Presidenti Ilir Meta ka ndarë sot një videomesazh në lidhje me zhvillimet më të fundit politike në vend. Në videon e postuar prej tij, Meta thotë se kurrë nuk do t’i tradhëtojë shqiptarët. “Kurrë nuk do t’i tradhtoj përkrahësit e mi dhe shqiptarët. Më mirë të jesh i tradhtuar, se sa të jesh tradhtar. Tradhtarin kushdo mund ta përdorë, por askush nuk e do”, shkruan Meta.
Author: tirana
Gjatë një diskutimi të agravuar paraditen e sotme në shtëpinë e BBV, Einxheli i thotë Donaldit që ai nuk di të lexojë dhe se është treguar super hipokrit, pasi sipas saj, ai ka bërë antireklamë në lidhje me të edhe pse ajo nuk ka pasur asnjë faj në atë histori. Einxhel: Pse çfarë fola unë për ty? Donaldi: Për mua? Që unë nuk di të lexoj. Einxhel: Por nuk di të lexosh, është e vërtetë. Nuk di të lexosh se unë të kam parë kur lexon zarfin kur vjen. Kalon nga shtatë fjalë se nuk i lexon. Donaldi: Çdo gjë…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka përgëzuar atleten Luiza Gega, e cila ka arritur një tjetër sukses me rekordin e saj më të fundit në “Meeting de Miramas” në Francë. Duke u shprehur krenar për sportisten elitare që përfaqëson denjësisht Tiranën në kompeticione në arenën ndërkombëtare, Veliaj nënvizon edhe faktin se një pjesë e kësaj arritjeje për Shqipërinë i dedikohet edhe Federatës së Atletikës që mbështet talentet tona. “Ja rezultati kur sporti hapet, kur ka votime të ndershme, kur federata, si ajo e atletikës, mbështet sportistët e jo Presidentin, e kur ka transparencë e fondet shkojnë tek talentet.…
Facebook Messenger ka shtuar disa ndryshime të cilat së shpejti do të jenë funksionale. Një nga këto ndryshime është edhe mundësia që ju ta kuptoni kur dikush iu bën “screenshot” fotografitë tuaja. Përdoruesit gjithashtu së shpejti do të jenë në gjendje të rregullojnë fotografitë apo videot në Messenger, para se ti dërgojnë në “chat”. Mundësi tjetër do të jetë edhe opsioni i ruajtjes automatike të fotove apo videove në celular. Këto ndryshime dhe veçori të reja do të jenë të disponueshme në javët në vijim atëherë kur do të përditësohet versioni i ri i aplikacionit.
Një kufomë është nxjerrë nga ujërat e liqenit të Fierzës këtë të shtunë, e cila dyshohet se i përket peshkatarit nga Dibra, Tofik Hoxha që humbi në ujërat e lumit Drin disa javë më parë. Trupi është transportuar në morgun e qytetit të Kukësit, dhe sipas informacioneve paraprake, trupi është përcjellë nga rrjedha e lumit deri në Liqenin e Fierzës. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Policia e Tiranës ka arrestuar një 34-vjeçar pasi qarkullonte me armë zjarri. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në pranga ka rënë Sajmir Brahimi. Sakaq, blutë e qytetit raportojnë se arrestimi i 34-vjeçarit u bë në rrugën ‘Siri Kodra’ në kryeqytet. Sajmir Brahimi akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.” “Bazuar në informacionet e marra nga qytetarët dhe në vijim të kontrolleve të personave që qarkullojmë me armë zjarri, nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në rrugën “Siri Kodra” u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit S. B.,…
Në Tiranë kryeministri Edi Rama bëri sot të ditur se Shtetet e Bashkuara kanë zgjedhur Shqipërinë si bashkëhartuese të qëndrimeve për çështjen e Ukrainës, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Që prej fillimit të këtij viti Shqipëria është anëtare jo e përhershme në këtë Këshill. Për zotin Rama, përgjedhja e Shqipërisë është një përgjegjësi e re dhe shumë e madhe, por dhe konfirmim i një pozite tjetër të vendit në arenën ndërkombëtare.about:blank “Kemi marrë konfirmimin përfundimtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit se SHBA dhe Shqipëria do të jenë bashkëpenëmbajtëse, ky është termi, në Këshillin e Sigurimit në Kombeve…
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar për rolin e ri të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, si bashkëhartuese me SHBA-të në qëndrimin për çështjen e Ukrainës. “SHBA vlerëson lidershipin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, si bashkëpenëmbajtëse me SHBA për çështjen e Ukrainës. Agresioni i Rusisë jo vetëm që kërcënon Ukrainën dhe Evropën, por edhe rendin ndërkombëtar për të cilin OKB-ja është ngarkuar të ruajë”, shkruan ambasadorja në reagimin në Twitter.
