Author: tirana

Në kuadër të sigurisë në rrugë, policia ka vënë në pranga 26 shoferë duke proceduar penalisht 2 të mitur dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Gjithashtu janë vendosur 6.721 masa administrative, me një mesatare 960 masa në ditë, kryesisht për përdorim të celularit, mosvendosje të rripit të sigurimit, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për gara shpejtësie, parakalime të gabuara, shpejtësi tej normave të lejuara. Ndërkohë nga pamjet në video shikohet sesi një nga shoferët është ndëshkuar pasi ka nxjerrë në dritare qenin.Njoftimi Strukturat e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, krahas dinamikës së punës për disiplinimin…

Read More

Është pezulluar për 2 ditë lundrimi i mjeteve të vogla lundruese, mjeteve të peshkimit dhe trageteve të linjës Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë. Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se ky vendim është marrë si pasojë e erave të forta, me drejtim Jug-Jugperëndim dhe Veriperëndim, që do të prekin të gjithë bregdetin shqiptar më datën 7 dhe 8 shkurt. Njoftimi:Njoftim për përkeqësim të motit në Republikën e Shqipërisë🌧🌊!Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se si rezultat i erave te forta me drejtim JUG-JUGPERËNDIM dhe VERIPERËNDIM në daten7 Shkurt 2022 deri më 8 shkurt 2022 moti në gjithe bregdetin shqiptar do të jetë përkeqësuar.…

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet që dje në qytetin e papëve, sot takimi në Unitus, Universiteti i Tuscias me ministren e Universitetit dhe Kërkimeve. Kryeministri shqiptar është parë ditën e djeshme teksa po shëtiste nëpër lagjen “San Pellegrino”. Kostum i errët, i shoqëruar nga familjarët, ai u ndal në një lokal të zonës. Sot ai do të drejtojë një delegacion shqiptar në takimin që do të zhvillohet në Unitus me Ministren e Universitetit dhe Kërkimeve Maria Cristina Messa. I pranishëm do të jetë edhe Paolo Orneli, këshilltar rajonal për zhvillimin ekonomik, tregtinë dhe zejtarinë, universitetet, kërkimin shkencor, start-up-et dhe inovacionin.

Read More

Këshilltari i Presidentit për Çështjet Ligjore, Bledar Dervishaj ka bërë një denoncim ku sipas tij janë tjetërsuar fjalët në pretendimet e presidentit. “Denoncon marrëzinë më të fundit të Kuvendit të ri, që ndjek me besnikëri të plotë rrugën e manipulimit dhe falsifikimit të provave nga Kuvendi njëpartiak.” Shkruan Presidenti Meta. “Janë ndryshuar fjalët. Ndërkohë edhe ka pasur ndërhyrje në prova. Gjykata të çmojë vërtetësinë se ka ndërhyrje në te. Me qëllimin e vetëm që të rrëzohen pretendimet e Presidentit. Ka ndërhyrje, por qëndrimet e Presidentit qëndrojnë. Ka mllef politik.” Tha Dervishaj.

Read More

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur moskalim për shqyrtim të kërkesës ankimore nga Partia Demokratike, për mosregjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”. Sipas Kas, elementët e formës dhe të përmbajtjes së kërkesës ankimore nga ana e PD, është e paplotë, ndaj sipas tyre nuk është rrëzuar kjo kërkesë. Anëtarët e KAS kanë votuar me 3 vota pro dhe 2 kundër dhe kësisoj është vendosur moskalim për shqyrtim në seancë të kërkesës pasi pala ankuese nuk ka interes të ligjshëm e për rrjedhojë nuk legjitimohet për këtë kërkesë ankimore. Njoftimi:KAS vendos moskalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 2…

Read More

Këshilltari për Media i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, njofton se pas pak do të ketë një prononcim nga këshilltari ligjor i Kreut të Shtetit, Bledar Dervishaj, i cili po ndjek seancën në Gjykatën Kushtetuese. “Për marrëzinë më të fundit të Kuvendit të ri, që ndjek me besnikëri të plotë rrugën e manipulimit dhe falsifikimit të provave nga Kuvendi njëpartiak, pas pak Këshilltari i Presidentit për Çështjet Ligjore, z.Bledar Dervishaj do të japë një prononcim live nga Institucioni i Presidentit të Republikës.Transmetim LIVE në faqen zyrtare të Presidentit Meta në Facebook.”

