Lëngu i bananes është i thjeshtë për t’u përgatitur, e nëse e konsumoni, do t’i vëreni ndryshimet pozitive shumë shpejt. Do të keni tretje më të mirë, më pak stres dhe do të jeni më energjik. Banania është plot me veti shëruese, sidomos për flokët dhe lëkurën. Me lëngun e bananes mund ta përmirësoni shëndetin, sidomos duhanxhinjtë, sepse pakëson pasojat e duhanit. Po ashtu bananet janë burim për vitaminat B3, B5, B6 dhe C . Si ta përgatisni: Vendosni në blender 2 banane të paprera, vetëm të qëruara, 120 ml qumësht dhe 2 lugë mjaltë. Gjithçka përzieni bashkë derisa të…
Author: tirana
Milani ka marrë një fitore të jashtëzakonshme 1-2 në derbin përballë Interit në javën e 24 të Serie A, për të rihapur sërish garën për titullin kampion të këtij sezoni. Kuqezinjtë arritën të përmbysin rezultatin e pjesës së parë përpallë rivalëve të tyre të përjetshëm, të cilët udhëhiqnin me anë të golit të Perisiç. Në pjesën e dytë, Milan ishte më kërkues, dhe Interi u përpoq të ruante rezultatin, por gjërat rrodhën ndryshe. Djemtë e Piolit gjetën golin e barazimit me në të 75 me Giroud dhe vetëm 3 minuta më vonë francezi dyfishoi shifrat. Duhet theksuar dhe forma e…
Emiljano Fejzo, 38-vjeç, ka shkelur 14 herë urdhërin e dëbimit nga Italia, vetëm për t’u bashkuar me të dashurën e tij, shtetase italiane. Mediat vendase raportojnë se Fejzo është dënuar nga gjykata në Reggio me 5 vite burg, teksa ai shpjegoi se të gjitha i ka bërë për të qenë pranë gruas që ai dashuronte, e cila sipas tij ka nevojë për të. Ai i kishte premtuar se do ta zgjidhte problemin e dokumntacionit, për të qëndruar gjithmonë në Itali. Fejzo kishte arritur të merrte një leje qëndrimi dhe të vendosej në Sant’Ilario, në banesën e partneres së tij, megjithatë…
Pas shembjes së banesave të tyre, banorët e ‘5 Majit’ do të mblidhen sërish në protestë. Protesta është njoftuar se do të zhvillohet përballë Kryeministrisë, nesër, 6 janar në orën 12:00. Këto protesta vijnë pasi më 19 janar Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ndërmori aksionin për shembjen e banesave në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë duke i hapur rrugën procesit të rindërtimit. Në total, preken 430 në total nga projekti i rindërtimit, por banorët kanë kundërshtuar duke pretenduar se nuk do të marrin dëmshpërblimin që i takon. Kjo është hedhur poshtë nga Bashkia e Tiranës, të cilët…
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka përshëndetur ndjekësit e tij me një selfie nga Shkodra. Meta ka udhëtuar drejt qytetit verior dhe është takuar mbrëmjen e kësaj të shtune me Faruk Kalleshini, i cili njihet për karrierën e tij të vlerësuar në sport. Ata shihen se janë duke darkuar edhe nën shoqërinë e miqve të tjerë. “Me Legjendën e mbi 110 rekordeve kombëtare Faruk Kalleshin, sot në Shkodër”, ka shkruar Meta.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar dënimin dhe arrestimin e ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Në një intervistë për Ora News, ajo shprehet se i gjithë procesi ndaj Tahirit është orkestruar nga Edi Rama. Kryetarja e LSI-së e ka cilësuar ish-ministrin si një nga oficerët e fushës së zotit Rama. “A mendoni që i gjithë ky proces, sepse mendoj që çështja Tahiri tashmë është e shkuara për shkak sepse zoti Tahiri ka 4 vjet që nuk është më në arenën politike. A mendoni që gjithë ky process është jo vetëm i organizuar por dhe i orkestruar nga zoti Rama?…
