Dita e parë e shtatorit do të nisë me mot të kthjellët dhe të ngrohtë në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas të dhënave nga shërbimet meteorologjike, dita e sotme do të karakterizohet nga kthjellime të shumta dhe temperatura tipike verore, duke arritur deri në 30°C në orët e mesditës. Mëngjesi do të jetë i freskët, me temperatura që do të luhaten mes 14–18°C, ndërsa në mesditë pritet një ngrohje e ndjeshme e temperaturave, me vlera që kapin 28–30°C në zonat e ulëta dhe bregdetare. Vranësirat do të jenë të lehta dhe kalimtare, pa sjellë rreziqe për reshje. Në mbrëmje,…
Author: tirana
Dashi Dita e sotme për te dashuruarit do jete goxha e trazuar. Asgjë nuk do shkoje ashtu si e kishit planifikuar. As ju dhe as partneri nuk do jeni ne humorin me te mire te mundshëm. Beqaret me ne fund pas disa muajsh do e bëjnë për vete personin qe kane pëlqyer. Ne planin financiar kënaquni me gjendjen ne te cilën do ndodheni dhe mos kërkoni me shume sepse mund te futeni ne telashe. Demi Kjo do jete një dite mjaft e favorshme për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do kuptoheni me se miri me partnerin tuaj…
Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në dalje të Lezhës, në kryqëzimin e Ishull Shëngjinit. Sipas raportimeve nga mediat, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, dhe si pasojë e goditjes së fortë, një prej automjeteve ka dalë nga rruga duke përfunduar në një parcelë anës saj. Nga përplasja janë lënduar tre persona. Njëri prej tyre është transportuar drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një automjet që i ka prerë rrugën makinës që lëvizte në drejtim të Tiranës.
Erion Braçe ka bërë një tjetër denoncim publik lidhur me funksionimin e një skeme piramidale me bazë në Divjakë dhe Lushnjë. Braçe shpjegon se drejtuesit e kësaj piramide, përmes një personi të identifikuar si “Leo Smith” i njohur edhe si “Profesori” apo “Roboti” kanë njoftuar se paratë nuk mund të tërhiqen më, duke u kaluar fillimisht në një “llogari-mur” të brendshme, më pas në Binance dhe në fund në një exchange në Kosovë, ku shndërrohen në para cash.
Një djalë 12-vjeçar ka humbur jetën pas një incidenti tragjik në një park lojërash në qytetin Winsford. Viktima, Logan Carter, u gjet me plagë serioze në ambientet e Wharton Recreation Ground, afër rrugës Ledward Street, të premten pasdite. Sipas deklaratës së policisë, dyshohet se Logan ra nga një pajisje e parkut, ndërkohë që po luante. Shërbimet emergjente mbërritën menjëherë në vendngjarje, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë në vend.Familja e tij e përshkroi Logan-in si një fëmijë të dashur dhe plot jetë. “Ishte djalë plot jetë që e bënte çdo ditë të veçantë. Ai ishte qetësia e të gjithëve dhe do…
Papunësia në Gjermani është rritur në më shumë se tre milionë njerëz për herë të parë në më shumë se dhjetë vitet e fundit. Numri i të papunëve u rrit në gusht krahasuar me muajin e kaluar me 46.000, në 3.025 milionë. Kjo është 153.000 më shumë se në gusht të vitit 2024, njoftoi Agjencia Federale e Punësimit në Nuremberg. Shkalla e papunësisë u rrit krahasuar me korrikun e këtij viti me 0,1 pikë përqindjeje, në 6,4 përqind.Numri i të papunëve mbi kufirin prej tre milionësh u regjistrua për herë të fundit në shkurt të vitit 2015. “Tregu i punës…
