Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka ndarë foto nga ”Solar Music Festival” që u mbajt në Sarandë. ”SUPER atmosferë në Sarandë me Solar Music Festival! Për dy netë radhazi, bregdeti i Jonit u ndez me ritme elektronike, drita magjike dhe energji që nuk u shua deri në orët e vona të mbrëmjes! Festivali u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si pjesë e nismave që i japin turizmit veror më shumë energji, gjallëri dhe një dimension kulturor”,-shkruan Gonxhja.
Author: tirana
I plagosuri me armë zjarri pasditen e sotme në Hamallaj të Durrësit është në gjendje kritike për jetën. 28-vjeçari Liridon Rata u plagos me armë zjarri rreth orës 16:40 gjatë një konflikti për motive të dobëta nga një 44-vjeçar i identifikuar nga policia dhe i shpallur në kërkim. Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar menjëherë prej andej me makinën e tij tip “Toyota Yaris”, ndërsa 28 vjeçari u dërgua menjëherë në spiatal për të marrë ndihmën mjekësore. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku dyshohet se mund të jetë fshehur 44-vjeçari. Grupi hetimor…
Familjarët kanë denoncuar si person të humbur Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të AKSHI-t. Kontaktin e fundit me familjen ai e ka pasur mesditën e kësaj të mërkure teksa u ka pohuar se po e ndalonte policia. Më pas familja pasi është interesuar pranë uniformave blu kanë mësuar se familjari i tyre nuk është ndaluar nga policia dhe menjëherë ata kanë bërë denoncim në komisariatin numër 1 për zhdukjen e tij. Për këtë rast policia është duke hetuar në dy pista, e para ajo e rrëmbimit dhe e dyta ajo e inskenimit të zhdukjes.
SPAK ka sqaruar sot përmes një deklaratë zyrtare asnjë deputet i legjislaturës së re nuk është nën hetim dhe se nuk ekzistojnë çështje të hapura në drejtësi që lidhen me ta. Në listën e emrave të përmendur në sulmet e PD dhe portaleve të saj ka qenë edhe Agron Malaj, i cili rezultoi ndër më të votuarit në shkallë vendi në zgjedhjet e fundit parlamentare. SPAK ka theksuar se çdo insinuatë në drejtim të tij apo kolegëve të tjerë nuk mbështetet në fakte dhe nuk korrespondon me të dhënat e institucionit. Në përfundim, SPAK ka nënvizuar se puna e këtij…
Kryeministri Edi Rama edhe sot ka një reagim për çështjen e lirimit nga konfiskimi të një pallati pa leje, që do shërbente për zyrat e reja të Kadastrës në Tiranë. Ai shprehet se gjyqtari Hazbi Balliu, për të cilin ka rëndësi vetëm fakti që te zyrat e vjetra të ASHK-it nuk ka pasur viktima deri tani, i janë dashur vetëm 10 minuta për ta marrë vendimin në favor të palës paditëse që i ishte konfiskuar. Rama shpjegon se ndërkohë materialet që iu vunë në dispozicion për shqyrtim magjistratit, kërkonin të paktën 9 minuta kohë. ”As 10 minuta nuk i janë dashur…
Në fund të çdo gushti, ”Vajza e Vlorës” shndërrohet në një qendër ku shpaloset arti dhe mikpritja shqiptare. Kryeministri Edi Rama fton të gjithë qytetarët që ti bashkohen ”Vajzë Fest”, që mbahen për 3 ditë në fshatin Vajzë në Vlorë. ”Tre ditë që kthejnë Vajzën në një skenë magjie! Nga tingujt e këngëve labe te shijet e sofrës së amvisave, nga pjesët teatrore tek ecjet në natyrë e netët me vallëzim gjithçka merr jetë në Vajzë Fest’ 2025. 22–24 Gusht-Vajzë, Vlorë Ejani ta jetojmë traditën bashkë, aty ku çdo hap është histori dhe çdo buzëqeshje mikpritje”,-shkruan Rama. View this post…
