Author: tirana

Në Turqi është regjistruar një ngjarje e rëndë dhe njëkohësisht e pazakontë. Një dasmë në zonën e Sakarya mori pamjen e një fushëbeteje. Kjo pas tensionit për shkak të bizhuterive të fejesës, betejë kjo e vazhduar dhe në rrjete sociale.Të ndarë grupe grupe dasmorët nuk ngurruan të hidhnin në drejtim të njëri-tjetrit sasi të panumërta karrigesh. Nusja dhe dhëndri pas qetësimit të ngjarjes u larguan nga zona me makinën e policisë.

Read More

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pezulluar përfitimin financiar të ish prokurorit të Krujës, Bujar Memia i cili u shkarkua nga posti në janar të këtij viti. Masa e pezullimit të pasurisë do të jetë deri në 50% dhe ky vendim do të mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër të nxjerrë nga Këshilli i Posaçëm i Apelimit.

Read More

Një nga 255 subjektet që kanë deklaruar pasurinë e tyre në kuadër të operacionit Forca e Ligjit, ka dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Edlir Hysenaj të cilit iu dërgua formulari i OFL-së në datë 5 Shkurt të 2020, kërkon shfuqizimin si të papajtueshëm me kushtetutën të vendimit të dhënë ndaj tij, si subjekt i deklarimit të pasurisë. Ky është rasti i parë që një rast i operacionit Forca e Ligjit dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit ka përcaktuar datën 8 Shkurt për shqyrtuar kërkesën e Hysenajt. Ky i fundit për 48 orë u kërkua në atë kohë të deklarojë…

Read More

Kompanitë kineze kanë marrë përsipër fabrikat kryesore të bakrit dhe çelikut në Serbi, si dhe kanë ndërtuar rrugë, fabrika dhe linja hekurudhore. Kina bleu fabrikën e vetme të çelikut në Serbi në vitin 2016 dhe dy palët i kanë përshkruar marrëdhëniet e tyre si një miqësi prej çeliku. Pekini po përpiqet të ushtrojë ndikimin politik në këtë pjesë të Europës duke investuar 10 miliardë Euro që nga viti 2005. Bankat shtetërore kineze kanë dhënë me miliarda dollarë kredi për vendin ballkanik, në projekte ndërtimi që kryhen kryesisht nga punëtorë kinezë. Kina, e konsideron Serbinë si një pikë hyrëse kyçe në…

Read More

Policia greke ka vënë në pranga një 42-vjeçare shqiptare, e cila akuzohet se ka vjedhur bizhuteri me vlerë deri në 10 mijë euro. Mediat greke raportojnë se 42-vjeçarja punonte si pastruese në një shtëpi në Selanik dhe dyshohet se vjedhjet janë kryer nga fundi i shtatorit 2021 deri në janar të 2022, kur është kapur nga pronarja e shtëpisë. Ndërkohë, identiteti i gruas nuk është bërë ende publik.

Read More

Incidenca e vdekshmërisë nga kanceri është dyfishuar në 3 dekadat e fundit. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetiti Publik, niveli i përgjithshëm i vdekshmërisë nga kancerët është rritur ndjeshëm, pasi nga 79 vdekje për 100 mijë banorë në vitet `90, në 2010 u vlerësua se ishte 125.5, ndërkohë që në 2019 rezulton se është 173 vdekje për 100 mijë banorë. Në vendin tonë humbasin jetën nga tumoret 3600 persona në vit. 10 nga sëmundjet kancerogjene më jetë kërcënuesë janë kanceri i mushkërisë, i stomakut, ai i mëlçisë, pankreasit, kanceri i gjirit, i zorrës së trashë, kanceri i prostatës, ai…

