Author: tirana

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe ferra pranë një biznesi në afërsi të superstradës Lezhë–Milot. Për shkak të përhapjes së flakëve nga era, në rrezik janë edhe disa banesa përreth, si dhe një restorant i madh dasmash që ndodhet pranë zonës së përfshirë nga zjarri. Forca të shumta zjarrfikëse janë angazhuar në terren për të penguar përhapjen e flakëve dhe për t’i vendosur ato nën kontroll. Deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për të vënë nën kontroll flakët.

Read More

Gazment Bardhi do të vijojë që të jetë kreu i grupit parlamentar të PD-së. Këtë e konfirmoi këtë të martë vetë kreu i PD-së, Sali Berisha në një konferencë për mediat. ”Riorganizimi do të jetë në vazhdim, PD do i ketë në vazhdim proceset. I përcakton grupi dhe strukturat. Unë nuk prononcohem, por kam vlerësim pozitiv për detyrën që ai ka kryer si kryetar grupi. Por ne funksionet i bëjmë në mënyrë demokratike dhe ka rregulla aty, do jetë grupi që do e përcaktojë dhe vendosë. Unë e respektoj detyrën që ai ka kryer”, u shpreh kreu i PD. Në…

Read More

Sali Berishës si ligjvënësi më i vjetër në moshë, i dalë nga zgjedhjet e 11 majit, sipas rregullores i takon ta drejtojë këtë seancë, por ka deklaruar prerë se do ta refuzojë këtë privilegj. Ai tha se ai s’mund t’ia lejojë vetes që të çelë legjislaturën e një Parlamenti që sipas tij i takon partisë shtet. “Një parlament jo legjitim, nuk mund ta hap kurrë. Nuk mund ti bëj vendit tim unë një antishërbim të tillë. Harroje. Po të ishte legjitim, me kënaqësi do ta bëja, do ta kisha patur kënaqësi, por ky është një parlament jo legjitim. Nuk përfaqëson…

Read More

Mungesa e reshjeve përgjatë verës dhe temperaturat e larta kanë shtuar ndjeshëm konsumin e energjisë elektrike e si pasojë edhe importin e saj. Të dhënat e Korporatës Elektroenergjitike shqiptare tregojnë se për periudhën 25 deri në 31 gusht është blerë energji në vlerën e 8.3 milionë eurove. Sasia e energjisë së nevojshme është siguruar nëpërmjet tre loteve dhe është blerë me një çmim mesatar që varion nga 115 euro deri në 125 euro për megavator. Moti i nxehtë ka bërë që konsumi i energjisë elektrike të pësoj rritje nxitur edhe nga përdorimi i kondicionerëve jo vetëm nga konsumatorët familjarë por…

Read More

Janë zyrtarizuar emërimet e reja në njësitë administrative të bashkisë Korçë dhe Devoll, ndërsa në bashkitë e tjera pritet që ndryshimet të bëhen ditët në vijim. Në Korçë, administratori i njësisë Lekas është caktuar Panajot Hyseni, në Voskopojë Kodhel Zere, në Drenovë Dhimitri Postol, në Voskop Erion Demirasi, në Mollaj Like Shkëmbi, në Bulgarec Klajdi Shaho dhe në Vithkuq Ilia Prifti. Ndryshime janë bërë edhe në bashkinë Devoll, ku janë emëruar dy nënkryetarët e rinj, Xhensila Pine dhe Nardi Hoxha. Ndërkohë, Marjol Babi dhe Riku Hysi janë rikthyer si administratorë, respektivisht në njësinë Miras dhe në njësinë Qendër. Në Hoçisht,…

Read More

Një 22-vjeçar është në prangat e policisë në Velipojë, pasi është kapur me armë zjarri pa leje, si dhe posedim të lëndëve narkotike, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetas që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dilte nga banesa dhe shiste lëndë narkotike në doza, kanë organizuar punën për kapjen e tij në flagrancë. Ata e kanë konstatuar shtetasin F. G., duke qarkulluar me automjet, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkodrës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest…

Read More

Qeveria e pakicës në Francë rrezikon të rrëzohet muajin e ardhshëm, pasi tre partitë kryesore të opozitës kanë deklaruar se nuk do të mbështesin votëbesimin e shpallur nga kryeministri François Bayrou më 8 shtator, në lidhje me paketën e tij të thellë të shkurtimeve buxhetore. E djathta ekstreme dhe të Gjelbrit kanë bërë të qartë se do të votojnë kundër tij. Socialistët – votat e të cilëve janë vendimtare për mbijetesën politike të Bayrou-t – kanë thënë se nuk ka gjasa ta mbështesin, nëse ai nuk ndryshon rrënjësisht qëndrimin e tij ndaj buxhetit, gjë që shihet si shumë pak e…

Read More

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka uruan kryetarin e sapo zgjedhur të kuvendit të Kosovës, Dimal Basha. “Urime, z. Dimal Basha, për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës!Bashkëpunimi politik dhe institucional është një domosdoshmëri që uroj dhe shpresoj të vijojë në të mirë të Kosovës e qytetarëve të saj”, shkruan Begaj në një postim në “Facebook”.

Read More

Vatra e zjarrit në Bogovë, Skrapar është vënë nën kontroll të plotë në të gjithë perimetrit të saj. Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se forcat operacionale janë organizuar prej orës 5:30 të mëngjesit duke ndjekur vijën e zjarrit dhe siguruar perimetrin e jashtëm të saj. Në këtë aksion për vënine në kontroll të plotë të vatrës së zjarrit morën pjesë: 30 efektivë të FA, 22 forca dhe 7 mjete zjarrfikëse të qarkut Skrapar, Berat dhe Poliçan, 20 forca bashkiake, 5 pyjorja dhe 15 nga shërbimet. Situata po monitorohet nga forcat zjarrfikëse të qarkut.

Read More

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës të martën. Zgjedhja e Bashës kryeparlamentar i hap rrugën konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re, pas një ngërçi të gjatë politik, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Basha i mori 73 vota për, 30 kundër dhe tri abstenime./REL

Read More

Albin Kurti kaloi pranë gazetarëve por preferoi t’i shpërfillte pyetjet e tyre përpara se të niste seanca e radhës konstituive e Kuvendit të Kosovës. Deputetët mblidhen sot sërish në përpjekje për të zgjedhur kryeparlamentarin dhe për të zhbllokuar më në fund ngërçin e tejzgjatur politik. Seanca vazhdon aty ku u ndërpre dy ditë më parë, në pikën e tretë të rendit të ditës, që është zgjedhja e kreut të parlamentit. Vetëm pas emërimit të kryetarit të ri dhe pesë nënkryetarëve arrihet konstituimi i Kuvendit dhe i hapet rruga krijimit të një qeverie të re. Kjo do të jetë hera e…

Read More

Një aksident automobilistik është regjistruar gjatë orëve të natës në zonën e njohur të Bllokut në Tiranë. Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve, pasi automjeti i përfshirë është një mjet tip “Benz”, i cili, për arsye ende të paqarta, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Makina ka përfunduar mbi trotuar, ku është përplasur me një pemë. Siç shihet edhe në pamjet, pjesa e përparme e automjetit është dëmtuar pothuajse tërësisht, duke treguar fuqinë e goditjes. Deri tani nuk ka informacion zyrtar nëse nga aksidenti ka persona të lënduar. Gjithashtu, shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë përplasje nuk…

Read More