Pas shpalljes se vakances dhe rivleresimit ne njesite administrative dhe njesite e Bashkise Elbasan, u zhvilluan testime dhe konsultime të vazhdueshme per pergjedhjen e administratratoreve te rinj. Është vënë re një interes i madh, sidomos nga të rinjtë, për tu bërë pjesë e këtij procesi i cili u zhvillua me korrektësi dhe transparencë ku të gjithë aplikantët u testuan me shkrim, por edhe në aftësitë e tyre komunikuese dhe punën në ekip. Pas përfundimit të procesit Bashkia e Elbasanit ka përzgjedhur administratorët e 17 Njësive Administrative, me përjashtim të Rajonit nr. 4 në qytet ku ende nuk ka rezultuar asnjë…
Author: tirana
Për herë të parë në vitin 2024, një grup profesion ka një pagë mesatare zyrtare prej më shumë se 200 mijë lekë në muaj. Sipas të dhënave të detajuara të INSTAT, “Drejtuesit administrativë dhe komercialë” kishin një pagë mesatare mujore bruto prej 207 mijë lekë në vitin 2024, nga 194 mijë lekë një vit më parë, me një rritje prej 6.6% në krahasim me mesataren e një viti më parë. Profesioni i dytë më i paguar është ai i “Drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara”, me një pagë mesatare prej 156.7 mijë lekësh, ose 8.8% më shumë se në 2023-n.…
Tarifat e reja doganore prej 50% të vendosura nga Presidenti amerikan Donald Trump ndaj Indisë kanë hyrë zyrtarisht në fuqi, duke shkaktuar valë reagimesh në tregjet ndërkombëtare dhe një mobilizim të shpejtë nga qeveria indiane. Vendimi i Trump vjen pak javë pasi nënshkroi një urdhër ekzekutiv që godet Indinë me një tjetër tarifë shtesë 25%, si ndëshkim për blerjet e vazhdueshme të naftës dhe armëve ruse. Kjo e bën Indinë një nga vendet më të penalizuara nga tarifat amerikane në mbarë botën. Ekspertët paralajmërojnë se tarifat do të prekin rëndë eksportet indiane – që përfshijnë tekstile, diamante, ushqime detare dhe…
Një zjarr i madh ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të qytetit të Peshkopisë, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë shpërthyer fillimisht në katin e tretë të godinës dhe janë përhapur me shpejtësi në të gjithë ndërtesën, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Zjarri ka shkaktuar panik në mesin e qytetarëve, pasi ndërtesat në zonë ndodhen shumë pranë njëra-tjetrës, duke rritur rrezikun e përhapjes së flakëve. Fatmirësisht është bërë evakuimi në kohë i banorëve dhe nuk raportohet për të lënduar. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen…
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës në veri të vendit. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s. Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë.
Dashi Ambient mjaft i ngrohte sot për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me afër se kurrë me partnerin tuaj dhe do kuptoheni edhe pa folur. Për beqaret klima do jete e kontrastuar kështu qe me mire te qëndrojnë edhe sot ashtu si janë. Dite me vone situata do ndryshoje. Ne planin financiar nuk do keni aspak vështirësi, megjithatë nuk duhet as te prisni qe te pasuroheni menjëherë. Demi Ne jetën tuaj ne çift është partneri qe si gjithmonë do beje komplimente dhe do mundohet te ruaje një klime sa me te ngrohte. Ju nga ana juaj mundohuni…
Socialistët duhet të presin shtatorin për të mësuar ekipin e qeverisë së dalë nga zgjedhjet e 11 Majit. Edi Rama ende nuk e ka thirrur Asamblenë, por në zyrën në Kryeministri prej dy ditësh vijon të presë dhe përcjellë vartësit e tij politik. Në ditën e dytë të punës pas kthimit nga pushimet e verës, në selinë e qeverisë ka patur hyrje-dalje të shumta, nga ministrat e kabinetit deri të ish-ministra, si në rastin e Ervin Metes, i shoqëruar me Delina Ibrahimaj. Bë hënën Rama ka patur në zyrë edhe përfaqësuesit e PS në Kuvend me në krye, drejtuesen Spiropali.…
Pasditen e kësaj të marte, një gomone me turistë u has në probleme në Gjirin e Kakomesë dhe në ndihmë i ka ardhur mjeti lundrues i Kapitenerisë. ”Sot rreth orës 18:00, Kapiteneria e Portit Sarandë mori një kërkesë për ndihmë nga një grup turistësh shqiptarë dhe të huaj, pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt në motor, në Gjirin e Kakomesë. Menjëherë u nis mjeti lundrues i Kapitenerisë, i cili bëri rimorkimin e mjetit drejt Gjirit të Limionit, duke siguruar mbërritjen e tyre të sigurt. U bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve lundruese që të kryejnë kontrollet e nevojshme…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përshëndetur zgjidhjen e ngërçit të Kuvendit që sot zgjodhi kryeparlamentarin e ri Dimal Basha, si dhe 3 nënkryetarët Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dhe Emilija Redzepi. Osmani bën apel që procesi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës të përmbyllet plotësisht në vijim, si dhe të votojë qeverinë e re të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. “Presidentja mirëpret që procesi i konstituimit të Kuvendit ka filluar të zhbllokohet dhe shpreson që ky proces të përmbyllet sa më parë, në përputhje me kushtetutën. Ajo i uron punë të mbarë e në interes të vendit…
Vatra e zjarrit në pyllin e Poros në Vlorë ka marrë përmasa më të mëdha. Flakët po djegin pishat në këtë zonë, teksa pamjet tregojnë për një situatë apokaliptike. Tymi i dendur ka mbuluar zonën dhe është përhapur drejt qytetit të Vlorës. Nga ajri po luftojnë intensivisht dy helikopterë për të shuar zjarret.
Historia e Osman Cenajt është ndër ato rrëfime që i japin zë dinjitetit të një atdhetari të rrallë. Një burrë me mendje të ndritur, i arsimuar jashtë vendit, që zgjodhi të kthehej për t’i shërbyer vendlindjes dhe më pas për të luftuar për lirinë e saj, edhe kur kjo do të thoshte përballje me dy sisteme shtypëse: pushtuesit e huaj dhe diktaturën komuniste. Osman Cenaj lindi në familjen atdhetare Cenaj të Shëlliut, një familje e njohur për bujarinë, besën dhe kontributin patriotik. I pajisur me vlera të larta dhe aftësi të veçanta, ai u arsimua në Austri dhe Francë për…
Nisma “Male të Pastra” është rikthyer sërish këtë vit, ku sot u zhvilluan aksione pastrimi në parqet kombëtare të Dajtit, Tomorit, Llogorasë, Qafështamës, Zagorisë, Prespës, Shebenikut, Korab-Koritnikut si dhe në Alpet Shqiptare. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga ky aksion pastrimi, i cili për të është kthyer në traditë në datën 26 gusht. ”Nisma ”Male të Pastra”, me një organizim shembullor në 10 Parqe Kombëtare e Natyrore në të gjithë Shqipërinë nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, ku me qindra vullnetarë, institucione, organizata dhe plot të tjerë bëhen pjesë e aksioneve të pastrimit e ndërgjegjësimit”, shkruan Rama. Kreu…