Read More

Nënvarianti Omicron pritet të bëhet dominues në të gjithë botën, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. I njohur gjithashtu si Omicron 2, ky nënvariant ka disa mutacione që e bëjnë më të lehtë për tu përhapur se lloji origjinal. Sipas një raporti të Financial Times, varianti më i ri që tani është përhapur në vende si Danimarka, Britania, India dhe Afrika e Jugut ka 27 mutacione që nuk ekzistojnë në llojin original të Omicron. BA2, ose Omicron 2, konsiderohet 30% -34% më ngjitës dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë po heton variantin e ri, duke e cilësuar variant shqetësues si Alpha, Beta,…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me demokratët e degës numër 6 në kryeqytet ka thënë se PD është parti vlerash dhe që mendon për qytetarët. Ai ka theksuar se nën sundimin e Edi Ramës, Shqipëria ka njohur lulëzimin e krimit dhe rrënimin e ekonomisë. Basha thekson se PD ka denoncuar e para korrupsionin e ish-ministrit Saimir Tahiri, e kjo sipas Bashës vërteton drejtësinë e kauzave të tyre. “Ajo që ka ndodhur në këto 8 vite sundimi të Edi Ramës, është vrasja graduale e shpresës. Ky është krimi më i madh i klikës së tij, ky është…

Read More

Dhjetra qytetarë kanë krijuar tensione gjatë mbërritjes së të arrestuarve për vrasjen e Alkis Kampanos në gjykatat e Selanikut mëngjesin e së hënës. Kur oficerët e policisë sillnin me pranga në duar të arrestuarit, dhjetra qytetarë kanë tentuar të godasin dhe sharë të akuzuarit për vrasjen e 19-vjeçarit. Pasditen e së dielës pas një shqiptari u arrestuan edhe 8 persona të tjerë të dyshuar si të lidhur me vrasjen, brutale. Ndërkohë policia thotë se janë afër arrestimit edhe të dy personave të tjerë që janë në kërkim, ku një prej tyre është një shqiptar. Ky i fundit ka mundu të…

Read More

Këngëtarja Fifi, ka qenë ndër emrat më të përfolur në media rozë gjatë këtyre muajve të fundit. Pas largimit nga shtëpia e famshme e “Big Brother Albania VIP”, Fifi është mjaft aktive nëpër rrjete sociale ku vazhdimisht publikon fotografi e video nga jeta e saj e përditshme, ndërsa gjatë ditës së djeshme ajo ka konfirmuar lidhjen e saj me Adis Patushin, emër i njohur për publikun pasi ka qenë bashkëshorti i modeles, Adrola Dushit, me të cilën ka një djalë. Çifti u puth live në një koncert të këngëtares, teksa video u bë virale nëpër rrjete sociale. Nuk mungoi as…

Read More

Zhgënjimi pas humbjes në derbi është jashtëzakonisht i madh në shtëpinë e Inter, por në të njëjtën kohë është një mundësi për të reaguar fort dhe për ti treguar të gjithë rivalëve se janë ende ata kryesuesit dhe favoritët për titull. Simone Inzaghi pritet të bëjë disa ndryshime për sfidën kundër Romës në Kupë, sfida e parë e Jose Mourinhos si rival në “San Sario”. Ndryshimi i parë ka të bëj me sulmin, Sanchez qëndroi në derbi në stol deri në minutën e 70-të ndërsa ndaj Romës pritet ta nis si titullar përkrahë Edin Dzeko. Në mbrojtje De Vrij mund…

Read More

Kryeministri Edi Rama është nisur për një udhëtim zyrtar në Itali. Sot, kreu i qeverisë do të zhvillojë një udhëtim zyrtar në shtetin fqinj, por ende nuk dihet se cila është arsyeja e zhvillimit të takimit. Vetë Rama nuk ka bërë të ditur asnjë detaj dhe as nuk e ka njoftuar lëvizjen jashtë vendit. Po ashtu, nuk dihet as sa do të qëndrojë kryeministri në Itali.Ndërkohë që po ashtu, më 15 shkurt, Rama, i shoqëruar nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, do të udhëtojnë gjithashtu drejt Amerikës për të zhvilluar një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

Read More