Gjesti dhe Egli Tako, vijojnë që të mbajë të mbërthyer publikun me dinamikën e marrëdhënies së tyre, edhe pse Egli ditë më parë tha se është single, dhe vetë Gjesti është shprehur se jetën private do ta mbajë të tillë. Edhe pse kurrë nuk u pa një foto e tyre bashkë që pas Big Brother, por në koncerte Gjesti provokonte dhe Egli me këngë që tingëllojnë dedikim për Gjestin. Nga ana tjetër, një detaj i fundit ka bërë që dyshimet të marrin një kthesë ndryshe. Pasi disa video që dje Gjesti publikoi në Instastory, nuk vonoi shumë dhe Egli publikoi…
Author: tirana
Gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselo në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka vendosur kufizimin e vizitave te ish-presidentit Hashim Thaçi, duke ndaluar hyrjen e 11 personave të caktuar në godinën e paraburgimit. Prokuroria kishte kërkuar që ndalesa të përfshinte edhe tre vëllezërit e Thaçit, por kjo pjesë e kërkesës nuk u miratua. Në arsyetimin e saj, Prokuroria pretendoi se personat e përfshirë në kufizime kanë komunikuar me zë të ulët me Thaçin gjatë vizitave të mëparshme, dhe se i akuzuari ka dhënë udhëzime që t’u përcillen dëshmitarëve. Gjithashtu, Prokuroria argumentoi se edhe në rast se ndaloheshin tre…
Vlora është një nga zonat më të prekura nga zjarret gjatë verës që përfshinë vendin nga veriu në jug. Të favorizuara nga temperaturat e larta dhe erërat e forta, zjarret përfshirë sipërfaqe të mëdha pyjore dhe toka me bimësi të dendur, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në mjedis dhe në disa raste edhe në pronat private të banorëve. Beteja për të vënë nën kontroll flakët ishte e vështirë prej disa ditësh. Problematika sipas shefit të shërbimit zjarrfikës në Vlorë mbetet zjarrvënia. Nje tjeter situatë shqetesuese mbeten edhe zjarret në banesa, ku vetem në ditet e fundit janë rregjistruat disa të…
Asnjë fermer nuk do të marrë dëmshpërblim për bagëtinë, stallën, parcelën apo shtëpinë e djegur nga zjarri pa përfunduar i gjithë inventarizimi i dëmit të shkaktuar nga flakët e zjarrit. Fermerët do të mbështeten nga qeveria vetëm pasi trupat inspektuese të veterinereve dhe agrumeve të kenë dorëzuar statistikat e sakta të dëmit që shkaktoi zjarri në blegtori dhe bujqësi.Me pas më pas më anë një vendimi nga këshilli i ministrave do të përcaktohet sasia dhe vlera e dëmit, e kjo më shumë gjasa do të ndodhë atëherë kur kryeministri do të formojë qeverinë e re. “Së pari do të përfundojë…
Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile njofton pesë vatra zjarri nga të cilat 3 vatra janë aktive, dhe dy të tjera janë në monitorim. Vatrat e zjarrit janë evidentuar në Bulqizë, Fushë Arrëz, Kolonjë dhe në disa zona të Tiranës. Vatrat e zjarrit:
Gjykata e Apelit me juridiksion të përgjithshëm ka lënë në fuqi masat e sigurimit “arrest në burg” për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Çakrrin. Ata dyshohet për vrasjen e 23 vjeçarit Renis Dobra mbrëmjen e 8 korrikut, ku vetëm një ditë me pas trupi i të riut u gjet në afërsi të liqenit të Shkopetit.Gjatë zhvillimit të seancës avokatët Arber Qehaja, Fred Gjoni, dhe Halit Zhuka, kanë zhvilluar debate të ashpra me prokurorin Etien Kapo. Po ashtu debat kanë bërë me prokurorin edhe dy të dyshuarit sa i takon provave që hedhin dyshime se ata janë të përfshirë në krim. Avokatët…
Zjarret shkrumbuan 30,000 hektarë të Spanjës perëndimore në më pak se 24 orë, treguan të dhënat satelitore të martën, por temperaturat më të ulëta kanë rritur shpresat për kontroll. Rreth 373,000 hektarë janë djegur në Spanjë deri më tani këtë vit, tha Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje, duke shënuar sezonin më të keq të zjarreve në vend që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 2006. Totali tashmë ka tejkaluar vitin 2022, kur u shkatërruan 306,000 hektarë, shkruajnë mediat e huaja. Pjesa më e madhe e shkatërrimit ka ardhur nga zjarret masive për më shumë se një javë…
Një 20-vjeçar me banim në Finiq është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se dogji një sipërfaqe me bimësi e shkurre në fshatin Sopik. Falë ndërhyrjes në kohë të banorëve të zonës, vatra e zjarrit u shua dhe u parandalua përhapja e mëtejshme e flakëve, e cila mund të sillte pasoja më të rënda. Autoritetet apelojnë te qytetarët dhe u kërkojnë të tregojnë kujdes pasi do të përballen me pasoja ligjore në rast se dëmtojnë pronën dhe pasurinë publike.
