Vendi ynë gjatë orëve të para të ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të lehta të vranësirave, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat veriore. Ndërsa orët në vijim shtojnë vranësirat në territor duke bërë që dhe zona e ulët të përfshihet nga vranësirat e pakta, por vija bregdetare mbetet me kthjellime. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C.Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar…
Author: tirana
Mariana Kondi ka folur për herë të parë në një intervistë për situatën e krijuar në Big Brother VIP. Kujtojmë se Einxhel i përmendi Donaldit faktin që veç saj ai nuk kishte paguar as aktoren Mariana Kondi. Gazetari:”Vetëm pak ditë më parë, në një shoë televiziv si Big Brother”, është përmendur që edhe ju keni qenë pjesë e një projekti por që nuk jeni paguar, tani kjo a është e vërtetë? Mariana:”Kjo është një gjë shumë e bukur, tani kjo do të thuhet në një moment po aq të bukur… Gazetari:”Ky nuk është një moment i bukur? Ju sapo e…
Një ekip shkencëtarësh, i koordinuar nga Universiteti i Milanos, ka identifikuar për herë të parë një mekanizëm që përfshin molekula që konsideroheshin të padobishme deri pak vite më parë. Në vend të kësaj, ato janë thelbësore për të aktivizuar funksionin e duhur të sistemit tonë imunitar kundër tumoreve. Ato quhen molekula LINE1 dhe konsideroheshin si ADN e padëshiruar, sepse u përsëritën shumë herë pa një funksion të njohur, ndërkohë që luajnë një rol vendimtar: në fakt janë të afta të aktivizojnë përgjigjen e sistemit imunitar kundër tumorit dhe ta ndihmojnë atë të njohë dhe eliminojë qelizat kancerogjene. Studiuesit nga Universiteti…
Policia greke po ndjek bashkëautorin shqiptar në vrasjen e 19-vjeçarit grek në shtetin fqinj pak ditë më parë. Mediat bëjnë me dije se i riu i shpallur në kërkim është shok i 23-vjeçarit shqiptar të vënë në pranga në lidhje me këtë ngjarje. Ai dyshohet se është arratisur në Shqipëri për t’i shpëtuar arrestimit. Sipas shtypit grek bëhet fjalë për një 20-vjeçar, anëtar i një grupi që mori pjesë në sulmin e përgjakshëm të ndodhur në vitin 2019 ndaj dy tifozëve sërish në zonën e Charilaos. 20-vjeçari ka mbërritur me makinë në stacionin kufitar dhe ka kaluar në Shqipëri. Dokumentacioni…
Monika Kryemadhi është shprehur se njerëzit e LSI mezi po e presin Ilir Metën që të kthehet në krye të kësaj partie. “Njerëzit e LSI mezi e presin Ilir Metë, është një nga politikanët që nuk ka gabuar asnjëherë, është një nga politikanët që qëndrimet e tij politike i ka pasur gjithmonë parimore. Është një njeri që nuk të gënjen. Është qendrestar në atë që beson vet. Sa është tolerant në familje aq strikt në politikë. Djegia e mandateve ka qenë vetë-eleminim i LSI. Megjithatë kjo djegie i dha shansin LSI për të krijuar një elitë të re”, tha Kryemadhi…
Laureta Zyba, konkurrentja e Për’puthen që është person me precedent penal ka folur në Për’puthen Prime për të shkuarën e saj. Ajo ka treguar se ishte në moshë më të vogël dhe gaboi se i besoi një djali. Bazuar në shkrimet në faqet roze rezulton të jetë Vali Corleone, personazh i njohur publik, me të cilin Laureta ka përjetuar një histori dashurie derisa përfundoi pas hekurave. Laureta ka rrëfyer si ka ndodhur ngjarja kur u kap me 3 shtetas, dy nga Mali i Zi dhe një nga Serbia, të cilët akuzoheshin për vrasje të kryera jashtë vendit. Corleone me shprehjen…
