Author: tirana

Dashi: Në dashuri duhet të keni parasysh që prej disa muajsh ndjenjat tuaja janë në gjendje të acaruar. Puna po ecën në drejtimin e duhur pasi suksesi nuk mungon dhe, së fundmi jeni afër njerëz që besojnë tek aftësitë tuaja. Demi: Falë ndikimit të Hënës keni mjaft energji. Në punë po vjen një periudhë shumë e mirë, mjafton të shmangni zgjedhjet e rrezikshme edhe pse nuk përjashtohen diskutimet. Binjakët: Prisni deri të enjten dhe të premten për të pasur caste romantike në dashuri. Në punë, duhet të jepni argumente të sakta, ndërsa këshillohet të mos e detyroni askënd të bëjë veprime të caktuara. Ndërkohë sugjerohet që…

Read More

Pas rënies së qeverisë Krivokapiç në Mal të Zi, Dritan Abazoviç shihet si një nga kandidatët e mundshëm për kryeministër. Por për partitë serbe, ai që deri tani ishte aleat, tani shihet si rivali kryesor. Milan Knezevic i Frontit Demokratik në Malin e Zi, në një prononcim për Tv Prva, tha se Abazoviç po pengon hyrjen e serbëve në koalicionin e ri. “Dritan Abazoviç u vetëshpall hero serb, se do ta mbronte gjuhën serbe… Është ai djali me kaçurrela që u paraqit si hero kombëtar në mediat serbe. Tani do të doja që mediat ta vërejnë se ky djali kaçurrel…

Read More

Aplikacionet e njohura të mediave sociale në pronësi të Meta, përfshirë Facebook dhe Instagram, mund të ndalohen në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë. Mark Zuckerberg ka kërcënuar se do të tërheqë “shërbimet kryesore” nga rajoni pas një mosmarrëveshjeje mbi ligjet për mbrojtjen e të dhënave me Evropën. “Meta” ka lëshuar në heshtje një paralajmërim duke thënë se mund të mbyllë shërbimet nëse Evropa nuk e lërë të kryejë “transferime transatlantike të të dhënave”. Kjo nënkupton transferimin e të dhënave private të njerëzve nga serverët e sigurt në Evropë, ku ato janë shumë më të rregulluara në SHBA. Në një raport…

Read More

Papa Françesku, si rrallëherë ka rrëfyer se i pëlqen muzika klasike dhe tango. Papa vizitoi një dyqan disqesh muajin e kaluar, por siç rrëfeu jo për të bërë blerje, por për t’i dhënë bekimin sipërmarrjes së miqve të tij. Megjithatë ai tha se e donte muzikën. “Pikë së pari nuk shkova për të bërë blerje. Ata njerëz janë miqtë e mi prej vitesh dhe riorganizuan dyqanin. Shkova për t’i dhënë bekimin. Ishte natë, por një gazetar gjendej aty dhe prandaj lajmi u bë publik. Por është e vërtetë që unë dëgjoj muzikë. Më pëlqen muzika klasike, por edhe tango”, u…

Read More

Armela Murati e reja nga Burreli do të jetë pilotja e parë shqiptare. Një foto të saj e ka publikuar edhe kryeministri Edi Rama në rrjete sociale. “Armela Murati do të futet në histori si pilotja e parë grua në Shqipëri”, shkruan Rama. 25-vjeçarja me origjinë nga Burreli vendosi që pasionin për lartësinë, ta kthente në një profesion. E quan një zgjedhje jo të rastësishme, teksa i afrohet çdo ditë ëndrrës së saj në Bazën Ajrore të Farkës. Lexo edhe: Armela Murati: Vajza matjane është pilotja e parë shqiptare

