Author: tirana

Një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën Egnatia në Greqi, ku viktima kanë mbetur 3 shqiptarë. Media greke informon se një kamion u përplas me dy makina, të cilat ishin të ndalura në një radhë 600 metrash, duke rezultuar në vdekjen e tre personave dhe plagosjen e rëndë të dy të tjerëve dhe më lehtë për 3 të tjerë. Konkretisht kamioni thuhet se u përplas ballë për ballë me automjetin përpara tij, i cili u përfshi nga flakët. Në bord ndodheshin 4 banorë shqiptarë të Athinës, një burrë 59-vjeçar, një burrë 61-vjeçar (pasagjer), një grua 57-vjeçare dhe një grua 49-vjeçare.…

Read More

Një tjetër hapësirë publike është çliruar dhe kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë pamjet, shkruan me ironi se një mur i madh kinez ra sot. ”Ja dhe një mur i madh “kinez” që ra sot, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0 edhe për këtë komunitet të bllokuar pas “murit”, madje për të çliruar edhe pemët e mbyllura brenda në lokal”,-shkruan Rama. Në këtë kuadër, Rama ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi. Lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së…

Read More

Pas samitit në Alaskë mes Donald Trump dhe Vladimir Putin, bisedimet për Ukrainën zhvendosen në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Volodymyr Zelensky do të flasë me Trump për atë që ka diskutuar me Putinin, ndërsa shoqërohet nga udhëheqësit e Evropës, dhe shefin e NATO-s, Mark Rutte. ”Një ditë e madhe në Shtëpinë e Bardhë. Nuk kemi pasur kurrë kaq shumë liderë europianë në të njëjtën kohë. Një nder i madh për Amerikën. Të shohim se cilat do të jenë rezultatet”. Kështu u shpreh Donald Trump në rrjetin e tij social Truth para takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderët europianë.…

Read More

Pikat kufitare po përjetojnë një fluks të madh, si pasojë e kthimit të emigrantëve pas pushimeve në atdhe dhe hyrjes së turistëve të huaj që kanë zgjedhur Shqipërinë për turizëm. Gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 5062 shtetas (3696 shqiptarë dhe 1366 të huaj), ndërsa kanë dalë 8087 shtetas (5529 shqiptarë dhe 2558 të huaj). Shifrat tregojnë një rritje të ndjeshme të daljes së emigrantëve që kthehen drejt vendeve ku jetojnë e punojnë. Në pikën kufitare të Qafë Thanës kanë hyrë gjithsej 4934 shtetas (1444 shqiptarë dhe 3490 të huaj), ndërsa kanë dalë 4580 shtetas (1341 shqiptarë…

Read More

Zv/kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se viti 2026 do të shënojë një hap të rëndësishëm për zhvillimin e sistemit hekurudhor, me disa projekte të reja që do të financohen nga fondet e Hekurudhës Shqiptare. “Gjatë vitit 2026 do të kemi mundësi t’i japim jetë projekteve të reja, që nuk janë të bazuara në fondet e donarorëve pasi Hekurudha Shqiptare tashmë do të mbaj një peshë zhvilluese të projekteve”,-u shpreh Balluku, gjatë inspektimit të kantierit të hekurudhës Tiranës-Rinas-Durrës, ku po punohet për ndërtimin e stacioneve të kësaj linje hekurudhore. Balluku veçoi në kuadër të këtyre projekteve:…

Read More

Partia e Lirisë akuzon qeverinë dhe strukturat ligjzbatuese të saj se nuk po arrestojnë 251 kriminelë me urdhër-arreste të lëshuara nga SPAK-u dhe të miratuara nga GJKKO-ja. Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi vë theksin tek mosekzekutimi i këtyre urdhrave, ndërsa bëri analogji me rastin e kundërt për presidentin e partisë, Ilir Meta, duke thënë se u rrëmbye në rrugë si opozitar dhe u burgos. ”Dështimi për të kapur 251 kriminelët është një akt-akuzë e rëndë për vet SPAK, për GJKKO-në, për Policinë e Shtetit dhe për Shërbimin Informativ, që nuk janë kanë pushuar së qeni institucione për garantimin…

