Presidenti i Republikës Ilir Meta do të padisë në Prokurori Kuvendin për falsifikim. Presidenti Meta është takuar me dy përfaqësuesit e tij ligjorë pak minuta pas mbarimit të seancës në Gjykatën Kushtetuese, e cila u tërhoq për të marrë vendimin mbi fatin e tij dhe i kërkon të përgatisin menjëherë padinë për falsifikimin e provave nga Kuvendi. Bëhet fjalë për dokumentet e dorëzuara në Gjykatën Kushtetuese nga Kuvendi, për të cilat përfaqësuesi ligjor i Metës, Bledar Dervishaj tha se ishin falsifikuar. Meta thekson se ky skandal shumë i rëndë, duhet të marrë menjëherë përgjigje ligjore! “🇦🇱 Sapo falënderova Bledin dhe…
Author: tirana
Një grua kanadeze është habitur jo pak ku ka gjetur një burrë lakuriq brena makinës së saj. Bethany Coker, ka shpërndarë këto pamje në Tik Tok dhe zbulon për ndjekësit se burri ndodhej aty prej tre ditësh. Në video duket se menjëherë pasi gruaja sheh burrin lakuriq ajo i thotë: “Pse je në bagazhin tim dhe pse je lakuriq?” Më pas ajo e pyet se çfarë kërkon te bagazhi i makinës së saj, me burrin lakuriq që përgjigjet se “është djali i papës”. Pak momente me vonë policia mbërrin në vendngjarje, pasi gruaja i kishte njoftuar. Në video duket këmba…
Një urë e vjetër me gjatësi 485 metra dhe e lartë 70 metra në autostradën pranë Wilnsdorfit u shemb në shtetin perëndimor të Gjermanisë, North Rhine-Westphalia. Për shembjen e urës, u përdoren 120 kilogramë eksploziv, i cili ishte vendosur në 1 mijë e 850 pjesë të urës. Sipas operatorit qeveritar të infrastrukturës “Autobahn GmbH”, kjo është hera e parë që një urë e tillë prishet.
Përfaqësuesi i Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e kërkesës për shkarkimin ose jo të Presidentit Ilir Meta, Taulant Balla, foli për media në përfundim të procesit, duke iu bërë thirrje të gjitha palëve që të heshtin. Sipas socialistit, tashmë si Presidenti Ilir Meta, si partitë politike e kushdo tjetër duhet të presë në heshtje vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila do të shprehet me të gjitha arsyetimet brenda afatit 30-ditor. “Vendimet për rrëzime apo pranime i merr vetëm Gjykata Kushtetuese. Ne kemi detyrimin që nga ky monument, që është mbyllur procesi, të respektojmë pavarësinë e vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese.…
4 shqiptarë dhe një pakistanez kanë mundur të arratisen nga një qeli në Greqi. Raportohet se ata kanë qenë duke u transferuar në një burg tjetër por kanë përfituar nga rasti dhe ia kanë mbathur. Të arrestuarit kishin mbërritur në Chania pas transferimit të tyre, me traget nga Pireu, mëngjesin e së shtunës, 5 shkurt. Katër shqiptarët dhe një pakistanez dyshohet se kanë hyrë në tualetin e qendrës së paraburgimit dhe pasi kanë prerë hekurat nga dritarja me një objekt të mprehtë, janë hedhur një nga një dhe kanë dalë në garazhin e nëndheshëm të Komisariatit të Policisë. Mungesa e…
Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendimin për shkarkimin ose jo të presidentit Ilir Meta. Siç parashikon ligji, brenda 30 ditëve gjykata do të zbardhë edhe vendimin. Në seancën e zhvilluar ditën e sotme që zgjati mbi 2 orë Presidenca iu përgjigj 72 pyetjeve. Gjithashtu palët paraqitën konkluzionet përfundimtare. Përfaqësuesi ligjor i presidentit ditën e sotme, Bledar Dervishaj pretendoi se Kuvendi ka manipuluar provat. Dervishaj denoncoi se janë tjetërsuar fjalët në pretendimet e presidentit. Nga ana tjetër, përfaqësuesja e Kuvendit, Klotilda Bushka u shpreh në seancë se presidenti ka bërë shkelje të rënda kushtetuese. Sipas saj ai ndërhyri në…
Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Dibrës, pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike. Në pranga kanë rënë shtetasit B. K., 26 vjeç, dhe E. D., 24 vjeç, banues në Peshkopi. Policia në bazë dhe të informacioneve të marra në rrugë policore se dy shtetas që qarkullojnë me një automjet tip ‘Fiat’, shpërndajnë lëndë narkotike, forcat e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve kanë bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e mjetit të dyshuar, me të cilin udhëtonin dy shtetas. Njoftimi i policisë: Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të…
Dashuria është një emocion i fortë që shumica prej nesh dëshirojmë ta përjetojmë qoftë edhe një herë në jetë. E ndërsa të gjithë përpiqemi të tregojmë veten tonë më të mirë kur biem në dashuri sidomos kur jemi në fillim të një lidhjeje, ka disa njerëz që ndryshojnë në mënyrë drastike kur takojnë personin që do t’u ndezë shkëndijën në zemër. Sipas astrologjisë, këta njerëz kanë shumë të ngjarë t’u përkasin shenjave të mëposhtme: Shigjetari Shigjetarët entuziastë dhe aventurierë mund të bëhen… fëmijë të vegjël vetëm kur bien në dashuri. Ata gjithmonë buzëqeshin, kërcejnë dhe nuk e fshehin gëzimin e…
Një rrëshqitje nga lagështira në rrugë, për pak sa nuk është kthyer në tragjedi në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në vendin “Ura e Murrashi’’. Policia njofton se rreth orës 12:00, një autobus që drejtohej nga M. L., 29 vjeç banues në Korçë, si pasojë e lagështirës ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën metalike. Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme të lehta materiale. Kujtojmë se rreth një javë më parë një aksident me 3 viktima dhe dy të plagosur ndodhi në të njëjtin vend.
Ish-futbollisti i Kombëtares, Ervin Fakaj kritikon drejtpërdrejt Armand Dukën se po manipulon rezultatin e zgjedhjeve për Federatën Shqiptare të Futbolllit. Në një intervistë për gazetën Dita, talenti vlonjat që veshi për shumë vite dhe fanellën e kombëtares, shprehet se zgjedhjet janë jo tranparente, jo demokratike dhe të manipuluara. Sipas tij, ndryshimi i Statutit nga ana e Dukës kishte vetëm një qëllim, të bënte zgjedhjet sa më të kontrollueshme nëpërmjet shoqatave. Sa i takon deklaratave të kryebashkiakut Veliaj për mënyrën se si po organizohen zgjedhjet në FSHF, Fakaj thotë se vetë fakti që bashkitë gjatë këtyre 25 viteve janë pronare të…
Është mbledhur këtë të hënë Komisioni Hetimor për Inceneratorët. Kryetarja e këtij komisioni, Jorinda Tabaku ka thënë se është miratuar plani i hetimit, për të thërritur dëshmitarë në seancë. Nga dëshmitarët që do të thërriteshin, kanë qenë ish-ministri Lefter Koka, por që aktualisht ndodhet në qeli. Po ashtu, pjesë e dëshmitarëve do të jetë kryeministri Edi Rama, zv.kryeministri Arben Ahmetaj, kryebashkiaku Erion Veliaj, disa gazetarë dhe administratorët e inceneratorëve në tre qytetet ku janë vendosur, Elbasan, Fier, Tiranë. “Të gjithë anëtarët kanë marrë planin e hetimit. Ajo fillon që ditën e nesërme dhe përfundon më datë 25 shkurt. Nesër do…
Një autobus me pasagjerë ka dalë nga mesditën e kësaj të hëne në Librazhd dhe rrezikon të bjerë në lumin Shkumbin. Mjeti ishte nisur nga Pogradeci dhe do të vinte drejt Tiranës, por ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një masiv dheu në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit”. Paraprakisht raportohet për afro 30 pasagjerë që ndodheshin në autobus fatmirësisht kanë dalë nga mjeti dhe nuk ka asnjë të lënduar. Shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes. Mjeti është bllokuar vetëm pak metra larg rrjedhës së lumit. Autobusi është përplasur me një mjet tjetër dhe më pas ka…