Rusia të shtunën dërgoi bombardues me aftësi bërthamore për të patrulluar mbi Bjellorusi, teksa kriza me Ukrainën ende po vazhdon. Bombarduesit që morën pjesë në patrullim në Bjellorusi, aleaten e Rusisë, kanë aftësi bërthamore me rreze të gjatë veprimi. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se dy bombardues të tipit Tu-22M3 kryen stërvitje me forcat ajrore bjelloruse dhe me asetet e mbrojtjes ajrore gjatë një misioni katërorësh. Edhe në të kaluarën, Rusia ka kryer patrullime të tilla mbi Bjellorusi, shtet që në veri kufizohet me Ukrainën. Ky mision patrullimi vjen në kohën kur Kremlini ka zhvendosur trupat nga Siberia në…
Gjatë ditës së sotme mbi shtëpinë e Big Brother fluturoi një helikopter, nga i cili u lëshuan qindra karafila. Pas konfuzionit të banorëve, u kuptua se autor i kësaj surprize ishte binjaku i Donaldit, Romeo Veshaj. Kjo gjë duket se nuk u kapërdi lehtë nga Iliri, i cili teksa ndodhej në kuzhinë me Arjolën, nuk i kurseu disa fjalë. Ai shprehet se në jetën e tij ka njohur shumë njerëz me karrierë, që janë shumë të thjeshtë në jetën e tyre. “Një ndër gjërat që kam urryer është tangërlliku, pordha, të jesh kaq i ri dhe të kesh kaq pordhë……
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në “News24” kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zbuloi nga aktivitetet që pritet të zhvillohen në Tiranë, në kuadër të aktiviteteve. “ U preka shumë, sepse kur të kap ai vrulli i punës, ti je i fokusuar te 100 detaje, edhe është sikur po bën një katedrale të madhe, dhe kur e shef që ka mbaruar gjithë ajo punë, gjithë ai mund, tre vite përgatitje, edhe kur lexoja “Financial Times’, ‘ The Guardian’, që shkruajnë Tirana kryeqyteti i Rinisë thoja tani është prej vërteti. Dhe ishte një mënyrë për…
Nëse Aleksander Vuçiç nuk kandidon për një mandat të dytë, ish-ministri i Jashtëm serb është i gatshëm ta ndërmarrë këtë sfidë. Ivica Daçiç është i bindur se mund të bëhet president në një rast të tillë, pasi horoskopi e favorizon. “Më kanë thënë se Mërkuri po del nga shenja ime, Bricjapi, dhe do të kem fat”, tha Daçiç në programin e mëngjesit të televizionit Kurir, të cilit i referohet B92. Aktualisht Daçiç drejton Kuvendin e Serbisë, i cili do të shpërndahet më 15 shkurt dhe do të shpallen zgjedhjet e parakohshme. Daçiç kryeson Partinë Socialiste Serbe, e cila në zgjedhjet…
Ambasada amerikane në Shqipëri ka shpërndarë një njoftim për vende pune në ekipin e saj. Fjala është për pozicion me kohë të pjesshme si asistent në ekipin e ndërtesave, ku do mund të përfitojnë qytetarët amerikanë që jetojnë në Shqipëri. “Njoftim punësimi! Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka hapur një pozicion me kohë të pjesshme si Asistent në Ekipin e Ndërtesave (Shoqërues Sigurie), i cili është i hapur për shtetasit amerikanë. Kjo është një mundësi e shkëlqyer që qytetarët amerikanë të cilët banojnë në Shqipëri të ofrojnë ndihmën e tyre në një sërë projekte objektesh në Ambasadën e…
Southampton është kualifikuar në 1/8-at e Kupës së Anglisë, pasi ka mundur 2-1 Coventry, skuadër e Championship, në ndeshjene kuajtur në St. Mary’s Stadium. Ka qenë një fitore me përmbysje për Shenjtorët. Miqtë kanë kaluarnë avantazh në minutën e 22-të me Gyojeres, ndërsa vendasit kanë barazuar në të 63-ën me Armstrong. Sfida është vendosur në shtesën e dytë nga një gol i Walker-Peters. Protagonist edhe Armando Broja, i aktivizuar në minutën e 64-t, i cili ka dhënë asistinpër golin e fitores.