Read More

Arrestimet e Çopjës dhe Çelës shënuan gjunjëzimin e një perandorie kriminale, që kishte investuar miliona në resorte turistike, vila, apartamente luksoze, madje edhe në tokë bujqësore në Shqipëri dhe Amerikën Latine. Franc Çopja, i arrestuar në Dubai në fund të vitit 2023 dhe i ekstraduar në Belgjikë, po gjykohet për vrasje dhe drejtim organizate kriminale. Ervis Çela i cili kishte qenë në arrati për 11 vjet, u kap më 29 qershor të këtij viti në fshatin bregdetar të Qeparoit, duke i dhënë fund një kërkimi shumëvjeçar nga autoritetet shqiptare dhe italiane. Ai është dënuar me 30 vite heqje lirie, ndërsa…

Read More

Bashkia e Shkodrës merr vendimin për të larguar nga zonat e banuara Agjencitë Funerale dhe të vendosë rregulla të reja për këto subjekte që ofrojnë shërbimet e fundit për një person që ndërron jetë dhe të afërmit, nëpërmjet ceremonive mortore. Kryebashkiaku Benet Beci, thekson se prania e këtyre agjencive pranë shkollave, zonave të banuara, subjekteve tregtare apo institucioneve të ndryshme, është kthyer në një shqetësim të madh qytetar. ”Në përgjigje të këtij shqetësimi, Bashkia Shkodër ka ndërmarrë masa konkrete për ta zgjidhur këtë problem, duke vendosur rregulla të reja për funksionimin e tyre”, shkruan Beci mes të tjerave, teksa shpjegon…

Read More

Në ditën e fundit të korrikut, kryeministri Edi Rama mblodhi kabinetin qeveritar për t’i çuar me pushime dhe për t’u lënë takim në fund të gushtit. Situata e rënduar me zjarret dhe dëmet që ato shkaktuan la në punë disa prej ministrave, të cilët duhet të ishin në krye të detyrës për të menaxhuar situatën. Të tjerët shfrytëzuan ditët e nxehta të gushtit për të marrë rreze në plazhet e Shqipërisë, pasi ministrat janë të detyruar që të pushojnë në vend. Si të rinjtë socialistë, ashtu edhe të vjetrit, rrjetet sociale i kanë shfrytëzuar për punët e qeverisë, duke publikuar…

Read More

Zjarret e këtij viti kanë dëmtuar edhe “botën e egër” në zonat e mbrojtura. Nga Lurë-Mali i Dejës në veri te malësia e Gramshit në qendër dhe veçanërisht Syri i Kaltër e Gërmenja në jug shumë kafshë e shpendë u dogjën nga flakët e zjarrit ndërsa të tjera humbën habitatin ku jetonin. “Pothuajse i gjithë pellgu i bashkisë Delvinë, përfshirë zonën e Syrit të Kaltër, ka vlera të jashtëzakonshme peizazhi dhe biodiversiteti. Po ashtu, edhe zona të tjera si Puka apo Fushë-Arrëzi, ashtu si edhe malësia e Gramshit, përfaqësojnë pasuri të çmuara natyrore, veçanërisht për gjitarët e mëdhenj”, thotë Aleksandër…

Read More

Pas daljes së saj nga shtëpia e ”Big Brother Albania Vip 4”, Egli Tako u afrua menjëherë me Fifin dhe dyshja u bë e pandarë. Vajzat nisën bashkëpunimin e parë muzikor dhe projektet e tyre dolën shpejt në publik, duke marrë vëmendjen e mediave dhe fansave. Por jo shumë kohë më pas, ndodhi e papritura. Këngët “2n1” u fshinë nga Fifi, për t’u rikthyer disa ditë më vonë, pas një buje të madhe mediatike. Në reagimet e saj për Fifin, Egli u shpreh me tone të kujdesshme dhe pa polemika të hapura. Megjithatë, duket se marrëdhënia mes tyre ka marrë…

Read More

Një shtetas polak është proceduar në pikën doganore të Qafë Thanës, pasi gjatë kontrollit nga policia kufitare, në automjetin e tij u gjetën një pistoletë dhe armë të ftohta. Bëhet me dije se 39-vjeçarit iu sekuestruan një sëpatë, dy thika dhe katër radio dore në cilësinë e provës materiale. Ai akuzohet për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Njoftim i Policisë: Sherbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë Thanë, në dalje të RSh-së, gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit polak R.…

Read More