Forumi i Bledit në Slloveni ka shënuar këtë vit 20-vjetorin e edicionit. Shumë liderë shtetesh të Europës e zyrtarë të BE-së janë të ftuar në diskutimin mbi të ardhmen e Bashkimit Europian dhe rolin e shteteve. I ftuar në këtë forum është edhe Kryeministri Edi Rama. Shqipëria mund të anëtarësohet në Bashkimin Europian në vitin 2029 në qeveria vazhdon reformat, tha komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, gjatë fjalës së saj në Forumin e Bledit në Slloveni. Ajo vlerësoi Kryeministrin Edi Rama për punën që po bën në lidhje me çeljen e kapitujve. ”Në 10 muajt e fundit kemi…
Author: tirana
Një nga lajmet më të bujshme që vjen për ekipin kuqezi është largimi i mbrojtësit Adrian Bajrami nga Kombëtarja kuqezi. 23-vjeçari luan te Benfika dhe është huazuar te Luzerna, ka marrë vendimin për të mos përfaqësuar më Shqipërinë, duke zgjedhur të luajë për Zvicrën në të ardhmen. Ky vendim i papritur ka detyruar trajnerin brazilian të Kombëtares, Silvinjo, të bëjë ndryshime në listë. Ndryshime ka pasur edhe reparti i mesfushës. Ylber Ramadani nuk do të jetë në dispozicion për shkak të një dëmtimi, dhe në vend të tij është thirrur Enis Çokaj, aktualisht pjesë e klubit grek Levadiakos. Një tjetër…
Ikona e muzikës shqipe, Parashqevi Simaku feston sot datëlindjen e saj të 59-të. Ajo shprehet se si çdo nënë, dëshira më e madhe në ditëlindje është përqafimi dhe urimi nga i biri, Luke. ”Sot, në ditëlindjen time të 59-të, zemra ime është e mbushur me mall për ty. Sa shumë do të doja ta dëgjoja këtë nga ty. Por e di që ti as nuk e di kur është ditëlindja ime, dhe kjo më dhemb thellë. Megjithatë, zemra ime rreh gjithmonë me ty ashtu si atëherë kur ishe në barkun tim, edhe sot, në çdo frymë të jetës sime. Edhe…
Shqipëria do të këtë një operator të trajtimit të mbetjeve. Reforma e re për menaxhimin e mbetjeve të integruara nis me dy projektligje të rëndësishme, të cilët synojnë përafrimin 100 % me direktivat e Bashkimit Europian për mbrojtjen e mjedisit. Bashkitë tanimë kanë si detryim vetëm mbledhjen e mbeturinave. “Ky operator do të marrë në posedim të gjitha pikat fundore të trajtimit të mbetjeve, të cilat janë ato impiante të landfillimit dhe asgjësimit, në mënyrë që investimet dhe asgjësimet, në mënyrë që menaxhimi të jetë i unifikuar në të gjithë Shqipërinë. Sot që flasim, landfillet menaxhohen në mënyra të ndryshme…
“Kërko të dëgjohesh, mos prit që të tjerët të të kërkojnë mendimin”. Këtë mesazh dha ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato për një grup të rinjsh shqiptarë të talentuar nga qendra ARSIS, të angazhuar në komunitet dhe edukim qytetar, me pasion për të drejtat e njeriut. Ai i priti të rinjtë në “Europe House” dhe shkëmbeu me ta ide mbi mënyrat se si të forcohet pjesëmarrja e të rinjve në procesin e integrimit në BE. ”Zëri i tyre ka rëndësi. Ne do të vazhdojmë të mbështesim të rinjtë shqiptarë dhe jemi të përkushtuar të rrisim rolin e tyre…
Neritan Buzi do të jetë shefi i ri i Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë. Lorenc Shehu i cili ishte i komanduar në detyrë është larguar, duke i lënë vendin Buzit. “Rrugorja” e kryeqytetit ka qenë një repart që ka pasur shumë ndryshime, pasi fillimisht u drejtua nga Roven Zeka, i cili u largua pas arrestimit nga SPAK. Më pas në vend të tij u komandua Lorenc Shehu. Tashme drejtimin e ka marrë Neritan Buzi, i cili më parë ka qenë shef i komisariatit të Himarës dhe në qershor u transferua në doganën e Qafë Botës.
