Presidenti amerikan, Donald Trump ka dhënë një deklaratë të rëndësishme lidhur me luftën në Ukrainë. Ai theksoi se brenda dy javëve do të jetë e qartë nëse do të arrihet paqe në këtë rajon të trazuar. “Brenda dy javëve do të dimë nëse do të ketë paqe në Ukrainë. Më pas ndoshta do të duhet të ndjekim një qasje tjetër”, tha Trump. Ai ka lënë të kuptohet se në rast se situata nuk përmirësohet, do të jetë e nevojshme të ndryshohet strategjia për të adresuar më mirë zhvillimet në terren. Kjo deklaratë vjen në një moment kur tensionet dhe përpjekjet…
Author: tirana
Një 22-vjeçar i shpallur në kërkim nga Italia është arrestuar këtë të premte në Bulqizë. Shtetasi me iniciale K.H., është dënuar me 9 vite e 3 muaj burg nga autoritetet italiane për vjedhje. Arrestimi i tij u krye me qëllim ekstradimin në Itali. Njoftimi: Bulqizë/Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”. I dënuar me 9 vite e 3 muaj burgim nga autoritetet italiane, për vjedhje, kapet në Bulqizë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, 22-vjeçari. Si rezultat i punës operacionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, të kryer në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative…
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar pamje nga puna, që po vijon për rikonstruksionin e Muzeut Kombëtar Arkeologjik në Durrës. Sipas Ramës, thesaret e historisë, me mbi 2400 objekte arkeologjike, do t’i rikthehen qytetit dhe gjithë Shqipërisë në pavione moderne dhe kushte bashkëkohore. Ai theksoi se “brenda vjeshtës, në pavione moderne e kushte bashkëkohore, muzeu do të kthehet në një atraksion të rëndësishëm të turizmit kulturor dhe një hapësirë tërheqëse për vizitorët. Punimet restauruese në këtë objekt po kryhen në kuadër të programit EU4Culture, që zbatohet nga UNOPS, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, në orët e pasdites mot me vranësira të pakta kryesisht në veri të vendit. Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit, fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen në pjesën tjetër të vendit. Reshjet do të jenë me intensitet të ulët deri mesatar, lokalisht shtrëngata afatshkurtra. Në veriperëndim – perëndim dhe pjesërisht në qendër (qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë) reshjet parashikohen të jenë me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës…
DASHI Ky muaj ju sheh aktivë falë mbështetjes së Diellit dhe Merkurit. Është një muaj me shumë mundësi dhe frymëzim. Krenaria tipike e kësaj shenje mund të transformohet në një shtysë pozitive, por gjithashtu rrezikon t’ju zërë në kurth nëse tejkaloni kufijtë tuaj. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 22 gusht 2025), është koha të shkëputeni nga e kaluara, të lini mënjanë siguritë e vjetruara dhe të shpikni diçka të re. Është koha ideale për të bërë një deklaratë ose për të kaluar një ditë të veçantë me të dashurin tuaj. BINJAKËT Idetë po rrjedhin shpejt gjatë kësaj…
Shqipëria po lakmohet nga të huajt edhe për të punuar. Filipinasit duket se kanë gjetur treg pune në vendin tonë, kryesisht baby-sitter, sanitare në shtëpitë e shqiptarëve, sallone estetike e të tjera. Shtetasit filipinas janë në vend të parë për numrin e kërkesave. Deri në fund të muajit korrik të këtij viti kanë aplikuar për leje qëndrim 10 mijë e 256 shtetas të huaj. Nga këta, 1351 janë shtetas filipinas. Më pas renditen shtetasit italianë me 1326 kërkesa, pasuar nga India dhe Egjipti. Bazuar në statistika, gjatë vitit 2025 ka një rritje të aplikimeve, pasi nëse një vit më parë…
Gazetarja Sindi Salaj humbi bashkëshortin në një aksident të rëndë të dielën në Berat. Ajo ka bërë një postim prekës për ikjen e 29 vjeçarit. Salaj thotë se plaga në shpirt nuk do t’i shërohet kurrë, por do të jetojë për vajzën e tyre. “Zoti ishte xheloz sa shumë të doja unë, ndaj të mori pranë vetes. Thonë se koha shëron plagët, por s’besoj se ka kohë që mund të shërojë plagën e shpirtit tim. Do takohemi sërish një ditë drita ime. Deri atëherë, na mbro nga lart. Unë do mësoj të jetoj me dhimbjen, por mbi të gjitha do…
Aktori Naun Shundi po përballet me një betejë shëndetësore, dhe është dërguar për trajtim të specializuar në një spital jashtë vendit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se ka garantuar mbulimin e të gjitha shpenzimeve të ndërhyrjes mjekësore të nevojshme. Sipas ministrisë, aktori pritet të rikthehet në Shqipëri, ku do të nisë trajtimin pranë Qendrës së Specializuar në QSUT. Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, sqaron opinionin publik lidhur me gjendjen shëndetësore të aktorit të njohur Naun Shundi. Pas njoftimit të marrë më…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të Kosovës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Rekomandimi për certifikimin e Listës Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit, i mori vetëm 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime gjatë një mbledhjeje të KQZ-së të enjten pasdite. Lista Serbe mund të ankohet ndaj këtij vendimi në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, ishin zëshëm kundër certifikimin të kësaj partie dhe ishin të vetmit që votuan kundër. Duke…
E ngarkuara me Punë në Ambasadën së Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati pati një takimin me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti. Pas bisedës ajo shprehu shqetësim për ato që i quajti tendenca për të pamundësuar pjesëmarrjen ne zgjedhjet lokale të 12 tetorit të disa partive serbe. ”Unë ngrita shqetësimet tona me kryeministrin në detyrë mbi veprimet që kuptojmë se kryeministri në detyrë dhe Vetëvendosja po shqyrtojnë për të përjashtuar disa nga partitë politike nga pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhshme lokale. Për të qenë të qartë, ne besojmë se të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë mundësinë e…
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka miratuar një udhëzim që përcakton masat kryesore për mbarëvajtjen e vitit shkollor 2025-2026 në sistemin arsimor parauniversitar. Udhëzimi i botuar në Fletoren Zyrtare, përfshin një sërë detyrimesh që lidhen me regjistrimin e nxënësve, shpërndarjen e teksteve shkollore, ndalimin e përdorimit të celularëve në shkolla, si dhe parandalimin e dhunës dhe bullizmit në institucionet arsimore. Prioritet mbeten masat kundër dhunës dhe bullizimit, ku u është kërkuar ZVAP-ve dhe drejtoritë e shkollave të zbatojnë me prioritet Planin Kombëtar të Veprimit “Për fuqizimin e mekanizmave të parandalimit të çdo forme dhune e bullizimi dhe rritjen e sigurisë…
Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi se nënstacioni elektrik në Fier, është tashmë transformuar dhe kapacitetet janë dyfishuar duke përmirësuar ndjeshëm furnizimin me energji elektrike për të gjithë zonën. Balluku ka postuar pamje nga ky investim i ri i realizuar sipas parametrave bashkëkohorë teksa theksoi se “tani nënstacioni i ri elektrik në Fier është gati”. ”Ky është një investim me parametra modernë, i cili do të përmirësojë cilësinë e furnizimit me energji elektrike për të gjithë zonën, duke rritur edhe sigurinë e rrjetit”, tha Balluku. Nënstacioni elektrik në Fier është një projekt strategjik me rëndësi që…