Një tjetër kryetar bashkie është gjobitur për mos menaxhimin e mbetjeve në terren, të hedhura në mënyrë të jashtëligjshme. Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka gjobitur me 500 000 lekë kryetarin e Bashkisë së Krujës, Artur Bushi. Në më pak se një muaj, Bushi është kryebashkiaku i tretë që gjobitet për keqmenaxhimin e mbetjeve, pas inspektimeve që AKM ka bërë në terren. Tonin Marinaj, kryetari i bashkisë Malësia e Madhe ishte i pari që u gjobit pas konstatimit të mbetjeve të hedhura në zonën e Razmës, ndërsa pak ditë më parë kryetari i bashkisë Poliçan Adriatik Zotkaj po ashtu u gjobit…
Author: tirana
Dashi: Në dashuri, nëse një histori nuk funksionon, mos u përpiqni që të detyroni të tjerët që të vazhdojnë romancën me ju. Në punë, është periudhë e rëndësishme, ndaj vlerësoni projektet për të ardhmen. Demi: Nëse po përjetoni një romancë me Akrepin dhe Ujorin, shmangni komplikimet. Mos e teproni në punë dhe përpiquni të kuptoni se cilat janë nevojat tuaja reale. Binjakët: Në dashuri, emocionet vijnë duke filluar nga fundjava e ardhshme. Në punë, qëndroni larg polemikave edhe nëse duhet të pranoni gjërat që nuk ju pëlqejnë. Gaforrja: Në dashuri, fundjavën e ardhshme mund të keni disa takime të reja. Në punë, jeni mjaft të inatosur pasi ju…
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Fier, ku 56-vjeçari Petrit Mamaj, për motive banale ka vrarë me thikën e bukës bashkëshorten e tij, Valdete Mamaj. Mësohet, se ngjarja fillimisht është raportuar si vetëvrasje, ndërsa në trupin e gruas është konstatuar një plagë në shpinë dhe disa shenja në pjesë të tjera të trupit. Uniformat blu kanë marrë njoftim nga vëllai i Petritit, me profesion police. Pas grumbullimit të provave është thërritur për të dhënë dëshminë e tij para hetuesve edhe i shoqi i gruas. Pas disa orë marrjesh në pyetje, ai ka pranuar se…
Në kuadër të procesit të vaksinimit dhe marrjes së dozës së tretë të vaksinës anti-Covid, Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale ka publikuar disa nga efektet që mund të pësojë çdo i vaksinuar. MSHMS përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetet sociale bën me dije se doza e tretë e vaksinës ka të njëjtat efekte si dy dozat para. Ndër të tjera në mesazhin e shpërndarë në rrjetet sociale ministria bën apel qytetarëve që të vaksinohen dhe nëse vërtet efektet janë serioze të komunikojnë me mjekun e tyre të familjes.“Efektet anësore pas vaksinimit ndaj Covid 19 me dozën e…
Nga 1 qershori i këtij viti do të ndalohet prodhimi, shitja dhe futja e qeseve plastike për përdorim individual. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro deklaroi në një lidhje përmes skype tha se qytetarët apo bizneset do të penalizohen me gjoba në rast se kapen duke përdorur qeset plastike. Në kudër të kësaj nisme, Kumbaroi apeloi që qytetarët të ndërgjegjësohen. “Kjo është nismë e qeverisë shqiptare që në mandatin e dytë kur nisi një fushatë komunikimi. Jemi nder 5 vendet me ndotëse te Adriatikut me plastike. Përtej faktit se për këtë draft ka pasur diskutime. Unë i kam takuar…
Detaje tragjike dalin në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Sheq i Madh, në Fier, ku u raportua se një 50-vjeçare ka vrarë veten me thikë. “BalkanWeb” mëson se 50-vjeçarja Valdete Mamaj është vrarë nga bashkëshorti i saj me thikën e bukës. Ajo u gjet e pajetë në banesën e saj, e goditur me thikë në gjoks, si dhe me disa gërvishtje në trup. Bashkëshorti i saj, Petrit Mamaj, ka pranuar krimin e rëndë në polici, pasi e raportoi më herët ngjarjen si vetëvrasje.
Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku deklaroi se KLSH ka gjetur shkelje financiare sa i takon procedurave inceneratorin e Fierit. Gjatë fjalës së saj abuzim është bërë me një kontratë të lidhur në vitin 2017 që duhej të përfundonte në vitin 2018, ndërsa shton se kur e panë që nuk po zbatohej, qeveria pagoi 26 milionë euro. PJESË NGA FJALA E KRYETARES SË KOMISIONIT HETIMOR PËR INCENERATORËT, JORIDA TABAKUShkeljet e konsideruara nga KLSH që bëjnë pjesë në grupin financiar të shkeljeve. Sipas KLSH-së, përveç pjesës së procedurës menaxhimit dhe lidhjes së kontratës, zbatimit të kontratës, problematika kryesore me…
Lazer Matija është zgjedhur si Kryetar i Shoqatës së Futbollit Rajonal në Shkodër. Matija ka fituar me 15 vota kundrejt 8 votave të kandidatit tjetër për kryetar, Kujtim Shabën. Për zgjedhjet e përgjithshme për president të FSHF-së, e cila do të zhvillohet të mërkurën e 2 marsit, delegatët e zgjedhur me të drejtë vote që dolën nga Asambleja e Shkodrës do të jetë Edi Martini, Alfred Pjetri dhe Lazer Matija, në cilësinë e Kryetarit të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër. Vlen të theksohet se ky votim u mbajt pa praninë e mediave, si në çdo qytet tjetër ku janë zhvilluar…
Nënkryetarja e Komisionit hetimor për Inceneratorët, Ermonela Felaj ka parashtruar detaje nga vendimet e njëpasnjëshme të Këshillit Bashkiak të Fierit, për transferimin e impiantit nga zona e Portëzës, në Mbrostar. Nga Komisioni Hetimor, Felaj tha se ishin disa arsye se pse u ndërtua në këtë vend inceneratori, pasi zona e parë nuk plotësonte kushtet. Ajo sqaroi edhe faktin se pse u vonua perfundimi i ndertimit te ketij projekti. “Këtu ka pasur një propozim të paprekura që i është kërkuar ministrisë së Mjedisit. ka vijuar për gati 1 vit. Mjafton që t’ju vë në dispozicion dy data. Data që është dhënë…
Renald Dema, Ali Hoxha dhe Juljan Jaku janë tre shqiptarë të cilët janë arrestuar së fundmi nga policia britanike për shkak se janë kapur me një fermë ku prodhohej kanabis. Ata kanë dalë para gjykatës dhe janë dënuar. Konkretisht Dema, 21 vjeç, pa adresë fikse, u burgos për dy vjet e tre muaj. Hoxha, 29 vjeç, pa adresë fikse, u dënua me dy vjet e nëntë muaj, ndërsa Jaku, 24 vjeç, gjithashtu pa adresë fikse, u dënua me dy vjet e gjysmë burg. Raportohet se ishin qentë e policisë që kanë zbuluar fermën e kanabisit. Autoritetet theksojnë se investimi në…
Çmimi i karburantit ka njohur një trend rritës në Itali. Ky çmim ka qenë kaq i lartë për herë të fundit në vitin 2012. Sipas mediave në shtetin fqinj, nafta ka shkuar në 1 euro e 69 centë për litër, ndërsa benzina, në 1 euro e 819 centë. Sipas autoriteteve, çmimi pritet të rritet në ditët në vijim, e kjo ka të bëjë me krizën energjetike që ka kapluar thuajse të gjithë botën.
Pretigjiozja amerikane “Business Insider” i ka kushtuar një analizë të gjatë vendimit të ushtrisë amerikane për të ngritur një bazë të Forcave Speciale të saj në Shqipëri. Analiza, që mban firmën e Stavros Atlamazoglou, shkruan se amerikanët kanë interesa të mëdha strategjike në Ballkan dhe agresiviteti i tanishëm i Rusisë ka nxjerrë në pah rolin e Shqipërisë për zhvillimin e operacioneve kundër planeve të Putinit në Ballkanin Perëndimor. Atlamazoglou i referohet edhe faktit se Shqipëria është ndër të paktët vende që kanë orientim të qartë pro-amerikan në rajon dhe se vendosja e kësaj baze këtu u bë nisur edhe nga…