Veaceslav Zyka, është djali i dy prindërve rusë që ka lindur në Moldavi. Pas disa ngjarjeve në familje, ishte historia e nënës së tij dhe babait birësues ajo që e solli Flavion në Shqipëri. Në atë kohë ishte 5 vjeç. Ai thotë se është shqiptar dhe se me Moskën e largët e lidh vetëm origjina e nënës. Flavio: Unë origjinën nuk e kam shqiptare por ruse, pasi nëna imë është ruse. Unë kam lindur në Moldavi ku kam jetuar disa vjet me nënën atje. Më pas në 2005, vendosëm që vinim përgjithnjë këtu në Shqipëri dhe ky vend më ka…
Partia Demokratike prezantoi sot zyrtarisht kandidatin për kryetar të bashkisë së Shkodrës, Xhemal Bushati, propozuar nga strukturat e degës. Prezantimi i kandidatit Bushati, është bërë nga nënkryetari i PD, njëkohësisht dhe drejtuesi politik i qarkut, Enkelejd Alibeaj, shoqëruar edhe nga deputetët e Shkodrës e Lezhës, si dhe kryetari degës së PD Shkodër. Alibeaj në fjalën e tij e vlerësoi figurën e kandidatit Xhemal Bushati, që sipas tij është zgjedhja e duhur për Shkodrën. “Rruga është e vështirë me ulje dhe ngritje. Shpesh kemi gabuar, por asnjëherë nuk jemi larguar nga vlerat e Partisë Demokratike. Prezantimi është e asaj çfarë na…
Pak çaste pas përfundimit të ndeshjes Burreli-Butrinti, e cila u mbyll në barazim pa gola, një grup tifozësh kanë fajësuar teknikun Alert Alcani. Ata i thanë trajnerit se është e pafalshme që në tri ndeshje skuadra matjane ka siguruar vetëm tri pikë. Tifozë të moshave të ndryshme i thanë trajnerit se ka gabuar me mosaktivizimin e disa lojtarëve në këtë përballje. I gjendur përballë nervozizmit të tyre Alcani u tha tifozëve të qetësohen dhe u premtoi se do të fitojnë ndeshje të tjera, madje dhe në transfertë.
Nga Lorenc Vangjeli Avokati Maks Haxhia nuk mund të bënte më shumë për klientin e tij në mbrëmjen e të premtes përveçse t’i dërgonte dy paketa cigare në qeli dhe të ankohej përpara kamerave televizive. Më gjasë, pothuaj të gjithë ata që kanë ndjekur sagën dramatike të rroposjes në ferr të ish-ministrit socialist, mendojnë se Saimir Tahiri u dënua mbi bazën e një perceptimi të përgjithshëm publik për fajësinë dhe jo për krimet që e akuzonin dhe që nuk ju vërtetuan plotësisht përtej çdo dyshimi të arsyeshëm nga hetimi gjyqësor. Më herët, për Tahirin ishte “firmosur” fajësia politike nga partia…