Kërkimet arkeologjike kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir të shek. IV para erës sonë në Bushat të Shkodrës.Lajmi u bë publik nga kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë pamje në rrjetin e tij social “Facebook”.Shefi i qeverisë shkruan se po hartohet edhe Zonifikimi Arkeologjik për administrimin e kësaj pasurie të çmuar kulturore. “Qarku i Shkodrës pasurohet me një sit të ri arkeologjik në Bushat, ku gërmimet shqiptaro–polake kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir të shek. IV p.e.s. 🔍⛏️🧭📜🏺 🪡Falë bashkëpunimit ndërinstitucional po hartohet edhe Zonifikimi Arkeologjik për administrimin e kësaj pasurie të çmuar kulturore”, shkruan Rama.
Një 50-vjeçar i identifikuar si Endri Nisi është arrestuar nga Policia pasi tentoi të kontrabandote mallra nga Greqia. Blutë kanë sekuestruar mallarat e kontrabanduara. Njoftim i Policisë: Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet policore, shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Kapshticë, në hyrje të RSh-së, kaluan për kontroll në vijën e dytë, autobusin me drejtues shtetasin E. N., 50 vjeç, banues në Korçë. Nga kontrolli, në bagazhin e autobusit, janë gjetur dy thasë me veshje të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë 50-vjeçari, për veprën…
Në Yzberisht është zbuluar një banesë, e cila ishte përshtatur për përgatitjen e lëndëve narkotike kanabis dhe kokainë, në trajta dhe forma të ndryshme, Gjatë aksionit janë sekuestruar 17 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis (çokollatë) dhe 22.5 litra vaj kanabisi, të dyja me vlerë totale rreth 500 000 euro, një sasi kokaine, 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu. Autoritetet kanë arrestuar në flagrancë Shkëlqim Krrashin, pronar i banesës. Nga hetimet dyshohet se ai siguronte sasi të mëdha të kanabisit dhe kokainës, i përgatiste në trajta dhe forma të ndryshme dhe i shiste në Yzberisht. Ndërkohë vijojnë hetimet…
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë pamje të veçanta nga “Shtegu i Ngjyrave” në zonën malore të Shishtavecit, në Kukës, duke sjellë në vëmendje bukuritë natyrore dhe potencialin turistik të kësaj zone. “Mirëmëngjes nga Shtegu i Ngjyrave në Shishtavec të Kukësit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas pamjeve të publikuara në rrjetin social “Facebook”. Në video shfaqen motoristë duke lëvizur nëpër majat e larta të maleve, në një sfond mbresëlënës me natyrë të gjallë dhe të paprekur. Shtegu i Ngjyrave, i gjendur në bjeshkët e Kukësit, po kthehet gjithnjë e më shumë në një atraksion për…