Author: tirana

Kryeministri britanik Boris Johnson ka njoftuar se sanksionet dhe masat e tjera do të jenë gati në rast të një sulmi rus ndaj Ukrainës, ndërsa qeveria e tij do t’i kërkojë parlamentit të vendosë sanksione ndaj qytetarëve dhe kompanive ruse. Duke shkruar në The Times të martën, Johnson tha se Britania po shqyrtonte zhvillimin e avionëve luftarakë Typhoon për Forcën Ajrore Britanike, si dhe anijet e Marinës Mbretërore për të mbrojtur Evropën Juglindore. Johnson shkroi gjithashtu se Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace dhe Sekretarja e Shtetit Liz Tras do të udhëtojnë së shpejti në Rusi.

Read More

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga -6°C në 02°C, në zonat e ulëta nga 04°C në 08°C dhe në zonat bregdetare nga 06°C në 09°C. Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë. Ndërsa Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -05°C në 00°C dhe në zonat e ulëta nga 00°C në…

Read More

OSHEE ka njoftuar qytetarët se ditën e nesërme në disa zona të Tiranës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit. Energjia do të stakohet nesër në këto zona në kryeqytet: rruga “Myslym Keta”, rruga “Tasim Shehu” dhe pjesërisht rruga “Siri Kodra, “Rruga e Dibrës”, zona pranë ish-uzina “Dinamo e Vjetër, Babrru, Rruga “Riza Cërova”. Njoftim për abonentët Tiranë:Stakim, 8 shkurt Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 8 shkurt do të kryhen punime në një nga kabinat e fiderit A11 të NST Rajonal dhe në NST Karbit.Pa energji mbeten…

Read More

Një ditë më parë Arjola dhe Iliri po luanin pjesën e tyre nga filmi “Edhe kështu, edhe ashtu”. Ata dukeshin mjaft të përfshirë në skenën e tyre të filmit. Arjola një moment afrohet dhe i jep një të puthur në buzë Ilir Shaqirit. Kjo hutoi të gjithë banorët e mbetur, por dhe ndjekësit e tyre besnikë. Ata janë puthur dhe në dhomën e rrëfimit. Dyshja duket qartë se po ngacmohen dhe janë shumë afër me njëri-tjetrin. Donaldi dhe Beniada u habitën me veprimin e tyre.

Read More

Gjykata e Lartë refuzon lirimin e ish-kryebashkiakut Fatos Tushe. Ish-kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe bëri rekurs në Gjykatën e Lartë për të fituar lirinë. Njoftimi:Mospranimin e rekurseve të paraqitura nga personat nën hetim Fatos Tushe, Flamur Peqini, Gazmend Çela, Bektash Nexha, Bujar Murati kundër vendimit nr.24, datë 28.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Read More

Javën e kaluar mbërriti në Tiranë Presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin, i cili u takua me Kryeministrin Edi Rama dhe me Presidentin e FSHF, Armand Duka.about:blank Ish-Kryeministri Sali Berisha ka zbuluar se çfarë ishte diskutuar në takimin mes Ceferin dhe Ramës. “A e more vesh çfarë i tha Ceferin, Ramës? I tha hiq dorë në mënyrë të prerë dhe përfundimtare sepse jam i autorizuar të të komunikoj anulimin e menjëhershëm të ndeshjes që do zhvillohet. Së dyti, përjashtimin e Shqipërisë 10 vite nga çdo aktivitet botëror dhe europian”, deklaroi Sali Berisha.

