Author: tirana

Kolonel Shkëlqim Çela ka marrë zyrtarisht detyrën e Komandantit të Policisë Ushtarake. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi theksoi rëndësinë që ka kjo strukturë si pjesë e Forcave të Armatosura. “Forcat e Armatosura të Republikës Shqipërisë ne opinionin publik gëzojnë një reputacion pozitiv të lartë. Në shumë sondazhe dalin të parët në renditje pra, institucioni më i besueshëm për publikun. FA janë një garanci për sigurinë kombëtare e për këtë arsye për shkak të funksionit të tyre, rëndësisë së madhe që kanë, integriteti brenda të gjitha strukturave të FA është një element kyç. Ndaj…

Read More

Numri i shtrimeve ka shkuar në normalitet dhe shtoi se numri i urgjencave ditore ka rënë. Ai tha se numri i urgjencave deri në mesditë është 5, ndërsa brenda 24 orëve ka një mesatare mes 17-20 urgjencave. Gazetari theksoi se mosha mesatare e personave të shtruar në spital është mbi 65 vjeç ndërsa momentalisht nuk ka mosha të reja të shtruar.Incidenca 2 javore ka rënë dhe kësisoj, kjo do të reflektohet në uljen e rasteve të infektimeve. Një tjetër zhvillim sipas Skëndajt është dhe rikonstruksioni i spitalit COVID-1. Ndonëse ishte paralajmëruar se do të ndodhte në fillim të janarit, punimet…

Read More

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi është shumë aktiv për çështjet e aktualitetit, duke reaguar herë pas here. Së fundmi, ai është indinjuar lidhur me rritjen çmimit të karburantit. Stresi ka komentuar në një ‘Box Pop’ ku një qytetar thotë se nuk ka sindikata të organizojnë popullin për të protestuar. Ndërkohë reperi e mbështet mendimin e qytetarit dhe bën thirrje për protesta, duke marrë edhe shembullin e Francës. Stresi thekson se jemi një popull që fle gjumë dhe jemi sllevër. “Pse ankoheni karburanti PO shkon 2 mi lekë litri sikur sa eshte lire fare!!!! Per…

Read More

Policia e Tiranës vuri në pranga tre persona në operacionin e koduar “Farka”, për goditjen e krimeve mjedisore. Mesohet se të arrestuarit janë shtetasit Ilir Filolli, Florian Katiaj, Njazi Spahiu. “Në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë policore, se tre shtetas hidhnin mbetje inerte në zonën e Lapidarit në Farkë, u organizua operacioni i koduar “Farka”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë tre shtetas, për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve” kryer në bashkëpunim. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi Njazi Spahiu transportonte mbetjet inerte me një mjet kamionçinë, ndërsa dy shtetasit e tjerë mbikëqyrnin hedhjen e tyre, në…

Read More

Ambasada e SHBA-së në Tiranë, ka reaguar në lidhje me takimin mes presidentit Joe Biden dhe kancelarit gjerman Scholz, ku është theksuar rëndësia e vijimit të procesit integrues të vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Gjermania është një nga aleatët më të afërt të Amerikës. Ne po punojmë në hap për të penguar më tej agresionin rus në Evropë dhe për të adresuar sfidat e paraqitura nga Kina dhe për të promovuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, thuhet mes të tjerave në deklaratën Biden, citon ambasada amerikane. “Ne riafirmuam gjithashtu angazhimin tonë për të përfunduar punën e integrimit të Ballkanit Perëndimor në institucionet…

Read More

Përmes një publikimi në rrjetet sociale, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri (UNDP Albania) njofton se ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e parë e Komitetit Drejtues të projektit mbi “Mbështetjen Infrastrukturore për Komunitetet”. Nëpërmjet tij, parashikohet ndërhyrja në përmirësimin e infrastrukturës së 3 objekteve arsimore të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit në Durrës. Konkretisht: rindërtimi i Kopshtit “Isuf Ferra”, Shkozet; riparimi i Shkollës së Mesme të Bashkuar “Jusuf Hoti”, Katund i Ri; dhe Riparimi i Shkollës 9-vjeçare “Zyber Sallaku” Manëz. Janë rreth 740 nxënës e fëmijë në total, të cilët do të jenë përfituesit direkt…

