Kur dëgjoi për Rayan-in, fëmijën që ra në një pus 30 metra të thellë ndërsa luante në rrethinat e Tamrout, nuk hezitoi dhe u nis menjëherë nga fshati i tij për të vënë në dispozicion njohuritë e tij në hapjen e puseve. Ali El Jajaoui shkoi te shpëtimtarët për të ndihmuar, ai është specialist shpimi dhe vjen nga Erfoud, në Marokun jugor. Fatkeqësisht, ndihma e tij e çmuar nuk ishte e mjaftueshme për të shpëtuar vogëlushin. Ishte ideja e tij për tunelin lidhës mes kraterit dhe pikës ku Rayan kishte rënë. Kur buldozerët u larguan, Aliu me tre burra të…
Author: tirana
Kreu i Facebook, Mark Zuckerberg ka të ngjarë të dalë nga top 10 më të pasurit në planet pas goditjes së kompanisë në Wall Street që i kushtoi personalisht 31 miliardë lekë, raporton CNN. Brenda një dite, krijuesi i Facebook, rrjeti social që mbushi dje 18 vjeç në fakt ka humbur tre pozicione në listën e miliarderëve të hartuar nga Bloomberg.Në krye të listës me një diferencë të madhe, Elon Musk mbetet i palëkundur. Zuckerberg, 37 vjeç, zotëron 24.2% të Meta, sipas të dhënave, pas kolapsit të djeshëm të kompanisë mëmë të Facebook, Instagram, ëhatsapp dhe Messenger. Ndërkohë, Cma (Autoriteti…
Në fillim të këtij viti, monedha e përbashkët europiane mbushi 20 vjet prej daljes për herë të parë në qarkullim si monedhë fizike. Për Shqipërinë, dalja e Euros do të shënonte një moment kthese dhe i dha origjinë një zgjerimi të shpejtë të Euros si monedha alternative në transaksionet ekonomike të vendit. Por, hyrja e Euros ishte një moment që shtroi disa sfida për bankat tregtare në Shqipëri dhe sidomos për bankën më të madhe në atë kohë, Bankën e Kursimeve. Duke qenë bankë e një shteti jashtë Eurozonës dhe pa një bankë mëmë nga këto vende, sigurimi i sasisë…
Fifi ka konfirmuar lidhjen e re. Bëhet fjalë për Adis Patushin, i cili është një emër i njohur për showbizzin. Patushi ka qenë i martuar me modelen, Adrola Dushi, me të cilën ka dhe një djalë. Këngëtarja e konfirmuar romancën e re gjatë një koncerti të mbajtur ditën e djeshme. Në rrjet ka qarkulluar videoja ku dyshja shihen duke u puthur. Kujtojmë që Fifi u përfol se kishte nisur një romancë të re pas daljes nga shtëpia e Big Brother me Granit Canën. Këngëtarja pati shprehur pëlqimin për Granitin që kur ishin brenda në BB, por ky i fundit tha…
Mbretëresha e Britanisë së Madhe ka dhënë publikisht bekimin e saj që Camilla që të bëhet pasuesja e saj kur Princi Charles të bëhet Mbret. Madhëria e saj tha se është “dëshira e saj më e sinqertë” që Dukeshës së Cornwall-it t’i jepet titulli i saj i ligjshëm në një mesazh historik, ndërsa festonte vitin e saj të 70-të në fron. “Kur, me kohë të plotë, djali im Charles të bëhet Mbret, e di që do t’i jepni atij dhe gruas së tij Camilla të njëjtën mbështetje që më keni dhënë mua; dhe është dëshira ime e sinqertë që, kur…
Për shkak të çmimeve të larta të energjisë, jo pak gjermanë e qytetarë të tjerë në Europë kujdesen këto javë që të mos e lenë gjatë të ndezur ngrohjen. Në verë priten fatura shokuese, për shkak të pagesave shtesë për energjinë. Qeveria gjermane do të ndihmojë të paktën familjet me të ardhura të ulta. Të mërkurën (02.02) kabineti qeveritar gjerman u konsultua për dhënien e një shume ndihme për kostot e energjisë, pastaj për këtë vendos Bundestagu. Por jo vetëm qytetarët gjermanë ankohen për ngritjen e çmimeve të energjisë. 50% e kompanive gjermane të nivelit të mesëm, sipas një sondazhi…