Gazetari dhe analisti Ben Andoni thotë se kryeministri Edi Rama do të përpiqet të ndërtojë një qeveri teknokrate, me qëllimin e vetëm për të futur Shqipërinë në BE, por kjo është thikë me dy presa, pasi teknokratët tanë janë të bindur ndaj numrit një, dhe nuk është se marrin vendime të pavarura. ”Sot nuk ka PS, por ka parti të Ramës, nuk ka PD, por ka parti të Berishës. Ky i fundit nuk mund të mbajë gjithë barrën. Nuk mund të mbrojë një njeri i vetëm gjithë kauzat. Tabaku ishte ndër vetmet zëra kundër buxhetit, por nuk mjafton. Raportet e…
Kapitaneria e portit detar të Vlorës ka pezulluar lundrimin detar për të enjten për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit. Shkak për urdhrin është bërë era e fortë bregdetare dhe deti me dallgë. Sa i përket anijeve të transportit ndërkombëtar detar, ato do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse. Sipas Kapitenerisë, përmirësimi i situatës hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të ndodhë mbas orës 08:00 të së premtes. Njoftimi i plotë Në bazë të parashikimeve për përkeqësimin e kushteve hidrometeorologjike brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 21–22.08.2025, duke filluar nga…
Deputeti i zgjedhur i PS më 11 Maj dhe ish-kryetar i Bashkisë së Matit, Agron Malaj ka ndarë foto nga puna që po vijon për rrugën në Unazën e Poshtme të qytetit të Burrelit. ”Vijojnë punimet e rrugës në Unazën e Poshtme të qytetit të Burrelit, një projekt i shumëpritur që do t’i japë një zgjidhje përfundumtare qarkullimit të automjeteve. Me përfundimin e këtij investimi, drejtuesit e mjeteve do të kenë një rrugë më të sigurt dhe me standarde bashkohore”,-shkruan Malaj.
Pelegrinët dhe vizitorët e kishës së Shna Ndout në Laç mund të përfitojnë shërbim shëndetësor falas. Në këtë vend të shenjtë është hapur Qendra Shëndetësore Verore, e pajisur me mjete dhe medikamente të nevojshme për të mbështetur nevojat e qytetarëve dhe besimtarëve. Qendra do të jetë e hapur çdo vit nga marsi në shtator, duke përfshirë të martat e pelegrinazhit 13-javor, me staf mjekësor në gatishmëri 24/7. Qendra ofron ndihmë të shpejtë, të sigurt dhe të aksesueshme për çdo nevojë mjekësore, duke u ardhur në ndihmë besimtarëve dhe vizitorëve gjatë gjithë sezonit veror.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, priti sot në një takim zyrtar komandantin e Komandës së Bashkuar Operacionale të Emirateve të Bashkuara Arabe, gjeneralmajor Awad Saeed Al-Ahbabi. Gjatë takimit, gjenerallejtënant Kingji shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për angazhimin dhe mbështetjen e forcave të Emirateve të Bashkuara Arabe në operacionet e shuarjes së zjarreve në Shqipëri, duke e konsideruar këtë kontribut si një dëshmi të thellë të miqësisë dhe solidaritetit mes dy vendeve. Nga ana e tij, gjeneralmajor Al-Ahbabi shprehu gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin dhe për të zgjeruar më tej fushat e partneritetit. Që prej…
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka këtë të mërkurë është takuar me numrin dy të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Takimi është zhvilluar në selinë e PD, ku mësohet në fokus ka qenë aksioni opozitar dhe nisja e sesionit të ri parlamentar. Biseda mes dy sekretarëve të përgjithshëm është fokusuar te koordinimi i aksionit të opozitës, ku fokusi është te denoncimi i asaj që e quajnë farsë zgjedhore.