Aktori Donald Veshaj dhe këngëtarja Beatrix Ramosaj po vazhdojnë të komentohen, edhe pas daljes së këngëtares nga BBV. Romanca e tyre ka qenë në qendër të vëmendjes edhe pasi këngëtarja u eliminua nga shtëpia e famshme javë më parë. Donaldi, i cili po vazhdon akoma rrugëtimin e tij brenda shtëpisë, në forma të ndryshme ka treguar se po e ndjenë mungesën e partneres së tij, dhe së fundmi ka bërë një gjest romantik. Aktori i njohur pas largimit të Beatrix vendosi një fotografi të saj tek shtrati I tij për ta parë herë pas here. Por, së fundmi të njëjtën…
Author: tirana
Një fëmijëri e prerë në mes, abuzuar dhe braktisur. Kjo është historia e një 14-vjeçare nga Shkodra, e cila u trajtua sot në emisionin me ‘Zemër të hapur’. E rrëfyer në vetë të parë nga familjarë të të miturës, u shpalosën detaje tronditëse. Një burrë i martuar me 4 fëmijë nisi një marrëdhënie me të miturën, duke i premtuar një jetë të re së bashku. Ata kanë ikur nga Shkodra në Durrës, ku jetuan së bashku për 10 ditë dhe më pas e braktisi në mes të rrugës për t’u bashkuar me bashkëshorten dhe fëmijët e tij. 14-vjeçarja u gjet…
Mbledhja e Gjyqtarëve në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA ka vendosur të hënën më 7 shkurt të pezullojë nga detyra anëtarin Ardian Hajdari. Ky fakt u bë i ditur të martën në çeljen e seancës publike që ka të bëjë me ankimin e gjyqtares së ish-Gjykatës së Apelit Për Krime të Rënda, Dhurata Haveri kundër vendimit të Komisionit për shkarkimin e saj. Kryesuesi i trupës së Kolegjit Sokol Çomo sqaroi se seanca nuk mund të vijonte pasi mungonte gjyqtari Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra dhe u vendos shtyrja për më datë 18 shkurt, ora…
Mes protagonisteve të Big Brother Vip është edhe modelja seksi, Beniada Nishani. Si rrallëherë, Beniada ka zgjedhur të flas për lidhjen e saj të fundit, e cila zgjati vetëm tre muaj. Ajo i është rrëfyer Donaldit, duke e konsideruar një njëri psikopat. “Vetëm me psikopatët gjithmonë. Mora biletën u ktheva në shtëpi. Capri ishte pushimi i parë dhe Sicilia ishte pushimi i dytë, mora biletën për në gusht. Harxhova 2000 euro vetëm për tu kthyer në shtëpi, as nuk më interesonte. Telefonova babain, më tha mos u bëj merak. U ktheva pasi u zumë, u bëmë keq fare, i thashë…
Partia Socialiste ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dokumentacionin për zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Shkodrës, Durrësit dhe Lushnjës. KQZ bënë me dije se dokumentet e kandidimit për bashkitë Vorë, Rrogozhinë dhe Dibër dorëzohen në KZAZ, ndërsa për 3 bashkitë e tjera, dorëzohen në KQZ, pasi kanë më shumë se 1 ZAZ.
