Riviera Shqiptare në jug të Shqipërisë ka plazhet më të bukura, shkruan Kara Godfrey në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The Sun”. Ksamili mbetet një nga atraksionet më të vlerësuara të Shqipërisë – i cili është quajtur “Maldivet e Evropës” falë ujërave të tij të kristalta dhe kasolleve të plazhit mbi ujë. Ai ndodhet rreth katër orë larg nga Tirana, dhe mënyra më e lehtë për të arritur atje është me makinë. Plazhi i Ksamilit, është një gadishull i vogël me rërë të bardhë dhe ujëra blu të ndritshëm, me ishuj të vegjël që mund t’i vizitoni…
Author: tirana
Deri në orët e mesditës vendi ynë parashikohet të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, ku më të dukshme parashikohet të jenë në zonat bregdetare. Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të ketë kalime të lehta të vranësirave. Pritet që vranësirat në pjesën e dytë të ditës të bëhen më të shpeshta, ku më të fokusuara ato do të jenë në zonat Veriore dhe Verilindore të Shqipërisë duke sjellë zhvillim të përkohshëm të tyre si edhe rrebeshe të izoluara shiu. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke…
Dashi Dite shume e qete dhe pa probleme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni aspak druajtje dhe do flisni hapur me personat qe keni ne krah. Beqaret do e nisin ditën pozitivisht, por ne fakt nuk do mund ta gjejnë as sot personin e duhur. Ne planin financiar nuk duhet te bëni asnjë lloj çmendurie edhe sikur gjendja e te ardhurave te jete e mire. Demi Tensioni do mbizotëroje gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Debatet do jene te zjarrta dhe disa mund te arrijnë edhe ne piken me kulmore.…
Presidenti amerikan Donald Trump, në takimin pritës në Shtëpinë e Bardhë me presidentin ukrainas, përballë gazetarëve tha se mund të ketë një takim 3 palësh edhe me Putin. “Nëse gjithçka shkon mirë, do të ketë një takim trepalësh me Putinin”,-tha Trump. Zelensky u pyet nëse do të merrte në konsideratë lëshimin e territorit. Udhëheqësi ukrainas thotë se “ne duhet ta ndalojmë luftën, të ndalojmë Rusinë”. Po ashtu tha se ukrainasit janë të fortë dhe se mbështesin planet e Trump për t’i dhënë fund luftës në një “mënyrë diplomatike”. Presidenti i Ukrainës nënvizoi se dëshiron të zhvillojë një takim trepalësh. I…
Presidenti amerikan Donald Trump, në takimin e parë në Shtëpinë e Bardhë me presidentin ukarinas, tha se mund të ketë një takim 3 palësh edhe me Putin. “Nëse gjithçka shkon mirë, do të ketë një takim trepalësh me Putinin”.
Liderët e Europës janë në tryezën e paqes në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, thotë se qëllimi është paqe e besueshme dhe e qëndrueshme për vendin e tij dhe të gjithë Evropën. Pak para takimit me presidentin Trump, ai shkruan në X se SHBA-ja, Evropa dhe të tjerët duhet të ushtrojnë presion mbi presidentin e Rusisë. Sipas tij askush nuk duhet të presë që Vladimir Putin të heqë dorë vullnetarisht nga agresioni dhe përpjekjet e reja për pushtim. “Qëllimi ynë kryesor është një paqe e besueshme dhe e qëndrueshme për Ukrainën dhe për të gjithë Evropën. Dhe është…
Liderët e Europës janë në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me presidentin Zelensky dhe sekretarin e NATO-s, të cilët janë në një takim me Trump. Por nga ana tjetër, sirena sulmesh ajrore janë dëgjuar në kryeqytetin ukrainas, Kiev. Pjesa më e madhe e fokusit të sotëm është te zhvillimet diplomatike në SHBA, lufta në Ukrainë vijon që të marrë jetë njerëzish.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur Zija Grapshi. I njohur nga publiku edhe si “gjyshi i përrallave”, ai ndërroi jetë dje në moshën 94-vjeçare. “Një figurë e dashur e artit skenik, “Artisti i Merituar” i cili la pas një trashëgimi të çmuar përmes artit të dublimit, duke i dhënë zë shumë personazheve të filmave të animuar dhe përrallave të radios. Kontributi i tij mbetet një pjesë e vyer e trashëgimisë sonë kulturore. Pusho në paqe mjeshtër”, shkruan Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.
Presidenti francez Emmanuel Macron, ka mbërritur në Uashington, ku do të marrë pjesë në Shtëpinë e Bardhë për bisedimet për arritjen e një armëpushimi në Ukrainë. Më herët ishte kryeministri britanik Keir Starmer që mbërriti në Washington për takime me Trump, Zelensky dhe udhëheqësit e BE-së.
Ndërtimi i rrugës së re Fushë-Buall-Elbasan është një investim strategjik që rrit potencialin turistik të kësaj zone. Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka ndarë pamje nga nisja e ndërtimit të kësaj rruge. Për të është një tjetër premtim i mbajtur për të gjithë banorët e zonave përgjatë të cilave ajo kalon. Po ashtu Mazniku thekson edhe se ndërtimi i kësaj rruge përmirëson jetën e banorëve, aktivitetin e fermerëve, tregtarëve, por edhe viztorëve e kalimtarëve. ”Nisja e ndërtimit të rrugës së re Fushë-Buall-Elbasan është një tjetër premtim i mbajtur për të gjithë banorët e zonave përgjatë të cilave…
Pas muajve që folën për të, duke hedhur baltë dhe tentuan që ti prishnin imazhin, Gjesti, fitues i ”BBVA4” ka vendosur të reagojë përmes disa videove të ndara në Instagram Story. Ai ka folur hapur për raportet me disa prej personave që i ka quajtur dikur shokë. Me tone të drejtpërdrejta, Gjesti tha se së fundmi është etiketuar me fjalë të rënda si “rrenc, manipulues, mosmirënjohës dhe jo falënderues”. Por sipas tij, këto nuk janë gjëra që do t’i thoshin kurrë miqtë e vërtetë. “Unë kam dy-tre shokë dhe ata nuk më hidhërohen për gjëra të kota. Shokëve të mi…
Gjatë bisedimeve të sotme midis Trump, Zelensky dhe udhëheqësve evropianë, mund të dëgjohen thirrje nga të gjitha palët për të parandaluar viktima të tjera në Ukrainë. Në avion teksa shkonte për në samitin e Alaskës, presidenti Trump u tha gazetarëve se javën e fundit, “7,011 njerëz humbën, pothuajse të gjithë ushtarë”. “Ne do të ndalojmë, me të vërtetë, pesë, gjashtë, shtatë mijë, mijëra njerëz në javë që vriten”, tha Trump në një konferencë për sigurinë, por nuk ka të dhëna për këtë, raporton BBC. Ukraina dhe Rusia nuk japin përditësime të rregullta mbi viktimat dhe të dyja janë akuzuar për…