Author: tirana

Lituania ka pezulluar përdorimin e certifikatave të vaksinimit, pavarësisht nivelit të lartë të vazhdueshëm të infeksioneve me Covid-19. Nga dje nuk është më e nevojshme të tregohet e ashtuquajtura ”pasaportë e gjelbër” (Green Pass) për personat e vaksinuar ose të shëruar që duan të vizitojnë restorante, shitës me pakicë dhe ambiente kulturore dhe argëtuese. Në të njëjtën kohë, kërkesa për njerëzit në profesione të caktuara – përfshirë shëndetësinë dhe arsimin – për të testuar rregullisht për koronavirusin është hequr. Megjithatë, qeveria lituaneze ka vendosur disa rregulla të reja, përfshirë një urdhër që çdo klient të ketë 15 metra katrorë hapësirë…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar këtë të diel kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, koalicion i përbërë nga dy partitë LSI e PDK, për Bashkinë e Durrësit, Ardi Muka, për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Në fjalën e tij, Berisha iu bëri thirrje qytetarëve durrsakë të votojnë për Mukën, teksa u shpreh se vota për kandidatin e Ramës është votë e humbur dhe për varfërinë. “Ne vijmë këtu me një kandidat, që ka çarë me djersën e ballit, është bërë një biznesmen i nderuar pa iu nënshtruar presioneve të mafies dhe qeverisë”, tha Berisha, ndërsa sulmoi kandidatin e…

Read More

Ndërsa po punohet për projektin e madh infrastrukturor të Automotoparkut në Elbasan, ka nisur puna me akset që lidhin unazën e qytetit me zonën ku do të ndërtohet Automotoparku. Lajmin e ka bërë ditur kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar dhe foto nga kantieri i punimeve që po kryhen për këto dy investime mjaft të rëndësishme. “Ndërsa punohet për projektin e madh infrastrukturor të zbatimit, ka nisur puna me akset që lidhin unazën e qytetit me zonën ku do të ndërtohet Automotoparku (AMP), në të cilën do të kemi kompleksin e ri rajonal DRSHTRR Elbasan dhe QKT e re…

Read More

Shqipëria është një vend ku do të zbuloni histori dhe bukuri të shumta natyrore, ndërkohë që ajo shërben si një alternativë për turistët që duan të kursejnë para’, shkruan Priscila Carvalho për faqen e njohur turistike braziliane uol.com.br. Vendi tërheq vëmendjen pasi është i mbushur me histori dhe plazhe të shumta. Nën regjimin komunist deri në vitin 1990, vendi ka ende mbetje të regjimit në disa pika turistike. Kështu për shembull, me të mbërritur në Tiranë, mund të vizitohen bunkerët, që janë shndërruar në muze. Më i famshmi është Bunk’Art. “Ka më shumë se 170 000 bunkerë të sigurt nga…

Read More

Pedagogu dhe analisti Ermal Hasimja ka sfiduar temperaturat e ulëta të shkurtit. Në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale, pedagogu shfaqet në mes të ujit, në Gropat e Selcës, në Shkodër. Ai ka shijuar ujin e ftohtë, ndërsa nuk mungojnë dhe rrezet e diellit të dimrit. Në një postim në ”facebook”, pedagogu thekson se ky është një vend fantastik jo vetëm për njerëzit që janë të mrekullueshëm, por edhe me plot histori, kulturë e revolucion. “Këtu jemi në Selcë të Kelmendit dhe është një vend fantastik jo vetëm për njerëzit që janë të mrekullueshëm, por edhe me plot histori,…

Read More

Partia Demokratike inkurajon SPAK për hetime për skandalin e Kreut të Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Deputetja e PD-së Dhurata Çupi tha sot nga selia blu se në vend që qeveria dhe FSHZH të fokusoheshin tek ndërtimi i infrastrukturës, furnizimi me ujë të pijshëm, energji të pandërprerë, pastrimi, restaurimi i objekteve të trashëgimisë kulturore dhe historike, vëmendja ishte tek krijimi i një menyje se çfarë duhej të servirej për të ngrënë në këto fshatra! Pak ditë më parë SPAK nisi verifikimet për Kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agollin, për tenderin prej 500 mijë dollarësh dhënë kuzhinierit që punon me…

