Author: tirana

Me plot pesë gola është mbyllur ndeshja e javës së 19 të Abissnet Superiore mes skuadrës së Tiranës dhe Skënderbeut. Edhe në këtë takim “bardheblutë” e kryeqytetit mundën të merrnin tre pikë të vlefshme dhe të qëndrojnë të palëkundur në krye të tabelës tashmë me plotë 43 pikë, 9 më shumë se Laçi i vendit të dytë, por kurbinasit kanë një takim më pak. Tirana ka triumfuar me rezultatin 3-2. ndërsa seria e golave ka nisur në minutën e 15’ me Seferin që zhbllokoi rezultatin. Gol të cilin ia dedikoi vëllait të Kristi Vangjelit, i cili u nda nga jeta…

Read More

U prezantua sot në qytetin e Peshkopisë kandidati i PS Rrahim Spahiu. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja shprehu bindjen për fitoren e Spahiut në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. “Mes miqve e shokëve tanë dibranë, me strukturat e Partisë Socialiste, me të ftuar e kureshtarë që nuk i mbante salla, u prezantua sot si kandidat për kryetar bashkie i Dibrës, Rahim Spahiu, që lë detyrën e drejtorit në bankë për të mbajtur peshën e përgjegjësisë para qytetarëve”, shkruan në rrjete sociale ministri Manja.

Read More

Zgjidhja e vetme e stabilizimit të çmimit të naftës në Shqipëri është reduktimi i taksave që përmban çmimi final. Këtë sygjeron Shoqata e Hidrokarbureve dhe përfaqësuesi i saj, Luigj Aliaj. “Zbutja mund të vijë vetëm nëse pezullohet ndonjë nga taksat që aplikohen, rrugë tjetër nuk ka”,-thotë Aliaj. 7 taksat e naftës, togfjalëshi më i famshëm i sektorit gjatë viteve të fundit përfshijnë akcizën, (37 lekë), taksën e qarkullimit, (27 lekë), taksën e karbonit, (3 lekë), taksën e rilicensimit, (7-10 lekë). Më pas janë shtuar taksat që arkëtohen nga koncesionarët, si taksa e markimit (1 lekë) dhe skanimit (1.4 lekë). Në…

Read More

Një libër i ri për legjendën amerikane të muzikës ‘soul-pop’ Whitney Houston zbulon karakterin e çiltër e frymëzues të këngëtares afro-amerikane, por dhe dilemat e saj që nganjëherë binin ndesh me edukimin fetar kristian, apo normat shoqërore me të cilat ishte rritur. Kësaj jave mbushen 10 vjet nga vdekja tragjike e këngëtares. Autori Gerrick Kennedy shkruan në librin e tij “Didn’t We Almost Have It All: In Defense of Whitney Houston” se mes shumë dilemash të edukimit fetar që kishte marrë që e vogël, Whitney kishte fshehur shumë aspekte të karakterit, madje dhe seksualitetin e saj. “Për arsye se muzika…

Read More

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. MSH informon se në 24 orët e fundit, janë kryer 3,656 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 793 qytetarë, në këto bashki: 320 në Tiranë, 40 në Vlorë, 38 në Berat, 36 në Durrës, 32 në Fier, 24 në Sarandë, 20 në Elbasan, 19 në Gjirokastër, 18 në Shkodër, Kamëz, Lushnje, 14 në Tepelenë, 13 në Korçë, 12 në Mallakastër, Kuçovë, 11 në Vau Dejës, Krujë, 10 në Patos, 8 në Gramsh, 7 në Delvinë, Memaliaj,…

Read More

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, atë të “Big Brother VIP Albania” hyri këngëtarja e njohur Poni. Ishte Beniada Nishani, ajo e cila kërkoi të takohej me këngëtaren e saj të preferuar të muzikës popullore. Ndërkohë, pas surprizës që Poni bëri ditën e djeshme, ajo ka publikuar një mesazh në “Instagram”-in e saj, ku tregoi eksperiencën e saj krahë banorëve. View this post on Instagram A post shared by Poni Official (@poniii_official)

