Rusia po i përshpejton përgatitjen për një pushtim të shkallës së gjerë të Ukrainës dhe deri më tani i ka gati 70 për qind të trupave që beson se i duhen për të operacion të tillë. Të paktën këto janë informacionet që ka siguruara inteligjenca amerikane. Moska ka mobilizuar 110 mijë trupa në kufirin me Ukrainën dhe mund të ketë kapacitetit të mjaftueshëm për të nisur ofensivën në dy javët e ardhshme, sipas zyrtarëve të inteligjencës amerikane që informuan anëtarët e Kongresit amerikan dhe partnerët evropianë në ditët e fundit. Megjithatë, ata thonë se nuk kanë arritur në një përfundim…
Author: tirana
Kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Shqalsi Cara, sqaron të gjithë banorët, që përfitojnë apartamente në kuadër të procesit të rindërtimit të zonës 1/1 për zhvillim, në Laç, në lidhje me vonesën e dorëzimit të çelësave, denoncim ky i bërë nga Partia Demokratike. Në një postim në “Facebook”, kryebashkiakja sqaron të gjithë procedurën që do të ndiqet, deri te dorëzimi i çelësave, duke u shprehur se një gjë e tillë do të ndodhë vetëm pasi “Këshilli i Ministrave merr vendim për kalimin e të drejtave mbi këtë pronë tek Bashkia Kurbin”. Sqarimi i kryebashkiakes: SQARIM PËR TË GJITHË PËRFITUESIT E…
Në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Donald Veshaj herë pas here u ka bërë disa rrengje banorëve, sidomos Monika Lubonjës dhe Beniada Nishanit. E së fundmi këto të dyja kanë vendosur që të hakmerren ndaj tij. Teksa aktori i humorit po lahej, Beniada dhe Monika i kanë hyrë në dush duke i hedhur miell. “Ça bëni o”, ka thënë Donaldi. Më pas Monika është larguar duke e lënë Beniadën të vetme. “Ja ta ktheva mbrapsht”, i ka thënë modelja Donaldit. Ajo ka hapur derën e dushit dhe i është drejtuar: “Gjithë ai çun, dy lekë s*më!”.
Policia e Tiranës ka arrestuar dhjetë shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim, si dhe ka proceduar penalisht gjashtë të tjerë, pasi akuzohe për vepra të ndryshme penale. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” bënë kapjen e shtetasit në kërkim Elvis Lleshi, 36 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S.B., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Forcës së…
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja, ka dhënë një intervistë për televizionin italian RAI, ku ka folur ndër të tjera edhe për eksperiencën e tij me kuqezinjtë dhe për karrierën e gjatë.Tekniku i njohur ka deklaruar se ndihet mirë që punon me të rinjtë dhe se ka ende shumë energji për të vazhduar aventurën në krye të stolit të skuadrës. “Derisa të kem këtë energji, entuziazëm dhe dëshirë për të punuar, do të bëjë. Të punoj me të rinjtë të përmirëson, jo thjesht në aspektin fizik, por mbi të gjitha në aspektin mendor”, – u shpreh Reja në intervistën e…
Vrasja e veprimtarit dhe themeluesit të grupit Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës Jusuf Gërvalla mbetet akoma një prej temave më të diskutuara si brenda ashtu dhe jashtë vendit. E ndërsa autoritetet e regjimit të “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviç, heshtnin karshi kësaj vrasje, së fundmi një ish-agjent i UDB, përkatësisht Bozha Spasiç ka qenë i ftuar në një debat televiziv në Serbi, ku ka folur haptazi për këtë çështje. Njeriu i afërt me presidentin aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, madje tregoi në detaje se si është realizuar operacioni për vrasjen e babait të ministres aktuale të Kosovës, Donika Gërvalla…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hapur sot fushatën në