Kjo është gjithçka që mbeti pas zjarrit që përfshiu 7 fshatra të bashkisë së Gramshit. Flakët që morën gjithçka që u dilte para shkrumbuan mijëra sipërfaqe toke. Banorët përjetuan atë që nuk mund ta kishin parë edhe në ëndrrën më të frikshme. Disa ditë pas targjedisë së zjarreve, kujtojnë të prekur momentet e ferrit sesi flakët iu rrezikuan jetën. Disa humbën gjithçka kishin e të tjerëve, zjarri u erdhi pranë banesës së tyre, por falë luftës me flakët shtëpia e tyre nuk pësoi të njëjtin fat si banesat e komshinjëve që u dogjën plogësisht. Në këtë banesë e cila është…
Author: tirana
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës pasi u kapën në flagrancë duke kultivuar 351 bimë narkotike. Të arrestuarit janë Sokol Uci dhe Gjon Gjeka, banues në fshatin Mali Kolaj. Nga hetimet e kryera me metoda proaktive dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar 351 bimë narkotike, në 2 parcela, në fshatin Fshat i Ri. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.
Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet. Kjo ishte seanca e parë e Kuvendit, pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese për bllokadën parlamentare, e cila përcaktoi një afat 30 ditor për konstituimin e këtij institucioni. Kandidatja Albulena Haxhiu ka dështuar që të zgjidhet kryeparlamentare, pas votimit të hapur të mbajtur në seancën konstituive. Pro saj të votuan 57 deputetë, 56 ishin kundër dhe 3 abstenuan. Po ashtu as emri i dytë i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje nuk mori votat e nevojshme për t’u zjedhur kryetare e Kuvendit. Bëhet fjalë për Donika Gërvallën, e cila mori mori…
Viena është zgjedhur si qyteti mikpritës i Eurovision Song Contest 2026, njoftoi të mërkurën transmetuesi publik i Austrisë, ORF. Finalja e madhe do të zhvillohet më 16 maj, ndërsa gjysmëfinalet janë planifikuar për 12 dhe 14 maj në Wiener Stadthalle, arenën më të madhe të brendshme të Austrisë.Vendimi vjen pas fitores së JJ nga Austria në edicionin e këtij viti, i mbajtur në Bazel, Zvicër, me këngën “Wasted Love”, një kombinim i ritmeve techno me vokale operistike. Me këtë triumf, Austria siguroi të drejtën të presë Eurovision-in vitin e ardhshëm. Viena, e cila kishte mikpritur më parë konkursin në 1967…
Këngëtari dhe aktori i mirënjohur Frederik Ndoci ka ndarë këtë të hënë lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të nënës së tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndoci ka shkruar një dedikim të ndjerë, ku mes rreshtash shpreh dhimbjen e madhe që e ka kapluar pas kësaj ngjarjeje. Reagimi prekës i Ndocit:U fik flaka e shpirtit te Mames.Poetet heshtin.Vargu qorrohet.Muza ka kthye shpinen.vallzon me jeten cikli i saj…Mortja fshin kosen.Zogu s’cicron.Nji flutur ka qysh ne mengjezqe e ka zan gjumi mbi nje lule.Kembanat e Hildeshaimi ndigjoj gjer ketu ne Tirane!Mos+besimime kot mbledh supet!Baba buzqesh krah hap.Por e para…
Nëpërmjet portit të Durrësit, kanë hyrë dhe dalë 111,049 pasagjerë vetëm gjatë muajit korrik të këtij viti, duke shënuar edhe muajin me ritmin më të lartë të këtij sezoni turistik. Terminali i Trageteve ka operuar me kapacitet të plotë në të gjitha shërbimet e tij, përfshirë edhe agjencitë private dhe ato shtetërore.Në menaxhimin e fluksit kanë qenë të angazhuara Siguria Portuale, Policia Kufitare, agjentët doganorë dhe instancat e tjera ligjzbatuese, duke bërë të mundur pritjen e 83,116 pasagjerëve dhe përcjelljen e 27,933 të tjerëve. Sipas të dhënave të Autoritetit Portual Durrës, në këtë sektor kryesojnë shtetasit e huaj me 70,281…
Arrestohet shtetasi A. Ll., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe ka tentuar të djegë atë dhe banesën e tyre”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit D. V., 18 vjeç dhe M. L., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 u gjetën një sasi të dyshuar narkotike Kokaine.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:-A. Ll., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe ka…
Kryeministri Edi Rama ka ndare pamje nga Kompleksi Muzeal i Forcave të Armatosura në Bërzhitë, teksa bën me dije se do t’i shtohen hapësira e mjedise të reja që lidhin historinë me komunitetin. Kreu i qeverisë shprehet se ky kompleks fuqizohet si një rrëfim arkitektonik dhe ofron jo vetëm një muze në mes të natyrës, por edhe një infrastrukturë të re për inovacionin dhe industrinë e mbrojtje“Kompleksit Muzeal të Forcave të Armatosura në Bërzhitë, do t’i shtohen hapësira e mjedise të reja që lidhin historinë me komunitetin, realitetin me teknologjitë e reja, të shkuarën me të ardhmen. Ky kompleks fuqizohet…
Tridhjetë persona janë lënduar pasi një autobus nga Kosova që po transportonte udhëtarë drejt Mynihut është aksidentuar me një kamion në Gjermani. Siç raportojnë mediat gjermane, aksidenti ka ndodhur gjatë natës, ndërsa në autobus ishin 50 pasagjerë. Dy prej të lënduarve raportohet se janë në gjendje të rëndë. Media gjermanie”Rosenheim 24″ raporton se autostrada u mbyll plotësisht në drejtim të Mynihut për rreth dy orë. Kamioni, i drejtuar nga një polak 46-vjeçar, që po transportonte perime po udhëtonte drejt Mynihut gjithashtu. “Autobusi, që transportonte pasagjerë nga Kosova, u përplas me pjesën e pasme të rimorkios pavarësisht manovrave të shmangies. Pjesa…
Gjatë mesnatës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kryekuq një shtetas i paidentifikuar kishte hyrë në një lokal dhe kishte goditur me mjet prerës shtetasin B. K., 32 vjeç (i cili ishte në shoqërinë e miqve të tij), shkuan menjëherë në adresën e dhënë.U ngrit grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i ndjekjes së pandërprerë nga forcat operacionale të DVP Fier, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Polici i autorit të dyshuar, shtetasit Xhesion Toromeni…
Zbuloni plazhet më të mira të Shqipërisë, ku ju presin peizazhe mahnitëse bregdetare, sipas një artikulli të botuar në revistën italiane të udhëtimeve “Skyscanner”. Shqipëria po përjeton një bum turistik. Riviera Shqiptare është e mbushur me plazhe marramendëse për një përvojë luksoze të përballueshme. Zbuloni parajsën bregdetare në plazhet më të bukura të Shqipërisë, vetëm pak orë larg Italisë. Pse të zgjidhni Shqipërinë për pushimet tuaja të ardhshme në plazh? Bukuri e virgjër dhe aventura në Adriatik. Vizitoni këtë perlë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit – me plazhe mahnitëse, histori të pasur dhe kuzhinë të shijshme. Eksploroni rrënojat e…
Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e vona të natës së djeshme në fshatin Kryekuq të Divjakës.Një 30-vjeçar është vrarë pasi u godit me thikë. Autori ende është në arrati. Sipas informacioneve jo zyrtare autori pasi ka parkuar makinën në rrugë ka hyrë me thikë në dorë në drejtimin e tavolinës ku ishte viktima së bashku me persona të tjerë.Viktima punonte si i punësuar sezonal në Himarë.