15 vite më parë, Luíz Ejlli solli një nga interpretimet e tij më të ndjera, duke bashkëpunuar me Juliana Pashën në këngën “Sa e shite zemrën”. E kënduar në skenën e Kënga Magjike 2010, kjo baladë preku publikun, duke u pritur me duartrokitje dhe duke mbetur në kujtesën e shumë adhuruesve të muzikës shqiptare. Krijimi mban vulën e kantautorit të njohur Pirro Çako, i cili njihet për aftësinë e tij për të sjellë këngë që mbeten gjatë në memorien kolektive. Luizi dhe Çako ishin sërish në studio, duke punuar për projekte të reja muzikore. Ky rikthim i dy emrave të…
Rusia dhe Bjellorusia zhvilluan stërvitje të përbashkëta ushtarake në vitin 2022, dhe ato u përdorën për të maskuar grumbullimin e forcave ruse për pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës. Këtë herë një raund i ri stërvitjesh ushtarake që përfshijnë të dy vendet pritet të fillojë këtë muaj, “Zapad-2025”, duke shkaktuar shqetësime se Moska mund të zgjedhë përsëri të nisë një sulm ndaj një vendi evropian. Shefi i mbrojtjes gjermane, Carsten Breuer, tha se vendi i tij nuk pret sulme ruse në territorin e NATO-s nën mbulesën e stërvitjeve ushtarake, të cilat pritet të fillojnë pas dy javësh. “Nuk kemi…
Analisti Genc Burimi komenton ankimimin e zgjedhjeve të 11 Majit nga Partia Demokratike dhe perspektivën europiane të Shqipërisë. “Ky ankim nuk është ankim juridik por politik. Është thjesht PD-ja, në logjikën e saj të mirë apo të keqe, që thotë që këto zgjedhje janë vjedhur, asgjë më tepër. Rëndësi ka mesazhi politik, që ky Parlament nuk është legjitim dhe më pas i duhet të gjej dhe modalitetet e brendshme sesi të ruaj ato 50 mandate që ka marr, njëkohësisht duke mos njohur Parlamentin. Shqipëria i ka dyert e hapura për nga ana gjeopolitike për në Europë”, tha Burimi.
Koalicioni PD-ASHM ka depozituar këtë të hënë një kërkesë-padi pranë Kolegjit Zgjedhor, ku kundërshton rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, të shpallur nga Komisioni Rregullator i KQZ-së. Në kërkesë-padinë, e cila mban firmën e përfaqësuesit ligjor Franci Nuri, PD-ASHM kërkon rrëzimin e vendimit të KQZ-së dhe mosnjohjen e rezultatit zgjedhor, me argumentin se procesi është shoqëruar nga shkelje të rënda ligjore dhe problematika që e bëjnë atë “jo të lirë dhe jo të ndershëm”. Në dokumentin e paraqitur, opozita rendit një sërë shkeljesh që sipas saj, u evidentuan gjatë procesit: -përdorimi i burimeve publike në fushatë, -intimidimi i…
Më 11 shtator kryeministri Edi Rama do të zbulojë qeverinë e re. Ndryshe nga ai, Sali Berisha flet me emra teksa pohon se lufta më e madhe po bëhet për Ministrinë e Brendshme. Në një konferencë për mediat, ai tha deklaroi se kartelet e drogës po përplasen me njëri-tjetrin për të influencuar zgjedhjet e kryeministrit. ”Priten përleshje të mëdha midis tyre, kush të marrë Ministrin e Brendshëm. Troplinët me Agasin janë për Vlora Hysenin. E keni marrë vesh besoj. Të tjerë janë për atë Dyrmishin. Ata e lanë Arkend Ballën dhe duan Vlorën tani. Këta të Elbasanit nuk heqin dorë…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka publikuar dokumentet e Avokatit të Popullit, të cilat sipas tij përmbajnë gjetje shumë të rënda për arrestimin e Ilir Metës më 21 tetor 2024. Në një deklaratë për media, ai tha se Avokati i Popullit ka konfirmuar se urdhri i tre prokurorëve të SPAK-ut Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi ishte mbështetur mbi një ligj të shfuqizuar që prej vitit 2020, çka e bën arrestimin e Metës të pavlefshëm. ”Gjetjet shumë të rënda të Avokatit të Popullit lidhur me rrëmbimin kriminal të ish-Presidentit të Republikës, Z. Ilir Meta në…