës u shpreh se “kryeministri britanik filloi duke reflektuar mbi takimin konstruktiv, duke thënë se ishte e qartë se kishte një ndjenjë të vërtetë uniteti dhe një qëllim të përbashkët për të siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën”. Kryeministri tha se koalicioni do të takohet me homologët e tyre amerikanë në ditët në vijim për të forcuar më tej planet për të…
Një deputet i dha fund jetës brenda ndërtesës së Parlamentit në Finlandë. Eemeli Peltonen, 30-vjeç, një ndër ligjvënësit më të rinj të parlamentit finlandez. Aaro Toivonen, kreu i departamentit të sigurisë së parlamentit, konfirmoi vdekjen e një personi brenda ambienteve të parlamentit, por pa dhënë detaje. Ai nuk e mohoi informacionin kur u pyet nga transmetuesi finlandez Yle nëse çështja përfshinte një vetëvrasje, por shtoi se nuk mund të komentojë mbi vendndodhjen e saktë të vdekjes brenda Parlamentit apo nëse ishte përfshirë një deputet apo një punonjës i parlamentit. Policia konfirmoi gjithashtu se rasti nuk përfshin ndonjë krim dhe se…
Kreu i PD, Sali Berisha pas disa ditëve pushim, në deklaratën e përditshme me mediat, tha se eksportet kanë pësuar rënie të vazhdueshme për shkak të narko-euros që sipas kryedemokratit janë futur me kontejnerë dhe autobusa në Shqipëri ”Mashtrimi publik i institucioneve të narkoshtetit është fytyra e vërtetë e tyre, është tipari më themelor i këtyre institucioneve. Në këtë garë të turpshme, mashtrimi publik përbën krim në ligjet e vendit dhe në ligjet e çdo shteti, është angazhuar me forcën më të madhe Instituti i Statistikave. INSTAT, dhe jo vetëm ai, i kanë lejuar vetes të mashtrojnë, të gënjejnë, t’u…
Presidenti amerikan Donald Trump ka folur në Fox News mbi një takim të mundshëm trepalësh që përfshin Vladimir Putinin dhe Volodymyr Zelenskyn. Trump thotë se e telefonoi Putinin dje dhe shpreson që sjellja e udhëheqësit rus “do të jetë e mirë”. ”Nëse jo, do të jetë një “situatë e vështirë”, shton Trump. Po ashtu Trump tha se shpreson që Zelensky “të bëjë atë që duhet të bëjë”, por thekson se ai duhet të jetë “fleksibël” edhe në negociata. Ai shtoi se nuk do të thoshte që Zelensky dhe Putin do të bëhen ndonjëherë “miqtë më të mirë”, por sipas tij,…
55154 hektarë sipërfaqe janë djegur deri më tani nga zjarret që kanë prekur Shqipërinë. Vendi ynë vazhdon të kryesojë në rajon për sipërfaqet e djegura. Mekanizmi i BE thotë se 100 vatra zjarri janë regjistruar. 2025 shënon edhe rekordin më të zi për dëmet e shkaktuara nga zjarret në pesë vitet e fundit. Vitin e kaluar u dogjën 46 623 hektarë në vend ndërsa vitet paraardhëse kanë shifra më të ulëta. Shifrat rekord për sipërfaqet më të mëdha të djegura ndonjëherë nga zjarret në Shqipëri janë shënuar në vitin 2007 me 127.491 hektarë tokë të djegura. Në 2011 u dogjën…
Në prag të sesionit të ri parlamentar, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti sot në Kryesinë e Kuvendit Ambasadorin e BE, Silvio Gonzato. Kryetarja Spiropali dhe Ambasadori Gonzato diskutuan mbi anëtarësimin në BE si kryeprioriteti i Legjislaturës së XI dhe koordinimin e veprimeve për përmbushjen e detyrimeve të Kuvendit dhe institucioneve, ndërtimin e konsensusit politik, komunikimin me publikun, përafrimin e ligjeve, si dhe garantimin e gjithëpërfshirjes dhe transparencës së procesit të integrimit europian. Hapja në vjeshtë në Tiranë e zyrës së Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor është një mundësi më shumë për thellimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e përvojave më të…
Investimet në infrasktrukturën shqiptare dhe në sektorë të tjerë nga qeveria kanë hapur kantiere me punime në proces e sipër. Një prej tyre ka qenë edhe ai Qukës-Qafë Plloçë, në juglindje të vendit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të reja nga një pjesë e këtij aksi. ”Pamja e re në drejtim të juglindjes. Pjesë nga segmenti drejt përfundimit, Qukës-Qafë Plloçë”,-shkruan ai në postimin e radhës në rrjetin social facebook, duke e shoqëruar edhe me disa foto.
Kolegji Zgjedhori mori pak minuta kohë për të shqyrtuar padinë e Andia Ulliri e cila kërkon mandatin e dytë të deputetes për shkak të kuotës gjinore. Argumentet e padisë ajo nuk mundi ti shprehte në sallën e Gjyqit, pasi trupa nuk e legjitimoi si palë paditëse. Ky vendim duket se nuk e kishte surprizuar avokatin e Andia Ullirit, Indrit Sefën, i cili lajmëroi ankimim në Kushtetuese. Në qarkun e Durrësit PD fitoi vetëm një mandat në listë të hapur, nën emrin e Arjan Ndojës si deputeti më i votuar, por Ulliri e aspironte atë nën argumentin kuotës gjinore.