Presidenti Ilir Meta ka folur në lidhje me çështjen në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e kërkesës së Kuvendit për shkarkimin e tij nga detyra. Meta deklaroi se e ka përfunduar misionin e tij që pas 25 prillit ndërsa shtoi se nuk ka asnjë problem nëse 24 korriku afrohet sot, pasi ai do kishte dashur të kishte përfunduar këtë detyrë që dje.about:blank “Më vjen për të qeshur me këtë atmosferë që përpiqen të krijojnë sikur do ndodhë diçka e madhe për të hequr vëmendjen nga aferat. Dhe për të harruar rritjen e çmimeve që ndodhin kudo. Përballja ime është gjithmonë e…
Oksana Genkina është një qytetare ukrainase, që prej 10 vitesh jeton në Tiranë, ku ka ndërtuar edhe jetën familjare të saj. Por zhvillimet më të fundit në Ukrainë, kanë ndikuar jo pak tek ajo, pasi në Ukrainë ka familjen dhe të afërmit e saj. Gjatë një prononcimi për Rtsh.al, zonja Genkina shpreh shqetësim për zhvillimet në Ukrainë, në përballjen e këtij vendi me Rusinë, si dhe debatet e ashpra midis superfuqive botërore, lidhur me Ukrainën. Nga kontaktet që ka me të afërmit dhe miqtë e saj në Ukrainë, sipas Oksana Genkinës, situata është relativisht e qetë, por ka një vëmendje…
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, përmes rrjeteve sociale ka ironizuar reagimin e ish-kryeministrit Sali Berisha për dënimin me 3.4 vite burg ndaj Saimir Tahirit. Berisha tha se vendimi për ish-ministrin e Brendshëm është qesharak dhe se në çdo vend normal s’mund të ishte kurrë nën 42 vite burg. Deputeti i PS, i kujton ish-kryeministrit Berisha se katër protestues janë vrarë më ’21 janar’ 2011 në bulevard, por asnjë nuk është burgosur. Kujtojmë se asokohe Sali Berisha ishte kryeministër ndërsa Lulzim Basha ministër i Brendshëm. Braçe i quan katër pushkatime, dhe për këto duhet të kishte katër burgime përjetë. “Në…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mbrëmjen e sotme pamje nga aksioni i pastrimit në disa qytete të vendit. Rama bën thirrje që të denoncohen përmes komisariatit dixhital ata që dëmtojnë natyrën dhe na turpërojnë si shqiptarë duke hedhur plehra në hapësirat e përbashkëta publike. “Faleminderit për angazhimin në Planin Kombëtar të Pastrimit Nëpërmjet aplikacionit Komisariati Dixhital ndihmoni duke identifikuar ata që dëmtojnë natyrën tonë e na turpërojnë si shqiptarë duke hedhur plehra në hapësirat e përbashkëta publike, një thirrje për të vepruar bashkë sa s’është vonë kundër ndotjes mjedisore *momente nga pastrimi në Durrës, Krujë, Libohovë, Memaliaj, Gramsh, Përmet, Ura…
Autoritetet në qytetin amerikan të Minneapolis, publikuan sot pamjet tragjike ku oficerët qëllojnë për vdekje një 22-vjeçar afro-amerikan pasi hyjnë në shtëpinë e tij. Sipas policisë Amir Locke u vra dy ditë më parë nga oficerët në apartamentin e tij pasi “po nxirrte një pistoletë nga batanija me të cilën ishte mbuluar”. I gjithë episodi që prej hyrjes së oficerëve në apartament me çelësin e tyre deri te të shtënat ndaj Locke, zgjati dhjetë sekonda. I riu u shpall i vdekur në spital.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, është shprehur se nuk ka frikë nëse familja Meta shpallet “Non Grata” nga Amerika, ndërsa ka shtuar se marrëdhëniet e tyre me SHBA, janë jo institucionale. Në një intervistë për Ora News, ajo ka thumbuar dhe Lulzim Bashën, duke thënë se ky i fundit, nuk mund të shkojë në Amerikë. “Ça pastaj. Ça do me thënë Non Grata. Unë nuk jam shtetase amerikane. Ju mendoni se të qenurit “Non Grata” në Amerikë të bëjnë të mirë me njerëzit me të cilët jeton. Ti jeton me njerëzit e tu këtu. Zëdhënësi i Edi Ramës, Lulzim Basha…