Author: tirana

Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë punimeve në një pallat në Tiranë, ku një punëtor ka rënë nga skela dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja është regjistruar në një objekt ndërtimi në administrim të shtetasit Avni Doçi, 50 vjeç. Sipas Policisë, gjatë kryerjes së punimeve, punonjësi 42-vjeçar Sajmir Tanushi ka rrëshqitur nga skela dhe ka pësuar dëmtime. Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për administratorin, për veprën penale të “shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”. Sakaq, ngjarja po hetohet për të zbardhur shkaqet dhe për të…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në aktivitetin për Universitetin Bujqësor të Tiranës me synimin që “UBT2030”, të bëhet antena rajonale e BOKU-t. Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama ka vlerësuar UBT dhe punën e deritanishme të stafit, ndërsa theksoi domodoshmërinë që të rinjtë të bëhet pjesë e programeve të këtij universiteti. “Kemi jo një konsulent por një bashkëudhëtar që i di të gjitha ato për të cilat ne kemi nevojë, falë Bardhi Sallakut që mos ngatërrohemi, se këta Bardhët e djathtë janë lloj-lloj, ky është Bardh i ndriçuar. Ne arritëm të kemi një reformë që ka bërë diçka…

Read More

Erion Veliaj është tashmë zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Kryebashkiakut Veliaj do t’i komunikohet akuzat të mërkurën. Ndërkohë këtë të martë në SPAK është paraqitur edhe biznesmeni Elman Abule i shoqëruar nga avokatja e tij Romina Zano. Abule dyshohet nga SPAK se ka kryer veprën penale “pastrim parash”.

Read More

Ekspertja e udhëtimeve Chelsea Dickenson është gjithmonë në kërkim të destinacioneve më pak të njohura. Kohët e fundit, ajo zbuloi një qytet evropian të vendosur në Shqipëri – një destinacion i vlerësuar për vijën e tij bregdetare mahnitëse, shkruan Ellen Jenne në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Mirror”. “Tirana, duhet të jetë në radarin e shumë turistëve, është vërtet interesante, sepse Shqipëria ka marrë shumë më tepër vëmendje për Rivierën e saj… Por, mendoj se kryeqyteti i saj, Tirana, është absolutisht i mrekullueshëm”, tha ajo. E vendosur në zemër të Shqipërisë, Tirana është e rrethuar nga kodra…

Read More

Ka nisur sërish puna për shuarjen e flakëve në malin e Dukatit. Gazetari i ABC News, Elton Nika raporton se operacioni ka nisur nga ajri me dy avionët ardhur nga Greqia. Gjatë natës për shkak të errësirës dhe terrenit të vështirë puna u ndërpre, ndërsa ka rinisur mëngjesin e sotëm nga ajri, por edhe ndërhyrje nga toka.

Read More

Qindra punonjës të Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Gjenevë kanë humbur tashmë vendet e punës, dhe priten shkurtime të tjera edhe më të mëdha. Që nga janari 2025, kur Donald Trump mori detyrën si President i SHBA, ai e tërhoqi vendin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe pezulloi financimet për shumë agjenci e OJQ të tjera të bazuara në Gjenevë, si Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM). Deri tani: Punësimet në OKB janë ulur me 43% krahasuar me vitin e kaluar. Shumë programe humanitare janë ndërprerë, ndërsa mijëra punonjës janë larguar globalisht. Shkurtime të mëdha të…

Read More

Tiranë Të kërkuar për përndjekje në rrjete sociale, kapen 2 shtetas. Njëri prej të ndaluarve ka kanosur familjarët e shtetases që përndoqi, duke iu lënë 2 fishekë, në afërsi të banesës. Si rezultat i kërkimeve të bazuara te informacionet e inteligjencës policore, me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe falë bashkëpunimit ndërmjet shërbimeve të komisariateve të Policisë Nr. 2, Nr. 5 dhe Nr. 6, u lokalizuan dhe vunë në pranga shtetasit: -K. M., 34 vjeç, i cili ishte në kërkim policor, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Falsifikimi kompjuterik”. Ai dyshohet se ka përndjekur ish të dashurën…

Read More

Saranda është kthyer muajin e fundit në epiqendër të veprimtarive kriminale, ku përplasja mes grupeve të ndryshme apo për interesa ekonomike deri edhe nëngjarje për motive të dobëta apo banale, ka shkaktuar disa persona të plagosur e deri tek shpërthime me eksploziv. Persona të armatosur, me precedentë të rëndë kriminalë e deri tek persona në kërkim, kanë qenë shpesh autorë të ngjarjeve të rënda. Prej orës 03.30 të mëngjesit të sotëm , në qytet kanë mbërritur forcat RENEA, të cilat kanë zhvilluar kontrolle të ndryshme për kapjen e personave në kërkim, të përfshirë në këto ngjarje. Paralelisht kontrolle janë zhvilluar…

Read More

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Shëngjin-Velipojë”, në fshatin Rrjoll. Një shtetas ka humbur dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një dyqan. Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, dhe 3 pasagjerë (familjarë të tij), të cilët janë dërguar për mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Read More

Zjarri pranë pikës doganore të Kapshticës është riaktivizuar sërish gjatë orëve të vona të mbrëmjes. Flakët duken edhe përreth kodrave të qytetit të Bilishtit, ndërsa terreni i vështirë nuk u krijon mundësi zjarrfikësve të ndërhyjnë. Shtabi i Emergjencave raporton se vatrat e zjarrit u aktivizuan në orët e mbrëmjes dhe shtojnë se është e pamundur të ndërhyhet. Në terren pranë rrugëve nacionale nuk ka pasur lëvizje të njerëzve. Një zjarrfikëse është kthyer pasi e ka pasur të pamundur ndërhyrjen në këto kushte.

Read More

Qyteti i Sarandës u trondit mbrëmjen e së hënës nga një shpërthim i fuqishëm me tritol. Policia thotë se lënda plasëse i është vendosur një automjeti të parkua, i cili ëahtë hedhur në erë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 3 rreth orës 23:50. “Më datë 21.07.2025, rreth orës 23:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Automjeti rezulton në pronësi të shtetasit K. J., 31 vjeç, person i shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me…

Read More