Author: tirana

Paxlovid, medikamenti i prodhuar nga kompania Pfizer për trajtimin e pacientëve me Covid do të jetë i disponueshëm edhe për pacientët shqiptarë. Shqipëria ka shfaqur interes për prokurimin e përqëndruar që do të bëjë Bashkimi Europian, për të marrë Paxlovid. Po ashtu në të njëjtën kohë po zhvillohen negociata me kompaninë Pfizer për të marrë direkte prej tyre një sasi medikamentesh. Paxlovid është i pari medikament që ka marrë aprovimin e FDA dhe EMA për përdorim në trajtimin e pacientëve të rritur me koronavirus. Ai është në formë tabletash dhe do të përdoret tek pacientët menjëherë pas diagnostifikimi për 5…

Read More

Banorët e katër zonave të Tiranës e zhvendosën përpara Kryeministrisë protestën e tyre kundër prishjes së banesave. Ata kërkuan edhe njëherë transparencë për pronat e tyre. Kamerat e mediave kanë fiksuar një moment të veçantë. Vogëlushët që kishin përgatitur pankartat e tyre iu afruan efektivëve të policisë, të cilët ishin vendosur kordon para godinës së Kryeministrisë. Në momentin që një prej fëmijëve i drejtoi letrën e tij një efektivi ky i fundit e puthi në faqe të voglin.

Read More

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas akuzave të PD se, kandidatët e Berishës për zgjedhjet e 6 marsit janë të LSI dhe Ilir Metës. Në një deklaratë për mediat, LSI thotë se distancohet dhe nuk ka asnjë rol në luftën e brendshme që deputeti Basha ka nisur ndaj liderit historik të PD, si dhe ndaj deputetëve, drejtuesve e anëtarëve të PD, që kanë votuar shkarkimin e tij. Sipas saj, luftra të tilla përçarëse brenda opozitës, i shërbejnë vetëm Ramës. “Deputeti Basha nuk është opozitar i vërtetë, dhe nuk ka asnjë lidhje me opozitarët e vërtetë, brenda apo jashtë Partisë…

Read More

Emrin e tij nuk ju ka rënë rasti ta dëgjoni shpesh, por me siguri kur t’ju përmendim mbiemrin do ta kuptoni se vjen nga një familje e njohur artistësh. Kristi Aliaj Dragot, nuk është vetëm djali i artistit Robert Aliaj, ai është dhe ‘princi’ i ‘Love Story’. Kristi ka ardhur në një rrëfim ndryshe në ‘Fitstation’ me Çenkuela Hasën në News 24, për raportin me të atin dhe marrëdhënien me vajzat në Shqipëri. “Është vështirë të jesh djali perfekt, ka ulje dhe ngritje gjithë kohës, ka tensione. Nuk do gënjej, ka një lloji rivaliteti, një rivalitet pozitiv, unë dua t’ja marr…

Read More

Partia Demokratike prezantoi sot zyrtarisht kandidatin për kryetar të bashkisë së Dibrës, Luan Haka, propozuar nga strukturat e degës së PD dhe miratuar nga kryesia. Prezantimi i kandidatit Luan Haka është bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku, drejtuesi politik i qarkut, Xhelal Mziu, kryetari degës së Dibrës Naim Gazidede, deputetë, si dhe anëtarë të kryesisë së PD. Sekretari i Përgjithshëm Bardhi dhe nënkryetarja Tabaku në fjalën e tyre vlerësuan figurën e kandidatit Luan Haka, duke shprehur bindjen se Dibra do të fitohet e do i kthehet qytetarëve.