Komisioni i BE-së synon të vendosë sanksione ndaj Izraelit për shkak të situatës katastrofike në Gazë. Fjala është për ndërprerjen e bashkëpunimit me Izraelin në kuadër të programit për nxitjen e kërkimeve dhe hulumtimeve shkencore “Horizon Europe”.Gjermania nuk është dakord me sanksionet e planifikuara nga Komisioni i BE-së. Sipas ministrit të Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, sanksionet në fushën e hulumtimeve ka të ngjarë të mos kenë ndonjë ndikim në vendimmarrjen politike dhe veprimet ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës. Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, theksoi se Gjermania i ka kufizuar dërgesat e armëve në Izrael, gjë që përbën…
Stuhia e fuqishme që goditi Greqinë perëndimore la pas shkatërrime të mëdha në disa qytete, me dëmet më të rënda të regjistruara në Korfuz, Kostur, Grevena, Kozan dhe Janinë. Në Korfuz, brenda vetëm një ore ranë 126 milimetra shi, duke e kthyer qytetin në një liqen. Rrugët u përmbytën, dyqane u dëmtuan rëndë në zonën e Spilias, ndërsa rruga drejt aeroportit u bë e pakalueshme për orë të tëra. Probleme të mëdha pati edhe në qarkullimin ajror, pasi 29 fluturime u anuluan ose devijuan në Aktio, Selanik e Janinë.Ndërkohë, Kasturi u përball me një stuhi të papritur që shkaktoi dëme…
Shtohen rastet e dhunës këtë fundjavë në Tiranë, ku vetëm brenda 24-orëve të sotme janë identifikuar 7 të tilla që kanë degjeneruar në përleshje me sende të forta mes personave. Policia njofton se në rrugën “Sotir Caci”, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta, shtetasin M. P., 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në rrugën “Anton Lufi”, gjatë një konflikti, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me grushte shtetasin J. K., 26 vjeç. Në një zonë tjetër të Tiranës, shtetasit J. B., 25 vjeç dhe S. S., 24 vjeç, për motive të…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se vendi i tij po planifikon operacione të reja ushtarake brenda territorit të Rusisë, duke theksuar se përgatitjet janë në vazhdim. “Nuk do të ndalemi – operacionet do të vazhdojnë ashtu siç duhet,” deklaroi Zelensky në platformën X, pas një takimi me komandantin e forcave të armatosura ukrainase, gjeneralin Oleksandr Syrskyi. Sipas tij, forcat dhe resurset janë duke u mobilizuar për të ndërmarrë sulme të reja. Prej disa muajsh, ushtria ukrainase ka intensifikuar përdorimin e dronëve për të goditur objektiva strategjike në Rusi, veçanërisht rafineritë e naftës, në përpjekje për të dëmtuar kapacitetet…
Kryeministri i vendit, Edi Rama njoftoi se në ditën e parë të vitit të ri shkollor, më 8 shtator, do të hapin dyert 30 shkolla të rehabilituara në të gjithë vendin, nga veriu në jug. Sipas tij, këto institucione do të mirëpresin mbi 8 mijë nxënës dhe mësues. “Më 8 shtator, në ditën e parë të shkollës do të hapin dyert 30 shkolla të rilindura nga veriu në jug, të cilat do të mirëpresin mbi 8 mijë nxënës dhe mësues”, shkroi Rama. Po ashtu, shefi i qeverisë theksoi se vijojnë investimet për rehabilitimin e objekteve, palestrave dhe terreneve sportive me…
Rusia i ka vazhdar bombardimet e pamëshirshme kundër Ukrainës të dielën, duke i goditur objektet e energjisë në të paktën dy rajone dhe duke shënjestruar disa lokacione të tjera në të gjithë vendin. Sulmet me dronë dëmtuan katër objekte energjetike në rajonin e Odesës mëngjesin e së dielës, duke lënë pa rrymë më shumë se 29.000 banorë, tha në Telegram kreu rajonal Oleh Kiper.Kiper shtoi se sulmet ruse dëmtuan gjithashtu shtëpi private dhe ndërtesa të tjera dhe se një person u plagos. “Infrastruktura kritike po furnizohet përmes gjeneratorëve”, tha Kiper, duke shtuar se qyteti bregdetar Çernomorsk, në jug të Odesës,…