Kur keni gurë në veshka, duhet të pini sa më shumë ujë dhe lëngje të tjera (sidomos lëng limoni), duhet të ecni sa më shpesh, duhet të keni një dietë të balancuar që nuk përmban shumë proteina mishi etj. Në qoftë se keni gurë me përbërje kalciumi, duhet të hani më pak kripë apo ushqime të kripura. Gjithashtu, duhet të përpiqeni të mos merrni më shumë sesa duhet doza kalciumi apo të vitaminës D. Në qoftë se guri juaj ka përbërje oxalate, limitoni ushqimet që e kanë oxalatën në përbërje. Kjo përfshin: çokollatënperime, si: spinaqi, sallata etj.arra dhe kikirikëfara susamiravenqumësht…
Author: tirana
Me simbolin e shqiponjës është fotografuar kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams. Momenti i veçantë është fiksuar nga kamera e shqiptarit të Malit të Zi, Mark Gjonaj, i cili e ka falënderuar Adams për mbështetjen e tij ndaj bizneseve të vogla.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, paralajmëron se do të ketë masa të tjera drastike pas hapit të parë të heqjes së qeseve plastike nga qarkullimi. E ftuar këtë mëngjes në emisionin Dita Jonë në A2 CNN, Kumbaro u shpreh se 87% e qytetarëve e mbështesin këtë nismë. “Një kategori qesesh si ato të plehrave nuk do të ndalohen, material plastike si letrat celefoni, etj. Nuk do të ndalohen. Ndalohen qeset që i quajmë të lehta apo shumë të lehta, të gjitha qeset që gjenden në markete. Ato që janë shumëpërdorimshme, çanta plastike të trasha do të vazhdojnë të…
Analisti Lutfi Dervishi shprehet se fakti që Presidenti Ilir Meta është tepër aktiv ndërsa pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, është tregues se ai është nervoz për vendimin final që do të jepet. “Më ka bërë përshtypje prezenca e shtuar e Metës në media, me mënyrën që avokatët e tij në Kushtetuese kërkuan largimin e disa gjyqtarëve, me paditë, domethënë që presidenti ndjen se vendimi i Kushtetueses mund të jetë kundër tij. Vetë fakti i padisë penale të së nesërmes tregon që nuk e ka shumicën në Gjykatën Kushtetuese”, thotë ai në emisionin “Debat”. “Jemi në fazën finale, ku Meta përveç…
Një 50-vjeçare në Fier i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me thikë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Sheq i Madh. Viktima V.Mamaj, është gjetur e pajetë nga bashkëshorti i saj, ndërsa kishte një plagë në gjoks dhe disa gërvishtje. Mësohet se mes çiftit nuk ka pasur probleme.Deri më tani nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë dhe motivet që e shtynë gruan që të ndërmerrte aktin ekstrem.
Tre persona që po transportonin drogë me makinë janë arrestuar në Durrës në kuadër të operaionit “Qerreti”. Të tre të arrestuarit janë me precedentë kriminal, dy prej tyre të dënuar në Itali për trafik droge. Policia u informua në rrugë operative se disa persona shtetas në Qerret kishin lëndë narkotike dhe do ta transportonin atë në drejtim të Durrësit. Të arrestuaruit janë: Muhamet Balla, 35 vjeç, banues në Qerret, i dënuar më parë në Itali, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”; Marsid Buja, 55 vjeç, banues në Qerret, i dënuar më parë në Itali, për veprën penale…
Gjykata e Korçës ka lënë në burg tre persona, të cilët u arrestuan gjatë së shtunës për kanosjen e një minoreneje, duke i zhvatur një shumë prej 8 mijë euro. Shtetasit, Eris Beqo, Ksandros Pashollari dhe Xhulio Dapellari, janë lënë prapa hekurave, pasi ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”. Ndërkohë, një person i katërt është shpallur në kërkim. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur me qëllim dhënie pasurie shtetasen e mitur 15-vjeçare F. P., së cilës i kanë marrë në kohë të ndryshme, përgjatë një periudhe 1-mujore, 200 mijë lekë dhe 8000 euro. “Specialistët…
Institucionin i Presidentit ka publikuar sot përgjigjet për 72 pyetjet e Gjykatës Kushtetuese, e cila një ditë më parë u tërhoq për vendim dhe brenda 30 ditëve pritet të publikojë vendimin e arsyetuar për shkarkimin ose jo të Kreut të Shtetit. Këshilltari i tij, Tedi Blushi me anë të një postimi në Facebook thotë se për shkak të manipulimit të provave nga ana e Kuvendit u bë e pamundur transparenca e plotë që ditën e djeshme. “Në funksion të transparencës para të gjithë qytetarëve, sot në ora 09:00, në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës do të publikohen…
Reshje të dendura dëbore kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme qarkun e Dibrës, ndërsa si pasojë e reshjeve është bllokuar sërish edhe qarkullimi në rrugën e Arbrit. Policia ka bllokuar Bypassin e Murrizit në fshatin Fshat të Klosit dhe në Bastar-Murrizë nga krahu i Tiranës. Trashësia e dëborës në afërsi të Bypass arrin deri në 15 cm, duke e bërë të vështirë qarkullimin e automjeteve. Në rrugë janë mjetet borëpastruese të firmës, por për shkak të reshjeve që vazhdojnë pastrimi total i rrugës është i pamundur. Kjo nuk është hera e para që rruga e Arbrit bllokohet për shkak të motit…
Këto janë faqet e para të gazetave për ditën e sotme.
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me pamje nga kopshti “Gjeniu i vogël”. Rama poston foto nga kopshti dhe shkruan se një ekip të rinjsh të talentuar po pikturojnë personazhe të dashur nga bota e filmave vizatimorë, për vogëlushët e lagjes nr.5 në Bathore. “MIRËMËNGJES 😊 dhe me kopshtin “Gjeniu i vogël”, ku një ekip të rinjsh të talentuar po pikturojnë personazhe të dashur nga bota e filmave vizatimorë, për vogëlushët e lagjes nr.5 në Bathore, ju uroj një ditë të mbarë🙏”shkruan Rama në postimin e tij.
Një studim i ri amerikan thekson rëndësinë e vaksinimit tek gratë shtatzëna. Nga të dhënat e studimit rezulton se gratë shtatzëna janë 40 % më të rrezikuara dhe kanë mundësinë e shfaqjes së komplikacioneve serioze. Përveç komplikimeve të shtatzënisë, tashmë dihet se gratë shtatzëna janë në rrezik për simptoma më serioze të vetë Covid-19 nëse infektohen me koronavirus. Studiuesit, të udhëhequr nga Tory Metz, një profesor i asociuar i obstetrikës dhe gjinekologjisë në Universitetin e Utah analizuan të dhënat për 14,104 gra të pranuara në 17 qendra mjekësore amerikane, nga të cilat 2 350 ishin në pritje të një fëmije.…