Read More

Këshilltari ligjor i Presidentit Ilir Meta Bledar Dervishaj tregoi përmes një konference për mediat shkresën e Kuvendit për Gjykatën Kushtetuese, që sipas tij është e manipuluar. Dervishaj shprehet se Kuvendi shkeli 13 herë kushtetutën, ndërsa manipulimi lidhet sipas tij me ndryshimin e datës në shkresë. “Në parashtrimet apo qëndrimet që i kemi dorëzuar gjykatës kushtetuese që prej 1 korrikut 2021 dhe ato të mëvonshme 1 shkurt 2022, 3 shkurt, kemi parashtruar ndër të tjera se ve ç shkeljeve shumë të rënda të kushtetuetës ligjit, të kryera prej Kuvendit, një prej shkeljeve të dokumentuara nga ana jonë ishte edhe fakti që…

Read More

Arratisja e 4 shqiptarëve dhe një pakistanezi nga burgjet greke u ka kushtuar shtrenjtë 5 gardianëve. Mediat greke shkruajnë se 5 policë në Greqi janë vënë nën hetim për arratisjen e 4 shqiptarëve dhe 1 pakistanezi nga burgu. Ata akuzohen për neglizhencë, në momentin e arratisjes së 4 shqiptarëve dhe pakistanezit. Olis Thoma Prifti, 43-vjeç, me origjinë nga Dropulli, është një nga personat e arratisur nga burgu në Hania të Greqisë. Një tjetër është identifikuar me inicialet Aardian Meta, 32 vjeç nga Divjaka. I treti njihet si D. F., 34 vjeç i dënuar për “trafik droge” ndërsa shqiptari i katërt…

Read More

lirjan Celibashi, Komisionieri Shtetëror i Zgjedhjeve, në një lidhje Skype me emisionin “Zona Zero” në Top News foli për procesin e zgjedhjeve të 6 Marsit. Celibashi u shpreh se shpreson që rezultati i zgjedhjeve të pranohet nga partitë politike. Sipas tij, partitë duhet të respektojnë kodin zgjedhor dhe të gjitha normat e një gare të ndershme elektorale A do ketë Shqipëria ndonjëherë zgjedhje të pranueshme nga të gjitha partitë politike? “Nuk e di, ne dhe sikurse me 25 prill i bëmë të gjitha përpjekjet dhe për sa mund të kontribuojmë për zgjedhjet, shpresojmë që rezultati të pranohet. Jemi dëshmitarë të…

Read More

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. MSH informon se në 24 orët e fundit, janë kryer 1766 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 251 qytetarë, në këto bashki: 113 në Tiranë, 16 në Vlorë, nga 15 qytetarë në Fier, Lushnje, 14 në Durrës, 12 në Berat, 6 në Mallakastër, nga 5 qytetarë në Devoll, Pogradec, Lezhë, 4 në Përmet, nga 3 qytetarë në Gramsh, Poliçan, Sarandë, Delvinë, Kurbin, Mirditë, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Vorë, Kavajë, Bulqizë, Roskovec, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar,…

Read More

Politikani nga Mitrovica, Xhafer Deva ka marrë vëmendje edhe pas 44 vitesh pas vdekjes së tij. Pas gjithë kësaj kohe, Ministria e Kulturës në Kosovë ka marrë përsipër ta restaurojë shtëpinë e dikur ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar me shqetësim pas lajmit për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, duke treguar se ai kishte qenë bashkëpunëtor i nazistëve që e kryen Holokaustin, gjenocidin ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Midis viteve 1941 dhe 1945, Gjermania Naziste dhe bashkëpunëtorët e saj vranë sistematikisht rreth gjashtë milionë hebrenj në të…

Read More

The Economist Igor Strelkov Girkin nuk e ka nënvlerësuar kurrë idenë e pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Si veteran i ushtrisë ruse që udhëhoqi grupin e parë të armatosur në provincën Sloviansk në prill 2014, në fakt ai filloi luftën në rajonin e Donbasit. Më pas, ai kaloi muajt e ardhshëm duke i kërkuar Vladimir Putinit, me dëshpërim të bashkonte zonat rusishtfolëse në Ukrainën lindore nga Kharkiv në Odessa dhe Krimenë e aneksuar së fundmi. Kjo do të kishte vënë një pjesë të madhe të territorit nën kontrollin rus. Por trupat nuk mbërritën kurrë. Tani, Girkin thotë se nuk është…

Read More