Durrës, një muaj para votimeve për 6 bashki në vend. Berisha i cili nuk u bë pjesë formale e këtyre zgjedhjeve, pasi KQZ regjistroi koalicionin “Shtëpia e lirisë” LSI-PDK pa komisionin e rithemelimit, ka prezantuar kandidatin Ardi Muka, si kandidat të koalicionit për kryetar të Bashkisë së Durrësit. Ai iu drejtua veçanërisht kosovarëve në Durrës, ku ka një komunitet të madh për të votuar kandidatin Muka, teksa e cilësoi kryedemokratin Lulzim Basha si njeri pa shtet në qëndrimet politike dhe sulmoi Ballkanin e Hapur. Berisha tha se pas Enver Hoxhës, Edi Rama…
Artistja Rihanna, së fundmi përmes disa fotove dha lajmin e veçantë se po bëhet nënë për herë të parë. RiRi dhe i dashuri i saj A$AP Rocky po planifikojnë ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë. “Ata do të martohen sigurisht. Ajo ka thënë se dëshiron të jetë me të përgjithmonë, njësoj ka thënë edhe A$AP Rocky”, tha një burim pranë këngëtares, por siç raportojnë mediat ajo do të martohet pas lindjes së bebit. “Dasma do të bëhet në Barbados, pasi të dy kanë familjet atje, është vendi që i bëri ata bashkë dhe zë një vend shumë të veçantë…
Para 23 viteve, më 6 shkurt të vitit 1999 i filloi punimet Konferenca e Rambujesë. Ky takim, i cili u mbajt në afërsi të Parisit të Francës, synoi zgjidhjen e krizës në Kosovë. Iniciues të konferencës, që zgjati deri më 23 shkurt ishte Grupi i Kontaktit, ndërsa ndërmjetës ishin Christopher Hill nga SHBA-të, Boris Maiorsky, Rusi dhe Wolfgang Petritsch nga BE. Delegacioni i Kosovës kishte pranuar parimisht propozim-marrëveshjen për zgjidhjen e krizës në Kosovë, të cilën e kishte propozuar Grupi i Kontaktit. Delegacioni serb, sado që parimisht pranoi këtë propozim-marrëveshje, mbrojti qëndrimin që trupave të NATO-s të mos u lejohet…
Ambasada e SHBA-së në Tiranë publikoi sot deklaratën e sekretarit të Mbrojtjes, Lloyd J. Austin III i cili thekson se ”SHBA mbeten të përkushtuara për të ndihmuar Ukrainën”. Në deklaratë thuhet se “në koordinim me Departamentin e Shtetit, Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara po vazhdon dërgimin e pajisjeve dhe furnizimeve të tjera kritike në Ukrainë”. “Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të ndihmuar Ukrainën që të mbrohet përmes materialeve të ndihmës për sigurinë”, shprehet sekretari i Mbrojtjes, Lloyd J. Austin III.
Vrasja e liderit të ISIS, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi, nga trupat amerikane, ngre shumë pikëpyetje. Ekzekutimi i tij mund të duket si ndryshim i lojës, por ekspertët paralajmërojnë se rigjallërimi i grupit ka të ngjarë të vazhdojë pa u penguar, raporton CNN. “Falë trimërisë së trupave tona, ky lider i tmerrshëm terrorist nuk është”, tha Presidenti amerikan, Joe Biden, pak orë pas përfundimit të operacionit. Biden mund të ketë shpresuar që lajmi të kishte të njëjtën bujë që patën lajmet e paraardhësve të tij për themeluesin e ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi, dhe liderin e Al Kaedës, Osmana bin Laden.
Enio Jaço, Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për ish-ministrin e Drejtësisë Saimir Tahiri, i cili do të vuajë dënimin me burg. Jaço shprehet në deklaratën e tij se ky dënim ka ndezur sinjalin e parë se drejtësia në Shqipëri po nis të zgjohet dhe se fakti se zyrtarë apo ish-zyrtarë të lartë mund të ndëshkohen, po çrrënjos kulturën primitive, thelbi i problemeve në Shqipëri. Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë thekson më tej se ky institucion e ka ngritur këtë shqetësim prej kohës. Sipas tij, ky mund të jetë…