Read More

Mbi 140 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes në 3 vite. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu. “Mbi 140 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes në 3 vite, nga nisja e programit tonë të mbështetjes për çdo të porsalindurit”, shprehet ministrja. Bonusi i bebes është një politikë e re sociale që po zbatohet nga qeveria prej 1 janarit 2019 dhe mbështet familjet e reja, pavarësisht statusit social-ekonomik. Bonusi përfitohet për të gjithë fëmijët e regjistruar në Shqipëri, pa dallim nëse kanë lindur këtu apo jashtë vendit. Prindërit e fëmijëve të sapolindur…

Read More

Policia e Korçës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Basti i fundit” dhe ka arrestuar 4 persona. Sekuestrohen 5 aparate celularë, të cilët përdoreshin për vendosjen e basteve sportive të palejuara. Në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e fshehjes së të ardhurave, punësimit të paligjshëm, kontrabandimit të mallrave dhe organizimit të palejuar të lojërave të fatit, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, me mbështetjen e Forcave Speciale “Shqiponjat”, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Basti i fundit”, si rezultat i të cilit…

Read More

Pa dyshim, Juventusi është fituesi i madh i merkatos së transfertave dimërore në Itali dhe një nga skuadrat që garojnë në kompeticionet evropiane që është forcuar më mirë në janar. Massimiliano Allegri, një trajner që ishte në vitet e arta të Juventusit, donte të analizonte merkaton e dimrit të skuadrës së tij: “Klubi bëri një merkato të shkëlqyer. Vlahovic është ndër më të mirët së bashku me Mbappe dhe Haaland. Zakaria ai është shumë i mirë teknikisht. Ai e prek topin shumë mirë. Të shohim nëse do të luajë sot”.

Read More

Prezantuesja Einxhel Shkira duket se pas thyerjes së krahut po “thyen” edhe rrjetin me denoncimet e saj publike për marrëdhëniet problematike e deri shkatërruese të punës me disa producentë e televizione, që s’i përfundim, sipas vetë asaj, as nuk e kanë paguar. Gjithçka nisi kur Einxhel dhe Donald Veshaj debatuan me njëri-tjetrin gjatë spektaklit të para disa ditëve, për karrierën e secilit e bashkëpunimin mes tyre te show “Binjakët”. Einxhel tha se Donaldi dhe vëllai i tij Romeo nuk e kishin paguar për punën që kishte bërë me “Vizion Plus”. Pastaj tregoi edhe për “RTV Ora”, që sipas saj nuk…

Read More

Një 41-vjeçar është vënë në pranga në Lushnjë pasi kërcënoi dhe qëlloi me armë në drejtim të nënës së tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dushk ndërsa njoftohet se 41-vjeçari me iniciale E.K, pasi ka parë shërbimet e Policisë është larguar. Por pas ndjekjes, ai është lokalizuar në një lokal në fshatin Dushk dhe u neutralizua ndërsa arma e zjarrit pistoletë me fishekë në fole gati për qitje dhe një krëhër me fishekë luftarak iu sekuestruan Po ashtu, policia ka kontrolluar edhe banesën e një shtetasi me iniciale A. Z., me të cilën shoqërohej autori. Gjatë këtij kontrolli u sekuestruan një armë…

Read More

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti, Erion Braçe zhvilluan një takim me banorët e Njësisë Administrative Allkaj, ku prezantuan kandidaten e Partisë Socialiste për kryetare të Bashkisë së Lushnjes në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit. Në fjalën e tij, Balla tha se kandidatët e Berishës, Metës dhe Bashës nuk i duhen Lushnjes. “Vijmë këtu për të kërkuan një votëbesim për një vajzë, për një grua, nënë dhe një motër e cila është shembulli konkret i atyre që hyjnë në Partinë Socialiste dhe brenda Partisë Socialiste bëjnë karrierë. Nga Kryeministri…

Read More