Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Bashkia e Shkodrës urdhër Agjencive Funerale, Beci: Deri më 25 shtator largoni aktivitetin nga këto 5 zona

15:15 / August 18, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1755518930 shkoder
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkia e Shkodrës merr vendimin për të larguar nga zonat e banuara Agjencitë Funerale dhe të vendosë rregulla të reja për këto subjekte që ofrojnë shërbimet e fundit për një person që ndërron jetë dhe të afërmit, nëpërmjet ceremonive mortore.

Kryebashkiaku Benet Beci, thekson se prania e këtyre agjencive pranë shkollave, zonave të banuara, subjekteve tregtare apo institucioneve të ndryshme, është kthyer në një shqetësim të madh qytetar. ”Në përgjigje të këtij shqetësimi, Bashkia Shkodër ka ndërmarrë masa konkrete për ta zgjidhur këtë problem, duke vendosur rregulla të reja për funksionimin e tyre”, shkruan Beci mes të tjerave, teksa shpjegon edhe masat dhe hapat që duhet të ndërmerren.

Nuk do lejohet ushtrimi i aktivitetit në Qendrën Historike të Qytetit, që përfshin rrugët: Gjuhadol, Kolë Idromeno, 13 Dhjetori, 28 Nëntori dhe përgjatë rrugës Hamz Kazazi. Nuk lejohet ushtrimi i aktivitetit në godina banimi shumëfamiljare apo në shtesat e tyre. Funeralet duhet të jenë të paktën 50 metra larg nga institucionet arsimore. Nuk lejohet ushtrimi i aktivitetit në ambiente të përbashkëta të përdorura nga subjekte të tjera dhe automjetet e shërbimit funeral nuk mund të qëndrojnë apo të parkohen në hapësira publike.

Postimi i plotë

Të nderuar qytetarë, prania e Agjencive Funerale dhe aktiviteteve të tyre, shpesh të vendosura pranë shkollave, banesave apo përgjatë rrugëve kryesore të qytetit, ka qenë prej kohësh një shqetësim i vazhdueshëm për komunitetin e Shkodrës. Në përgjigje të këtij shqetësimi Bashkia Shkodër ka ndërmarrë masa konkrete për ta zgjidhur këtë problem, duke vendosur rregulla të reja për funksionimin e tyre.

Ju bëjmë me dije se 25 shtatori është afati i fundit për zbatimin e këtyre rregullave, të përcaktuara me VKB nr. 15, datë 03.03.2025. Pas kësaj date, subjektet që nuk plotësojnë kriteret e përcaktuara do të ndalohen të ushtrojnë aktivitetin në mjediset përkatëse.

Sipas rregullores:

  • Nuk lejohet ushtrimi i aktivitetit në Qendrën Historike të Qytetit, që përfshin rrugët: Gjuhadol, Kolë Idromeno, 13 Dhjetori, 28 Nëntori dhe përgjatë rrugës Hamz Kazazi.
  • Nuk lejohet ushtrimi i aktivitetit në godina banimi shumëfamiljare apo në shtesat e tyre.
  • Objektet duhet të jenë të paktën 50 metra larg nga institucionet arsimore.
  • Nuk lejohet ushtrimi i aktivitetit në ambiente të përbashkëta të përdorura nga subjekte të tjera.
  • Automjetet e shërbimit funeral nuk mund të qëndrojnë apo të parkohen në hapësira publike.

Falënderojmë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin që kanë treguar një pjesë e këtyre subjekteve, të cilat tashmë kanë nisur përshtatjen me rregulloren e re.

agjencive funerale benet beci Shkoder
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kroçiera luksoze “Le Boréal” në portin e Sarandës, mbërrijnë 200 turistë

12:42 / May 30, 2026

Revista spanjolle: Shqipëria në qendër të udhëtimit magjepsës në Ballkan

08:44 / May 30, 2026

”El Pais”: Sharmi i përjetshëm i Shqipërisë turistike

09:17 / May 29, 2026

MSN: Shqipëria mes destinacioneve më të mira “të fshehura” në Evropë

09:28 / May 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.