Read More

Të shpejta kanë qenë veprimet e policisë greke pas arratisjes së 4 shqiptarëve dhe 1 pakistanezi. Janë lokalizuar dhe arrestuar 3 prej tyre. Grupi prej pesë personash u “nda” pas arratisjes, pasi 3 prej tyre janë larguar me një makinë të vjedhur në Heraklion ku dhe u lokalizuan. Të arrestuarit kanë kanë pohuar se dy të dënuarit e tjerë kanë qëndruar në Chania. Pas arratisjes së të dënuarve 5 efektivë janë vënë nën hetim dhe akuzohen për neglizhencë. Olis Thoma Prifti, 43-vjeç, me origjinë nga Dropulli, është një nga personat e arratisur nga burgu në Hania të Greqisë. Një tjetër…

Read More

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë konfirmuar rëndësinë e tranzicionit drejt energjisë së pastër në Ballkanin Perëndimor. Në takimin e nëntë të Këshillit për Energji SHBA-BE u tha se është e rëndësishme ndërtimi i një sistemi konkurrues, transparent dhe të integruar energjetik në rajon, por edhe të bëhen reforma në përputhje me politikat e zgjerimit dhe obligimet që dalin nga Traktati i Komunitetit të Energjisë. “Këshilli do të vazhdojë koordinimin për tregun e energjisë dhe reformat e rregullatorëve, si dhe do të vazhdojë mbështetjen për dekarbonizimin në Ballkanin Perëndimor, në veçanti nga heqja dorë në mënyrë graduale e prodhimit…

Read More

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me 4 shqiptarët që u arratisën nga burgu i Hanias në Greqi. Zbilohen të tjera fakte në lidhje me profesionet e shqiptarëve, që kanë ngritur në këmbë policinë greke, për kapjen e tyre, ndërsa janë zbardhur dhe identitetet e tyre të plota si dhe profesionet. KUSH JANE SHQIPTARET E ARRATISUR1. Olis Prifti, 10.09.1979, lindur ne Lushnje e banues ne Dropull, Gjirokastër. Prind i një fëmijë. Profesioni – kamarier. Denuar me burgim te përjetshëm per “pjesmarrje ne organizate kriminale”, “grabitje”, “grabitje me pasoje vdekje”, “vjedhje”, “armëmbajtje pa leje”, “perdorim arme”. Ne burg prej…

Read More

Mali i Zi ka zhvilluar këtë të hënë seancën e jashtëzakonshme për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Aleksa Beçiç. Prej disa orësh seanca u shoqërua me debate të ashpra dhe pasua të shkurtra, ndërsa në fund u vendos për shkarkimin e Beçiç. Gjithsej votuan 79 deputetë, nga të cilët 43 votuan pro dhe 36 kundër. Kujtojmë se qeveria e Krivokapiç, u rrëzua më 4 shkurt, me votat e opozitës dhe të Lëvizjes Qytetare URA. Që fillimet e formimit të qeverisë, në dhjetor të 2020-ës, kabineti i Krivokapiç është përshkuar me debate midis partnerëve të koalicionit – atyre pro-serbë dhe pro-evropianë…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar gjatë një interviste televizive situatën politike në vend dhe mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore në 6 mars. Berisha deklaroi se logoja e vërtetë e PD është Shtëpia e Lirisë, teksa shton se nuk do krijojë asnjë parti të re. “Shohim mundësi fitoreje në të gjitha bashkitë. Ky është një revolucion paqësor për rrëzimin e qeverisë. Do të rikthejmë lirinë në PD dhe në shoqërinë shqiptare. Logoja e vërtetë e PD-së është Shtëpia e Lirisë. Ne garojmë për fitore, kemi premisa më të mëdha për të fituar këto zgjedhje. Duke u krahasuar me kundërshtarët, kemi…

Read More

Përgjatë ditëve të fundit në rrjet ka qarkulluar një video e Fjorit të “Përputhen” duke bërë twerk nudo (e cila nuk do të shfaqet për arsye privatësie). Sot në “Përputhen” konkurrentja tregoi mes lotësh se videoja i është shpërndarë në mënyrë dashakeqe. “Të gjithë këtu kemi pasur të dashur dhe në momente kur kemi kaluar kohë me ta, mund të bëjmë një video, një foto, diçka më shumë. Fatkeqësia ime ishte që është publikuar, dikush, nuk e di se kush, është publikuar. Nuk ka të drejtë askush të ndërhyjë në privatësinë time”, tha ajo. Fjori u kap keq me Melikun,…

Read More