Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Babai i saj u dënua për trafik droge, ana e errët e familjes së Georgina Rodríguez

14:52 / February 6, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
georginaaaa 614x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Georgina Rodríguez është në “gojën e botës”, pasi ka hapur librin e jetës së saj në serialin e Netflix “Soy Georgina”. E dashura e Cristiano Ronaldos, 28 vjeçe, tregon pothuajse gjithçka: shtëpitë, fëmijët, dollapin e rrobave, udhëtimet, avionin privat, makinat, miqtë… Por, në fund të fundit, ku janë prindërit?

Një ‘reality show’ që po thyen rekorde për shikime në mbarë botën. Georgina e përmend rrallë familjen e saj. Përveç motrës, Ivana Rodríguez, e cila është një nga të afërmit e saj më të mirë dhe që e shoqëron në shumë situata, Georgina Rodríguez përmend vetëm se ka humbur të atin dhe se ka shkuar gjatë ditëlindjes së saj në varrimin e tij.

Ajo thotë gjithashtu se është “argjentinase dhe spanjolle”, duke qenë se babai i saj ishte argjentinas dhe nëna me kombësi spanjolle. Pa përmendur as emrat e tyre, trafiku i drogës dhe burgu shënojnë të kaluarën e babait të saj.

“The Sun” zbulon gjithçka rreth historisë familjare të së dashurës së një prej lojtarëve më të mirë në botë. Jorge quhej babai i Georgina, i cili vdiq në vitin 2019. Sipas tabloidit anglez, ai ishte një bos droge, i cili kreu dhjetë vite burg. Ai, gjithashtu kreu dënimin në Spanjë për dy krime të tjera.

Babai i partneres së CR7 u dënua me 11 vite burg në vitin 2003 për planifikimin e kontrabandës së kokainës me vlerë më shumë se 120.000 euro (e cila përfundoi në duart e policisë). Ky plan synonte trafikimin e drogës nga Spanja në Francë.

Ai doli nga burgu në vitin 2008, por shpejt u kthye në botën e krimit. Jorge u përpoq të trafikonte kanabis nga Maroku në Spanjë. U arrestua përsëri dhe u lirua në vitin 2013. Babai i Georgina Rodríguez ishte 70 vjeç kur vdiq në vitin 2019. Nëna e modeles quhet Ana Maria Hernandez. Dihet pak për rrugën e saj, përveç origjinës spanjolle. “The Sun” pretendon se nëna e saj tani jeton në Itali.

Georgina Rodriguez lindi më 27 janar 1994 në Argjentinë dhe u rrit në Jaca, një qytet në Spanjën verilindore. Një nga pasionet e saj të mëdha të fëmijërisë ishte baleti, të cilin e mësoi derisa u transferua në Londër.

Siç tregon në serialin “Soy Georgina”, ajo ka punuar si shërbyese, dado, kamariere dhe së fundi shitëse. Pikërisht te “Gucci” në Madrid, ku punonte si shitëse, u takua me Cristiano Ronaldon dhe jeta e saj mori një kthesë 180 gradë.

Georgina Rodriguez Kristiano Ronaldo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.