Nënvarianti Omicron pritet të bëhet dominues në të gjithë botën, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. I njohur gjithashtu si Omicron 2, ky nënvariant ka disa mutacione që e bëjnë më të lehtë për tu përhapur se lloji origjinal. Sipas një raporti të Financial Times, varianti më i ri që tani është përhapur në vende si Danimarka, Britania, India dhe Afrika e Jugut ka 27 mutacione që nuk ekzistojnë në llojin original të Omicron. BA2, ose Omicron 2, konsiderohet 30% -34% më ngjitës dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë po heton variantin e ri, duke e cilësuar variant shqetësues si Alpha, Beta,…
Author: tirana
Gjesti i një burri skocez u bë mjaft viral në internet pasi i propozoi të dashurës së tij me një pako tosti. Jim Lardner vizatoi në kapakun e pakos së tostit disa zemra dhe mbishkrimin: A do të martohesh me mua? Më vonë ai e ndau këtë histori me ndjekësit e tij në Twitter ku zbuloi se e dashura e refuzoi duke mos e pranuar propozimin e tij. Nga ana tjetër, përdoruesit e mediave sociale vlerësuan gjestin romantik, por të dështuar të Jim. Njëri tha: “Kush tha se romanca ka vdekur?
Presidenti Ilir Meta ka ndarë një foto nga Durrësi ku shfaqet me dy gishta lart. Meta thotë se Durrësi edhe në dimër është i paparë, ndërsa ngre pyetjen si mund të jetë ai në pranverë. “Durrësi edhe në dimër i paparë! Po në Pranverë?”, shkruan Meta. Duket se kjo foto mban një mesazh për procesin e shqyrtimit të shkarkimit të tij në Gjykatën Kushtetuese dhe zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen në 6 mars. Mes bashkive pa kryetar ku do të zhvillohet ky proces zgjedhor është edhe ajo e Durrësit.
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun Fierit, Taulant Balla mori pjesë në një takim me banorët e rajonit nr 4 në Lushnje, ku prezantoi kandidaten e PS për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit në Bashkinë e Lushnjes, Eriselda Sefa. Në fjalën e tij Balla u shpreh se gjatë periudhës që Eriselda ka drejtuar bashkinë e Lushnjes shumë problematika të trashëguara filluan të marrin një drejtim tjetër. Ai zbuloi dhe një këshillë që ka marrë nga Gramoz Ruçi. “Eriselda për mua personalisht është një surprizë e bukur por njëkohësisht ishte një konfirmim i asaj që Edi Rama thotë…
Në shtëpinë e Big Brother VIP është dhënë një tjetër puthje në buzë. Pas puthjes së Ilirit dhe Arjolës, Einxhel Shkira ka puthur në buzë aktoren Monika Lubonja. Puthja e tyre ishte e shpejtë dhe pa asnjë reagim pa banorët. Mesa duket e gjitha ishte në kuadër të lojës që po bëhet brenda shtëpisë.
Kjo javë ka nisur me reshje shiu si edhe erë, e cila shkaktoi dallgë deri në 8 ballë. Për shkak të kushteve atmosferike jo të favorshme është ndërprerë lundrimi i peshkarexhave si edhe të dy linjave të trageteve Durrës-Bari dhe Vlorë-Brindisi. Bëhet me dije se intensiteti i resheve pritet të shtohet gjatë orëve të pasditës për të arritur kulmin rreth orës 19:00, ku pritet që të përfshihet i gjithë vendi nga reshje të dendura, të cilat do të arrijnë deri në 15 mm. Ndërkohë që në zonat qendrore dhe në perëndim të vendit bie shi, në zonat veri-lindore dhe jug-lindore…
Presidenti i Republikës Ilir Meta mori dhuratë një shall të personalizuar të klubit të famshëm skocez Celtic, tifoz i të cilit është edhe vetë kreu i shtetit. Shalli iu soll nga ish-kapiteni i kombëtares sonë Rudi Vata. Kreu i shtetit u shpreh shumë i lumtur nga vizita e papritur ish-futbollistit shkodran, i cili ka luajtur gjatë karrierës për Celtic. Meta u shfaq gjithashtu shumë i gëzuar për fitoren e skuadrës së zemrës në derbin me Glasgoë Rangers 3-0, takim i zhvilluar para 5 ditësh. POSTIMI I ILIR METËS: Shumë i lumtur nga vizita surprizë që më bëri sot legjenda e…
Në Tivar është ngritur alarmi për një shpërthim në njërën prej radiove lokale të qytetit bregdetar. Gazeta “Vijesti” raporton se telefonuesi gjatë bisedës së shkurtër me punonjësit e “Radio Bar”, tha se i gjithë qyteti do hidhej në erë për 10 minuta nëse nuk telefononin policinë për eksplozivin. Drejtoresha e radios ka njoftuar policinë menjëherë, teksa efektivët kanë nisur kontrolle në port për eksplozivin e supozuar, porti më i madh në të gjithë Malin e Zi. “Punëtorët e portit janë evakuuar, derisa policia të bëjë punën e saj”, shkruan tutje “Vijesti”. Në qytetin shqiptar të Tivarit janë dominues malazezët dhe…
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri prej tre ditësh po mbahet i izoluar në burgun 313-të Jordan Misja, pas vendimi të dhënë nga gjykata e posaçme e apelit që e dënoi me 3 vite katër muaj burg. Ish-ministri qëndron i izoluar në katin e dytë të godinës numër dy të këtij institucioni dhe qëndron në një dhomë i vetëm i pajisur me frigorifer dhe televizor. Në ditët në vijim pritet transferimi i tij në burgun e Rrogozhinës, kjo për shkak se burgu i Vaqarrit është në rikonstruksion. Për një periudhë 10 ditore ish-ministri do të jetë në vëzhgim nga autoritetet e…
Armand Mici, 32-vjeçari, i cili u gjet i shkrumbuar brenda automjetit të tij tip “Pasat” dyshohet se mund të jetë vrarë. Policia ka dyshime se 32-vjeçari mund të jetë thirrur nga persona të pa identifikuar të cilët i kanë kërkuar të sjell në vendin ku u gjet i shkrumbuar një sasi prej 13 litrash benzinë çka e konfirmojnë edhe pamjet filmike të sekuestruar në karburantin ku viktima ka ndaluar për ta blerë. I marre në pyetje nga grupi hetimore punonjësi i karburantit që i ka shitur sasinë prej 13 litrash benzinë ka pohuar në deklarimet se 32-vjeçari nuk kishte bërë…
Dhjetë persona janë vënë në pranga dhe një është proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale në Tiranë. Njoftohet se specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë J. B., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi kanabis sativa. Po ashtu, në pranga është vënë S. D., 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga forcat “Shqiponja” iu gjet sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kapën R. P., 25 vjeç, i shpallur në kërkim për “Vjedhje”. 25-vjeçari i kaloi strukturave të DVP Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.…
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji është “zënë ngushtë” nga humoristi Ismet Drishti. Në ambientet jashtë Kuvendit Salianji nuk ka ditur si t’i përgjigjet pyetjes së thjeshtë se: Çfarë është NATO? Salianji ndonëse tentoi disa herë për të dalë nga situata, ai nuk dha dot një përgjigjie të saktë për Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut, duke e emërtuar krejtësisht gabim. Pjesë nga intervista: Drishti (i zgjat mikrofonin): Një prononcim të shkurtër?…” Salianji: Posi, me shumë kënaqësi, si ke qenë? Drishti: Po ti të kishe ardhur në studio o burrë… Salianji: Po më thuaj o vëlla! Drishti: Një pyetje.…