Zonat malore të Shqipërisë janë përfshirë nga reshjet e dëborës, duke krijuar kështu vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se në Rajonin Jugor ka pasur reshje dëbore në Llogara, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik, Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë ku është bërë pastrimi i rrugëve dhe qarkullimi vazhdon normalisht. NJOFTIMI I ARRSH📍Njoftim mbi gjendjen e akseve nacionale🌧Gjatë natës ka pasur reshje dëbore ❄️🚜Kontraktorët kanë punuar pa ndërprerje me mjete borëpastruese për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës 🚧👉Në Rajonin Jugor ka paur reshje dëbore në: Llogara, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik, Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë ku është bërë pastrimi i akseve dhe qarkullimi vazhdon…
Omicron u shënua si lloji më i transmetueshëm i COVID-19 në krahasim me paraardhësit e tij. Për fat të mirë, aftësia për të dalluar shenjat paralajmëruese dhe izolimi mund të ndihmojë në ndalimin e përhapjes. Varianti Omicron karakterizohet nga shkaktimi i simptomave të ndryshme nga ato tradicionale. Njerëzit që rezultuan pozitivë për variantin që e kishte origjinën në Afrikën Jugore, kanë raportuar vetë simptoma në aplikacionin ZOE COVID Study. Bazuar në këto raporte, vetëm gjysma e pacientëve përjetuan ethe, kollë ose humbje ose ndryshim në shije dhe erë. Megjithëse problemet e stomakut mund të tregojnë për infeksionin viral, këto nuk…
Artan Shyti është një nga profesorët e njohur që e njeh shumë mirë sportin në Shqipëri, por edhe ësh të gjithmonë i përditësuar me zhvillimet sportive në vend. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ai analizon të gjithë situatën që është krijuar këtë kohë, në prag të zgjedhjeve për postin e presidentit të FSHF-së. Sipas Shytit, me gjithë këto kontestime, ekziston një anomali që duhet zgjidhur nga një palë e tretë, e besueshme, qoftë edhe e huaj. Ai komenton problematikat me shoqatat rajonale të futbollit, deklaratat e kryebashkiakut Erion Veliaj, vizitën e Ceferinit në Tiranë, por jep edhe recetën se…
Kujtim Shaba, kandidat për Kryetar të Shoqatës Rajonale të Futbollit në Shkodër, nëpërmjet një prononcimi për mediat, ka bërë me dije se FSHF nxorri mediat jashtë për të mos qenë dëshmitare e “trukimit të ndeshjes”. “Siç ju e patë, mediat ndenjën 5 minuta sa për të marrë pamjet dhe dolën jashtë. Unë i kam kërkuar që në fillim që mediat të jenë transparente gjatë gjithë procesit të votimit. Ishin përgatitur për të ‘trukuar ndeshjen’, flas në termin e futbollit. Përjashtuan median jashtë, sepse nuk donin që të ishin dëshmitarë okular për ‘trukimin e ndeshjes’,-tha Shaba.
Kryeministri Edi Rama paraditen e kësaj të marte ka qenë në Krujë, ku është prezantuar projekti i BE-së për Muzeun Etnografik si dhe grantet për banorët dhe bonusit të rijetëzimit të shtëpive të vjetra, në funksion të ekonomisë familjare e turizmit. Rama në fjalën e tij ka bërë me dije se në kuadër të këtij granti do të ketë një mbështetje të re financiare për çdo familje që ka në pronësi një banesë të vjetër me vlera historike dhe kulturore. “Ne bashkë me komisionin Evropian në funksion të transformimit të një krize dhe të pasojave të një krize të shkaktuar…
Reshjet e dëborë që nisën mbrëmjen e djeshme kanë shkaktuar probleme me qarkullimin në disa zona të Librazhdit. Siç raporton gazetari Agim Blloshmi, po vijon hapja e rrugëve në Njësinë Administrative Stëblevë në fshatrat, Borovë, Llangë, Moglicë, Prodan, Sebisht, Fushë-Studë dhe Zabzun. Në rrugët e këtyre fshtarave ka vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Në disa vende, era e fortë ka bllokuar rrugën pasi ka rreth 20 cm dëborë.
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka bërë me dije se ka paditur në prokurori katër punonjës të gjendjes civile në Tiranë. Kallëzimi është bërë për martesa fiktive për letra angleze. Sipas Manjës gjithashtu janë paditur për falsifikim tre shtetase. Martesat dyshohet se janë bërë pas dhënies së ryshfetit kundrejt punonjësve. Manja ka thënë se është kallëzuar po ashtu Drejtoreshën e Tatimeve Durrës pasi u hakmor ndaj një biznesi që ishte ankuar dhe e gjobiti biznesin me 33 mln lekë. Gjithashtu është kallëzuar në prokurori Drejtori Rajonal i Zonave të Mbrojturave, përgjegjësi dhe specialisti deklaruar se ekzistonte një godinë brenda një…