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Bardhi ka publikuar në rrjete sociale një video të disa viteve më parë ku kryeministri Rama lavdëronte Saimir Tahirin për punën që ka bërë. Krahas videos, Bardhi shkruan se Rama e mbrojti Tahirin pasi është dhe vetë i përfshirë në krime. “Saimir Tahiri nuk është i fundit, ai është vetëm i pari në listën e gjatë të atyre që do të përballen me drejtësinë për krimin, korrupsionin e trafiqet që me Ramën në krye e shndërruan Shqipërinë në Kolumbinë e…

Read More

Në Shqipëri janë afro 15 mijë raste me Covid, të infektuar me Delta dhe Omicron, por ky i fundit përbën mbi 95 % të rasteve. Mes të infektuarve aktivë ka edhe persona që kanë kaluar më parë Covid, ku mbizotërues ka qenë varianti Delta. Specialistët e ISHP thonë se ndryshe nga të prekurit me Delta, ata që preken me Omicron nuk mund të infektohen me variantin paraardhës. “Teorikisht dhe në përgjithësi është që me delta mund të infektohesh me Omicron, pasi e konsiderojnë një variant më të zbutur dhe më infektues. Në momentin që ne e kemi kaluar një Delta,…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i fuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në “News24” ka deklaruar se në betejën për FSHF-në nuk ka asgjë personale me Armando Dukën. Ai tha se kjo betejë legjitimohet nga aksionet që Bashkia e Tiranës ka në zotërim në një prej klubeve më të suksesshme të futbollit sot, si KF Tirana dhe bëhet në emër të qytetarëve të Tiranës, të prindërve që investojne tek ëndrrat e fëmijëve të tyre për t’u bërë futbollistë.“Armand Duka nuk është armiku im. S’kam asgjë personale me të, por jam përfaqësues i 34% të aksioneve…

Read More

Nga Andi Bushati Lidhja e dënimit të ish ministrit të “policisë që deshëm” me fundin e konceptit të pa ndëshkueshmërisë, nga Yuri Kim, ngjalli edhe njëherë shumë ilartitet dhe ironi në rrjet. Arsyeja kuptohet lehtësisht. Atëherë kur një pjesë e iluminuar dhe kritike e shoqërisë shqiptare patën ngritur zërin kundër Saimir Tahirit për kanabizimin masiv të vendit, përfaqësuesit e SHBA-së u bënë mburojë politike pro tij. Ende shumëkush e mban mend, se në kulmin e skandalit Zagani, që shpërfaqi për herë të parë lidhjet e superministrit me grupimin e trafikanëve Habilaj qeveria Shqiptare organizoi një konferencë pompoze për të glorifikuar…

Read More

Përveç Kosovës dhe Greqisë, edhe Bullgaria lehtësoi masat për shtetasit e Maqedonisë së Veriut. Nuk nevojitet test PCR negativ për të udhëtuar në Bullgari, siç ishte deri më tani. Vaksina apo vërtetimi për shërim nga Covid, mbeten në fuqi. -Posedimin e certifikatës që dëshmon marrjen e dy ose tre dozave të vaksinës kundër Kovid19. -Vërtetim që personi e ka kaluar Covidin apo test PCR negative ose antigjen test negative. -Shqipëria vazhdon të ketë të njëjtat rregulla të cilat janë në fuqi nga 6 shtatori e të cilat detyrojnë që çdo person i cili futet në shtetin shqiptarë të posedojë -Dëshmi…

Read More

Tirana ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Skënderbeut. Bardheblutë vijojnë të kryesojë bindshëm Abissnet Superioren me 40 pikë, teksa pasditen e sotme po përballet me Skënderbeun në “Air Albania”, me synimin për të marrë një tjetër 3-pikësh, që do ta shkëpuste edhe më shumë në majë. Nga ana tjetër korçarët nuk po kalojnë aspak një moment të mirë dhe kanë komplikuar jo pak objektivin, që është mbijetesa, ndaj do të synojnë të mos dalin pa pikë nga transferta kryeqytetase.

Read More