Read More

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, gjatë një eventi në Krujë, ka prezantuar nismën më të re, të programit Bashkimi Evropian për Kulturën. Ai tha se BE, do të restaurojë Muzeun Entografik në Krujë, që do të kapë vlerën e 500 mijë eurove. Po ashtu ai shtoi se do të investohet në ato subjekte lokale që kanë dëshirë për të rijetëzuar dhe rikthyer bazën e vjetër tradicionale. Ne qëndrojmë pranë jush sepse Evropa është këtu, tha ndër të tjera Soreca. “Ne kemi diskutuar se çfarë mund të bënte BE për të mbështetur rijetizimin e këtij vendi simbolik dhe historik…

Read More

Një aksident rrugor ka ndodhur në Tiranë, këtë paradite. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në Bërxullë, ku të plagosura kanë mbetur dy gra, të cilat janë transportuar menjëherë në spital. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 08.02.2022, në Bërxullë, janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin A. Sh., me mjetin me drejtuese shtetasen N. F. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesja e mjetit shtetasja N. F., dhe pasagjerja e mjetit tjetër, shtetasja M. M., të cilat ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read More

Një mbledhjen e Komisionit të Sigurisë këtë martë, ishte i pranishëm një përfaqësues i Institucionit të Shërbimit Informativ Shtetëror, ku u pyet nga deputetët lidhur me një rrogë marramendëse, që iu zbulua një punonjësi të Shish, gjatë publikimit të skandalit të pagave. Sot në komisionin për Sigurinë Kombëtare, është në shqyrtim në parim projektligji “Për trajtimin financiar të punonjësve të Shërbimit Informativ të Shtetit pas ndërprerjes së marrëdhënieve të punës”. Por në Komision nuk ishte paraqitur drejtori i SHISH, por përfaqësues të tij. Kjo ka bërë që deputeti i PD-së, Ervin Salianji të kërkojë shtyrjen e shqyrtimit të projektligjit, deri…

Read More

Operacioni Forca e Ligjit i nisur me bujë të madhe nga autoritete, ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese, pasi është denoncuar si për një aksion të saj si anti-kushtetuese. Konkretisht bëhet fjalë për aktin Normativ nr.1, të datës 31 janar të vitit 2020 “për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”. Ka qenë subjekti i OFL, Edlir Hysenaj, i cili pretendon se i është sekuestruar një automjet në kuadër të OFL, vetëm pasi vëllai i tij rezulton i skeduar për drogë në Gjermani. Ndërkohë, Këshilli…

Read More

Institucioni i Shërbimit Informativ Shtetëror u vu në qendër të vëmendjes pas publikimit të skandalit të pagave të rrjedhura të shqiptarëve. Nga të dhënat për pagat, u zbulua se një punonjës i SHISH paguhej me një rrogë marramendëse. Sot në komisionin për Sigurinë Kombëtare, është në shqyrtim në parim projektligji “Për trajtimin financiar të punonjësve të Shërbimit Informativ të Shtetit pas ndërprerjes së marrëdhënieve të punës”. Por në Komision nuk ishte paraqitur drejtori i SHISH, por përfaqësues të tij. Kjo ka bërë që deputeti i PD-së, Ervin Salianji të kërkojë shtyrjen e shqyrtimit të projektligjit, deri kur “titullari i SHISH…

Read More

Presidenti Ilir Meta ka bërë me dije për herë të parë se është ankuar zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë për ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim. Diplomatja amerikane ka qenë në fokus të akuzave të kreut të shtetit, ku shpesh herë e ka quajtur si të korruptuar, apo të njëanshme. Gjithashtu, a mendoni se akuzat ndaj përfaqësuesve të misioneve diplomatike bërë në daljet tuaja publike në media apo rrjetet zyrtare e sociale si të korruptuar apo ato për rrezikun e integritetit tuaj fizik kanë bazë faktike dhe nëse po, a keni bërë denoncim në organet përkatëse? Përgjigja– (…)Presidenti i Republikës kurrë…

Read More