Read More

Elena 19-vjeçare nga Rumania ishte në kërkim të një jete më të mirë në Evropë. Njihet me Brian, një britanik në internet. Ajo mendoi se ai ishte djali perfekt për të. Ai e ftoi atë të vinte në Britani dhe më pas e mbylli atë në një apartament në West Midlands dhe e detyroi të shiste trupin e saj për seks me njëzet burra çdo ditë. Ata e torturuan, e dogjën me cigare, e rrahën pa mëshirë dhe kur e gjeti policia, ajo ishte gjysmë e vdekur. Mjekët në spital i dhanë asaj 48 orë jetë. Historia e saj është…

Read More

Rozana dhe Sonila janë dy motra që jetojnë në Angli me familjet e tyre. Në rrëfimin e tyre për rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan, ato tregojnë se janë pjesë e një familjeje të madhe me 5 fëmijë. Por duke qenë se janë 5 fëmijë dhe asnjë nuk jeton në Shqipëri, kjo është edhe brenga më e madhe e vajzave. Prindërit e tyre, e sidomos babai, janë arsyeja e shqetësimit kryesor dhe ndjenjës së fajit. Ardit Gjebrea: Ju keni ardhur që t’i bëni një mesazh. Cili është historia që ju doni të mbërrini te…

Read More

Georgina Rodríguez është në “gojën e botës”, pasi ka hapur librin e jetës së saj në serialin e Netflix “Soy Georgina”. E dashura e Cristiano Ronaldos, 28 vjeçe, tregon pothuajse gjithçka: shtëpitë, fëmijët, dollapin e rrobave, udhëtimet, avionin privat, makinat, miqtë… Por, në fund të fundit, ku janë prindërit? Një ‘reality show’ që po thyen rekorde për shikime në mbarë botën. Georgina e përmend rrallë familjen e saj. Përveç motrës, Ivana Rodríguez, e cila është një nga të afërmit e saj më të mirë dhe që e shoqëron në shumë situata, Georgina Rodríguez përmend vetëm se ka humbur të atin…

Read More

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 31-vjeçar të shpallur në kërkim për largim nga vendi i aksidentit. Në momentin e ndalimit, i riu iu ka ofruar efektivëve një kartëmonedhë 5.000 lekë, që ta linin të lirë, por është vënë në pranga. Njoftimi i policisë: Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar arrestuan në flagrancë shtetasin M.M., 31 vjeç, banues në fshatin Karbunar Lushnje, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi në momentin e ndalimit për kontroll nga Shërbimet Operacionale pranë DVP Elbasan, i ka dhënë punonjësit të policisë një kartmonedhë 5.000 lekë, e cila sekuestrua në…

Read More

Partia Demokratike deklaroi sot se Sali Berisha dhe kandidatët e tij janë pjesë e LSI dhe ata s’kanë asnjë lidhje me PD. Në përgjigje të deklaratave të Berishës sot në Durrës, PD thekson se ai vijon të manipulojë demokratët dhe se Sali Berisha dhe kandidatët e tij janë tashmë pjesë e LSI-së dhe ndonëse duket që u vjen turp nga anëtarësimi në këtë parti, ata nuk i lidh me asgjë me PD, sado mashtrojnë duke përdorur emrin dhe simbolet e saj. “Sali Berisha vazhdon të manipulojë demokratët. Kandidatët e shtëpisë së Ilirit sot përfaqësojnë Ilir Metën dhe nuk kanë asnjë lidhje…

Read More

Zbardhen detaje të reja nga pengmarrja e ndodhur në Berat. Personat e marrë peng iu kishin borxh autorëve një shumë lekësh. Siç mëson gazetarja Petova, autorët Hamit Kanani, Arben Bilçari dhe Edmond Hoxha i kanë mbajtur peng për disa orë shtetasit L.B., 39 vjeç dhe B.H., 40 vjeç, të dy banues në lagjen “30 vjetori”, Berat. Ata i kanë marrë në një makinë dhe i kanë mbajtur peng në periferi të qytetit të Beratit, mbrëmjen e kaluar, ku edhe i kanë dhunuar.

Read More

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Beratit, pasi akuzohen se kanë marrë dhe kanë dhunuar dy shtetas. Në pranga kanë rënë shtetasit Hamit Kanani, Arben Bilçari dhe Edmond Hoxha, të tre banues në lagjen “Uznovë”, Berat. Njoftimi i policisë: Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve H.K, 27 vjeç, A.B., 57 vjeç, dhe E.H.,53 vjeç, të tre banues në lagjen “Uznovë”, Berat. Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Uznovë”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe për motive të dobëta, i kanë hequr lirinë dhe i kanë dhunuar fizikisht shtetasit L.B., 39 vjeç…

Read More