Read More

Papa Francesku ka dhënë një intervistë të rrallë televizive të dielën. Kreu i Selisë së Shenjtë zhvilloi një vizitë të papritur në një dyqan disqesh muajin e kaluar, por siç rrëfeu jo për të bërë blerje, por për t’i dhënë bekimin sipërmarrjes së miqve të tij. Megjithatë ai tha se e donte muzikën, kryesisht ata klasike dhe tangon. “Pikë së pari nuk shkova për të bërë blerje. Ata njerëz janë miqtë e mi prej vitesh dhe riorganizuan dyqanin. Shkova për t’i dhënë bekimin. Ishte natë, por një gazetar gjendej aty dhe prandaj lajmi u bë publik. Por është e vërtetë…

Read More

Në korrik të vitit të kaluar, mbi 1 mijë e 500 banorë të Deçanit u helmuan nga uji i pijshëm. Banorët patën hedhur dyshime se ujin mund ta kenë kontaminuar dy të rinj serbë, të cilët e kishin vizituar një restorant në Hulaj të Deçanit. Sot, Prokuroria Themelore e Pejës është deklaruar rreth këtyre dyshimeve të banorëve. Prokurori i rastit, Dorjan Juniku, ka deklaruar se pas hetimeve ka rezultuar se dy serbët nuk kanë pasur lidhje me rastin e helmimit. “Në kohën kur janë identifikuar dy personat e nacionalitetit serb kemi ndërmarrë të gjitha veprimet dhe kemi punuar me një…

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Viterbo, Romë në një takim me rektorët e universiteteve të Romës dhe rajonit të Lazios. Rama deklaron se ky takim i shërben rritjes së bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e studimeve universitare. “📍Viterbo, Romë – Me rektorët e universiteteve të Romës dhe rajonit të Lazios, për të rritur bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e studimeve universitare, rritur shkëmbimet mes stafeve akademike, bashkuar programe për diploma të dyfishta 🇦🇱🤝🇮🇹#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱#SkaKohëPërPushim🏃‍♀️🏃🏻‍♂️”, shkruan Rama.

Read More

Ditët e fundit, moderatorja e njohur shqiptare, Bora Zemani është bërë mjaft aktive edhe në rrjetin social “TikTok”. about:blank Një ndër figurat më të komentuara në mediat online është bërë mjaft aktive në platformën “TikTok”. Ajo publikon momente të shumta nga përditshmëria e saj, në mënyrë që të bie në sy tek ndjekësit e saj.about:blank Së fundmi, një video e saj po bën xhiron e rrjetit dhe është pikërisht ajo në të cilën Bora ‘pohon’ se ka të dashur. Çfarë ke ti? -Unë kam të dashur.about:blank Kë ke të dashur ti? -Atë shoqen… Kaq mjaftoi dhe të gjitha komentet ishin se kjo…

Read More

Gjatë ditëve të fundit forcat e NATO-s kanë organizuar një mori stërvitjesh ushtarake në zona të ndryshme të Europës duke i pagëzuar me emrin “NeptunStrike”. Gjithçka ka ndodhur në kuadër të tensioneve në kufirin Ukrainë-Rusi si edhe ambicieve të kësaj të fundit për të kërcënuar kontinentin me ushtri dhe destabilitet. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, faqja e forcave të NATO-s në Letoni, ku bëjnë pjesë edhe ushtarë nga Shqipëria, shkruan se gjatë ditëve të fundit është testuar aftësia e kësaj aleance për t’iu përgjigjur çdo sfide që kërcënon sigurinë. Faqja ka publikuar edhe foto nga aeroplanmbajtësja “USS Harry…

Read More

Vllaznia pësoi një humbje të rëndë në transfertë përballë Laçit, një humbje që nuk u prit mirë as nga trajneri Brdaric e as nga presidenti Alban Xhaferi. Ky i fundit, ndryshe nga çdo herë tjetër, nuk u tregua diplomat, e as nuk është fshehur por ia ka faturuar drejt për drejt këtë disfatë gjyqtarit Hamiti, duke e bërë atë përgjegjës, mbi të gjitha për golin që i anuloi në pjesën e parë. “Një fitore e mohuar, Eldorian Hamiti turp”, shkruan ndër të tjera presidenti Xhaferi. Kjo disfatë praktikisht i nxjerr nga gara për titullin klubin shkodran, pasi diferenca me Tiranën…

Read More