Italo-egjiptiani Mahmood dhe Blanco fituan dje në mbrëmje festivalin italian të këngës me ”Brividi”, ndërkohë që e dyta u rendit Elisa me ”O forse sei tu” dhe në vendin e tretë Gianni Morandi me ”Apri tutte le porte”. Mahmood dhe Blanco mbërritën në Festivalin e Sanremos ndër më të preferuarit, por ndoshta askush nuk e priste një konsensus kaq unanim ndaj tyre. Një valë e vërtetë dashurie për Mahmood dhe Blanco, të cilët triumfuan në renditje që në natën e parë. Ata vendosën rekord që në 24 orët e para në Spotify dhe duke u futur 10-shen e parë. Për…
Një zjarr i fuqishëm përfshiu një godinë banimi në lagjen e vjetër të Bulqizës, mbrëmjen e kaluar. Mësohet se objekti i djegur ndodhet pak metra mbi qendrën sociale dhe në të banonin katër familje. Ende nuk dihet se sa banorë ishin brenda në momentin e rënies së zjarrit dhe nëse ka të lënduar, ndërsa flakët kanë shkrumbuar gjithçka. Ndërhyrja e zjarrfikësve nuk ka mundur ta vërë nën kontrolloj zjarrin e madh, i cili dogji gjithçka.Policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë, por ende nuk ka një pistë të shkaqeve të rënies së zjarrit.
Lufta me kohën e ekipeve të shpëtimit në Marok ku një djalë 5-vjeçar kishte rënë në një pus, pati një fund tragjik. Lajmi se Ryan-i i vogël u nxor nga pusi mbi 30 metra i thellë i pajetë pas shumë orësh në agoni solli trishtim kudo në botë pasi ngjarja po ndiqej nga sytë e të gjithëve. Me mijëra mesazhe ngushëllimi u postuan në rrjet pas lajmit të trishtë pas më shumë se pesë ditësh lutjesh që vogëlushi të nxirrej gjallë. Por, për fat të keq, Ryan nuk mundi që të shihte sërish dritën dhe të bashkohej me prindërit e…
Krejt i papritur nuk ishte një vendim i tillë. Përpara se Ministria e Jashtme ruse të enjten (03.02) ta ndalonte faktikisht DW, ka pasur sinjale paralajmëruese.“Ne po përgatisim një përgjigje ndaj gjermanëve. Shpresojmë, që kësaj here vërtetë do të ketë një përgjigje”, deklaronte kryeredaktorja e medias shtetërore për botën e jashtme RT (ish-Russia Today), Margarita Simonjan, më 22 dhjetor në Facebook. Marija Sacharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme në Moskë, reagonte me shpoti me një fjalë gjermanisht në rusisht: “Natürlich.” (natyrisht) Transmetim pa licencëShkas për këtë deklarim atëherë ishte, se operatori i Satelitit Eutelsat e pati ndaluar tranesmetimin e RT…
Udhëtimi nëpër botë duke qëndruar falas në shtëpitë e njerëzve të tjerë mund të tingëllojë shumë mirë për të qenë i vërtetë. Por një çift nga Norfolk i Anglisë ia ka dalë tashmë ta bëjë këtë. Jonathan dhe Julie Ashworth, të cilët janë të dy në të 50-tat, shitën shtëpinë e tyre në vitin 2017 dhe tani i kalojnë ditët e tyre duke shëtitur në botë, derisa kujdesen për shtëpitë e njerëzve të tjerë dhe për kafshët e tyre në shtëpiake, në këmbim të akomodimit falas. Aventurat e “qëndrimit në shtëpitë e të tjerëve” i kanë çuar ata në destinacione…
Kryeministri Edi Rama publikon pamjet nga mbikalimi i rrugës së aeroportit të Kukësit, i cili siç thekson ai, tashmë ka përfunduar dhe është gati për përdorim. Edhe vetë kryeministri Rama shkruan përbri videos se ky mbikalim tani “është gati për flukset që do të sjellë së shpejti programi i fluturimeve të kontraktuara”. “MIRËMËNGJES 😊 dhe me mbikalimin e përfunduar të rrugës së aeroportit të Kukësit, gati për flukset që do të sjellë së shpejti programi i fluturimeve të kontraktuara tanimë, ju uroj një të diel të paqtë🙏”, shkruan Rama.